VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRANVERA ARABE NE TRE VITET E FUNDITNga ARDITA LUSHAJ, ALBANIAN UNIVERSITY TIRANE

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 09:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

PRANVERA ARABE NE TRE VITET E FUNDIT

Nga ARDITA LUSHAJ, ALBANIAN UNIVERSITY TIRANE


E Premte, 05.11.2012, 05:31pm (GMT+1)

Historia e Botës Arabe[1] nga Antikiteti deri në shek. XXI dëshmon se shtetet e sotme arabe nëekzistencën e vetë si komb pothuajse mbi dy të tretat e kohës territoret e tyregjeopolitike i kanë pasë nën sundimin e Fuqive të Mëdha të Lindjes e tëPerëndimit.

Në hershmëri historike në Lindjen e Mesme e në AfrikënVeriore, përveç dy nga dhjetë perandoritë më të fuqishme në të gjitha kohërat si ajo Perse, Kalifati Umajad, etj. u themeluan edhe emirate (shtete të vogla) si: Nekor në Marok(710-1019), Mosul në Irak (905-1096),[2] Amida në Kurdistan (983-1085), Tunis në Tunizi e Libi[3] (1229-1574), Zab në Algjeri (1400), Trarza në Mauritania (1640-1910),Beihan në Jemen (1680-1967), Kuvajti (1756), Diriyah në Arabinë Saudite e nëEmiratet e Bashkuara Arabe (1744-1818), Oman (1856), Katari (1878), Nejd nëArabinë Saudite (1818-1891) etj. Degëzime pasardhëse të këtyre emirateve, si nëgene e në traditë, kemi monarkitë e sotme në vendet arabe..

Shtetet arabe, përveç Omanit e ndonjë tjetër, dolën tepërvonë nga rrathët e kolonizimit, siLibani (1920), Egjipti (1922), Iraku (1932), Arabia Saudite (1932) e pjesa më emadhe e tyre në vitet '60-'70 (shek.XX), po ende disa si Palestina nuk e kanëfituar ndërkombëtarisht shtetësinë as në shek. XXI.

Pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane (1918), në fundine Luftës së Dytë Botërore (1914-1918), me krijimin e Lidhjes së Kombeve (1920),ende vendet e Botës Arabe ishin koloni me status mandator apo protektoriate. NgaMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe shtetet e sotme si Egjipti, Iraku,Arabia Saudite, Bahraini, Jordania, Kuvajti, Katari, Emiratet e BashkuaraArabe, Jemeni i Jugut, ndërsa nga Franca: Algjeria, Komoros, Xhibuti,Mauritania, Siria, Tunizia. Status protektor të dyfishtë kishin Mbretëria eBashkuar e Egjipti në Sudan, Mbretëria e Bashkuar e Franca në Libi, Italia eMbretëria e Bashkuar në Somali, Franca e Spanja në Marok, Spanja e Maroku nëSaharanë Perëndimore.

Të gjitha shtetet arabe mbartin problematika të sëkaluares së vetë lidhur me kufijtë etnikë të caktuar edhe në mënyrë arbitrare,me çështje etnike të hapura në territoret e veta, me ndasitë fetare të hershmee të sotme, etj. të cilat janë disa nga shtysate valëve të protestave e manifestimevetë "Pranverës Arabe".

Në përmasimet e Pranverës Arabe nga 17 dhjetori 2010 ederi në fund të marsit 2012 janë sakrifikuar për idealet e progresin e saj tëshumanshëm e të përditshëm rreth 50.000 qytetarë arabë, nga të cilët 20 deri30.000 në Libi,[4] mbi 9.000 në Siri, etj., mbi 80.000 janë plagosur [5] nga forca të policisë e të sigurisë, në luftrat civile e gjysëm-civile,etj..

Shtetet islamike arabe për ta ndalë valën e protestave etë demonstratave dhe për të kryer reforma ekonomike e sociale të diktuara ngakjo Lëvizje e madhe popullore Arabe kanë investuar në mënyrë të menjëhershme(pa llogaritur projektet afatgjata) mbi 75 miliardë USD, si mbi 10 miliardë USDArabia Saudite etj., si dhe ka pasë me miliarda USD dëme në Libi, Egjipt,Jemen, etj.

TUNIZIA

Kjo ish-provincë romake eAfrikës Veriore, dikur e njohur si "shporta e bukës" e Romës, në shek. V u pushtua nga vandalistët e në shek. VI nga bizantinët, kurse në shek.VIIInga arabët, ndërsa nën Perandorinë Otomanembante statusin "Regjenca e Tunizisë".

Në vitin 1881 kaloinën protektoratin francez derisa më 20 mars 1956 e fitoi Pavarësinë si "Mbretërie Tunizisë" nën dinastinë Husainid (1956-1957),Republikë Parlamentare Tuniziane (1957-2011), Republikë e BashkuarPresidenciale (13 dhjetor 2011).

Tunizia aktualisht ka marrëdhënie të dyanshme: marrëveshjeasocimi me BE (1995) dhe mbetet e përqëndruar në lidhje të shumanshme meRepublikën Franceze, por njëkohësisht është e integruar në Lidhjen Arabe (1tetor 1958), Bashkimin Arab Magreb, Bashkimin Afrikan.

Në Tunizi,[6]për shkak të papunësisë së lartë, korrupsionit të madh, rënies së mirëqëniessidomos në zonat rurale, mungesa e lirive politike si ajo e fjalës, sollistartimin e revolucionit historik "Pranvera Arabe" më 17 dhjetor 2010pas protestës sakrifikuese të të riut Mohamed Bouaziz. Të nesërmen, në krahinëne tij, në Sidi Bouzid, rreth 300 km në jug të kryeqytetit tunizian, uorganizua një protestë popullore, e cila u duk sikur u kalua në heshtje po upasua nga të tjera në ditët në vijim dhe u kthye në një "kryeqendër" dukefituar solidaritet nga studentë, avokatë, punëtorë, kryesisht në kryeqytetinTunis po edhe në rajone të tjera të vendit, duke marrë infiltrime e përkrahje nga diaspora tuniziane.Ndaj shpërthimit të manifestimeve me bazë sociale e politike policia e forca tësigurisë përdorën dhunë të përgjakshme duke vrarë e plagosur demonstrues.

Këto protesta në 28 ditë çuan në rrëzimin ePresidentit Zine El Abidine Ben Ali më14 janar 2011 me lajmërimin zyrtar të dorëheqjes pas 23 vite sundimi në mënyrëautokratike në këtë shtet islamik. Iku në ekzil në Arabinë Saudite. Në vend tëtij u emërua president 78 vjeçari Fuad Mebaza (15 janar13 dhjetor 2011),politikan me karierë zyrtare mbi gjysëm shekulli.

Më 13 dhjetor 2011 u zgjodh presidenti tjetër,MoncefMarzouki, politikan 66 vjeçar, i arsimuar në Francë, luftëtar e drejtues ishoqërisë civile si i "Komitetit Kombëtar për Liritë","Komisionit Arab për tëDrejtat e Njeriut", kryetar i "Kongresit Republikan". U kthye në këtë detyrë tëlartë pas një ekzili politik tetëvjeçar në Francë (2002-2011).[7]

EGJIPTI

Një nga qytetërimet më të lashta të njerëzimit. Qysh6.000 vjet p.e.sonë rrezatoi kulturë për botën nga brigjet e Nilit. Ndonësepati etapa historike të pavarësisë së vet, provoi pushtues të njëpasnjëshëm qënga romakët bizantinë, otomanët, frengët e së fundit britanikët (1882-1922), tëcilët në më të shumtën e herës e trajtuan këtë vend si një "protektoriat" mestatus relativisht autonom.

Më 28 shkurt 1922 Egjipti fitoi Pavarësi të njëanshme,[8]pasi me traktat kufizues iu mbajtën nënkontrollin britanik: a) Siguria ekomunikimeve perandorake në Egjipt, (kryesisht kanali i Suezit) b) Mbrojtja e Egjiptit kundëragresionit të huaj (me garanci për të drejtën britanike për baza ushtarake nëkëtë vend) c) Mbrojtjen e interesave të huaja dhe të minoriteteve, (sikundërpërcaktohej në të drejtat jashtëterritoriale të Kapitulacioneve) d) Mbajtja e territorit tëSudanit. Kjo pavarësi e cunguar ndikoinë mos pranimin e Egjiptit në Lidhjen e Kombeve dhe në rritjen e nacionalizmitvendas.[9]Traktati pakt mbrojtës anglo-egjiptian (26 gusht 1936) e njihte sovranitetin eEgjiptit si shtet i pavarur duke i hapur rrugën pranimit të tij në Lidhjen eKombeve (1937).

Egjipti përcolli disa forma tëqeverisjes së vendit: mbretëri (1922-1953),[10]pas Revolucionit Egjiptian (1952) u ngrit Republika Socialiste (1953-1958), ukalua në Konfederatë (Republika e Bashkuar Arabe) si një shtet federalsocialist (1958-1971), në Republikë Presidenciale (1971-2011) e tani në JuntëUshtarake (2011 e në vazhdim).

Në këtë vend islamik Pranvera Arabe filloi më 25 janar 2011 meprotesta kundër qeverisjes autokratike 30 vjeçare presidenciale tëMubarakut (1981-2011) duke kërkuar largimin e tij nga pushteti. Demonstratat masive e të vazhdueshme arritën nërezistencë civile më 29 janar 2011 kur protestuesit nuk e përfillën urdhër ndalim-qarkullimindhe ushtria morinjë qëndrim gjysmë-neutral mbi zbatimin e dekretitpër orën policore.

Presidenti 83 vjeçar, Hosni Mubarak, më 11 shkurt 2011dha dorëheqjen dhe në vend të tij erdhi Marshalli 76vjeçar, MohamedHussein Tantawi, Kryetar i Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura tëEgjiptit, i cili njëkohësisht e ka radhën e kryesimit të Organizatës të Vendevetë Pa-Angazhuara në cilësinë Sekretarit të Përgjithshëm të saj.

Komanda e lartë ushtarakenë Kajro njoftoi më 13 shkurt 2011:Kushtetuta pezullohet, Parlamentishpërbëhet, Zgjedhjet Parlamentare do tëmbahen në shtator 2011. Gjatë kësaj kohe gjashtëmujore, fuqinë e shtetit do ta merrte në dorë Këshilli Suprem Ushtarak. Më 19 mars 2011 u mbajt Referendumi Kushtetues,ndërsa më 28 Nëntor 2011 uzhvilluan Zgjedhjet Parlamentare.

Revolucioni Egjiptian, në periudhën janar-shkurt 2011,[11]me ngjyra politike, sociale e deri fetare, i përqëndruar në Kajro, në qytetinport të Suezit, në Aleksandri etj. pati 864 njerëz të vrarë e 6.000 tëplagosur, po ende nuk kanë përfunduar protestat kundër Juntës Ushtarake, pasipopulli e ka shqetësim real rrezikun e sundimit për një kohë të pacaktuar tëushtrisë.

LIBIA

Kyvend islamik, i treti në Afrikë e i shtatëmbëdhjeti në botë për nga madhësiagjeopolitike, në vitet 1551-1911 ishte Regjencë e Perandorisë Otomane në të tre rajonet e saj: Tripolitania,Cyrenaica, Fezzan dhe pas Luftës Italo-Turke (1911-1912) u kthyen në koloniitaliane. Ky territor njihej si Afrika Italiane e Veriut (1912-1927)[12] dhe më 1934 Italia e përdorizyrtarisht emrin "Libi" për këto tre krahina. Idris al-Mahdi, Emir i Cyrenaica, (më vonë mbretiIdris I) udhëhoqi rezistencën libiane kundër pushtimit italian në mes të dyluftërave botërore. Në vitet 1943-1951 Tripolitania e Cyrenaica ishin nënadministrimin britanik, ndërsa Fezzan nën atë francez. Sipas kushteve tëMarrëveshjes së Paqes me aleatët (1947) Italia hoqi dorë nga të gjithapretendimet në Libi.

Më21 nëntor 1949, Asambleja e Përgjithshme e OKB miratoi një rezolutë ku thuhetse Libia duhet të bëhet e pavarur para datës 1 janar 1952. Mbreti Idris I eshpalli pavarësinë e Libisë më 24 dhjetor 1951 si Mbretëri e Bashkuar e Libisë,monarki kushtetuese dhe e trashëgueshme, dhe do të ishte monarku i parë dhe ivetëm i saj, pasi grushtshteti i vitit 1969 e përmbysi regjimin e tij.

Pas marrjes së përgjakshme tëpushtetit, Muammar Gadafi, qëndroi plot katër dekada (1969-2011) në krye tështetit islamik libian, gjersa u përmbys nga Lufta Civile (2011).

Pranvera Arabe në këtë shtet mori udhë më 15 shkurt 2011kur një bërthamë e kundërshtarëve antiqeveritarë të sundimit të hekurt për 43vjet të Gadafit ia nisën protestës tubuese në qytetin port në Bengazi. Kjo moripërhapje spontane e të shpejtë edhe në kryeqytetin e Tripolit gjersa më 20shkurt 2011 u shtri edhe në disa qytete libiane.

Në mëngjesin e 21shkurtit, djali i madh i Gadafit, Saif al-Islam Gaddafi, në televizioninshtetëror pranoi se "janë bërë gabime" e paralajmëroi se do të derdhen "lumenjgjaku" nëse vazhdojnë protestat. Kolonel Muamar Kadaf, ditën tjetër, më 22 shkurt, në fjalimin e tij tëgjatë në një kazermë ushtarake të Tripolit, ndër të tjera, si megaloman paetikë do të vetëdeklaronte befasisht seai "është historia, rezistenca, liria, lavdia, revolucioni" dukerikërcenuar protestuesit për shtypje të revoltave me zjarr e hekur, me gjak eburgje. Menjëherë filloi armatosja e rezervistëve besnikë të regjimit përpërballje luftarake me protestuesit duke nisë kështu tragjikisht Lufta Civile.

Nga Bengazi nëLibinë Lindore, më 27 shkurt 2011,u deklarua publikisht krijimi i KëshillitKombëtar Kalimtar të Libisë, si përpjekja e parë serioze për të organizuaropozitën libiane dhe e njohu botërisht Tripolin si kryeqytetin e tij. Shumëshpejt, më 9 mars 2011, ky Këshill, me kryetar "de juro" 59 vjeçarin MustafaAbdul Jalil, u bë përfaqësuesi legjitim i popullit libian. Të nesërmen, e para,e njohu zyrtarisht Franca.

Shtetet eBashkuara të Amerikës vendosën sanksione ekonomike kundër Libisë duke u pasuarmenjëherë nga Australia, Kanadaja e shtete të tjera.

Këshilli i Sigurimit i OKB u shpreh me votëpër çuarjen e kolonel Gadafit e zyrtarëve të tjerë të qeverisë së tij nëGjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila (kjo e fundit) më 21 qershor 2011 lëshoinjë urdhër arresti ndaj tij me akuzën për "krime kundër njerëzimit".

Këshilli iSigurimit, pas një kërkese të Këshillit Kombëtar Kalimtar, më 17 mars 2011 emiratoi Rezolutën 1973 (me një votim 10-0 e pesë abstenime) për ngritjen e njëzone ndalim-fluturimi dhe përdorimin e "të gjitha mjeteve tënevojshme" për të mbrojtur civilët në Libi, ku morën pjesë forcat ajroretë Francës, SHBA, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe.

Kryengritësit opozitarë më 22 gusht2011 hynë triumfues në Tripoli, nëSheshin e Gjelbër (më pas thirret "Sheshi i Dëshmorëve").

Në Libi, në mbi 6 muaj të LuftësCivile, evidentohen rreth 30.000 viktima.

Asambleja ePërgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 16 shtator 2011, miratoi një kërkesënga Këshilli Kombëtar Kalimtar i Libisë për të akredituar në OKB përfaqësuesine vet diplomatik duke e njohur kështu këtë Këshill si përfaqësues të vetëmlegjitim në organizatën ndërkombëtare më të madhe në botë.

Kolonel Gadafi uvra më 20 tetor 2011 në Sirte, qytetin e tij të lindjes.

"Çlirimi" iLibisë u festua më 23 tetor 2011 dhe lideri "de facto" Mahmoud Xhibrili (paradorëheqjes zyrtare) deklaroi se do të formohej një Qeveri e Përkohshme dhebrenda tetë muajve do të mbahen zgjedhjet për Asamble Kushtetuese e Libisë dhe pas një viti edhe ZgjedhjetParlamentare e Presidenciale. [13]

LideriMustafa Abdul Jalil, jurist, i besimit mysliman shittë, në katër vitet e funditish ministër i Drejtësisë i qeverisjes së Gadafit, prej 9 marsit 2011 kryendetyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Kalimtar të Libisë.

SIRIA

Një ngaqytetërimet më të lashta në tokë, që në kohëra të hershme ka luajtur rol tëmadh në politikat botërore.

Në vitin 1920 u themelua Mbretëria e pavarur Arabe eSirisë me mbretin Faisal të familjes Hashemite, (i cili më vonë u bë mbret iIrakut), po regjimi i tij përfundoi disa muaj pas përplasjes mes forcave të tijsiriane arabe me ato ushtarake franceze në Betejën e Maysalun, që sollipushtimin e saj dhe një vit pas Lidhjes së Kombeve u vendos nën mandatinfrancez. Në vitin 1925, rezistenca e Sirisë kundër sundimit kolonial francezshpërtheu në një revoltë masive në të gjithë vendin.

Siria dhe Franca negociuan një Traktat të Pavarësisë nështator 1936, dhe Hashim al-Atassi, ish-kryeministër nën mbretërimin e shkurtërtë mbretit Faisal zgjidhet si presidenti i parë në bazë të një kushtetute të retë Republikës moderne të Sirisë. Megjithatë, Franca nuk iu mirëpërmbajtmarrëveshjes dhe refuzoi ta ratifikojë atë. Me rënien e Francës (1940), gjatë Luftës së Dytë Botërore, Siriau vu nën kontrollin e dyfishtë të qeverive franceze e britanike dukepushtuar vendin në korrik 1941.Francezët e shpallën prapë pavarësinë e kushtëzuar të Sirisë (1941) gjersa efitoi pavarësinë e plotë më 17 prill 1946.[14]

Siria hyri në Luftën Arabo-Izraelite (1948) duke mbeturnë një gjendje të paqëndrueshmërisë politike (1950-1960), pasi me grusht shteti (1970) Hafez al-Assad e partia e tij Baath e moripushtetin duke sunduar në mënyrë autokrate për tri dekada (1970-2000) dhe pas vdekjes së tij (2000)posti presidencial u pasua te djali i tij, Bashar al-Assad.

Vala e "Pranverës Arabe"[15]arriti edhe në Siri në mes marsin 2011, kur banorët e një qyteti të vogël jugordolën në rrugë për të protestuar kundër torturës të studentëve që kishin vënëmbishkrime kundër Qeverisë, e cila iu përgjigj me dorë të fortë

Demonstrata u përhap shpejt në pjesën më të madhe tëvendit.

Presidenti Bashar al-Assad, që ka trashëguar diktaturën eashpër të Sirisë nga babai i tij, Hafez al-Asad, në fillim u lëkund midisforcës dhe reformës, por në prill 2011 iu dha goditje protestuesve duke dërguartanket në qytetet e trazuara dhe forcat e sigurisë hapën zjarr kundër tyre. Asdhuna dhe as oferta e presidentit Alaasad për reforma politike nuk iu dha fund protestave. Me mijëra ushtarë filluankundër-sulme kundër qeverisë, duke e çuar vendin në atë pikë që Kombet e Bashkuaranë dhjetor 2011 e quajtën si "prag i Luftës Civile".

Në mërgim u formuanjë qeveri opozitare (Këshillin Kombëtar Sirian), po ndarjet konfliktuale tëbrendshme të tij i kanë mbajtur larg qeveritë perëndimore e ato arabe duke pasëmosbesim ngurues në njohjen ndërkombëtare të saj. Tani, gati një vit nëkryengritje opozita mbetet një"koleksion" i grupeve politike thellësisht të ndara përgjatë linjaveideologjike, etnike apo sektare, të palidhur bashkarisht për të rënë dakord mbibazat e një strategjie të përbashkët për të rrëzuar qeverinë e Alaasad.

Lidhja Arabe e përjashtoi Sirinë nga antarësia e saj,pasi ajo nuk ra dakord për një plan paqeje, po vetëm i shtojë sulmet ndajprotestuesve. Nga nëntori 2011 u aplikuan sanksione të shpeshta,të gjëra, nërritje, aqsa në funddhjetor 2011 e nëjanar 2012 Siria u detyrua të bjerë dakord që të lejojë në vend vëzhgues tëLidhjes Arabe, por prania e tyre nuk mundi të ndalojë apo ngadalësoj dhunën.

Kombet e Bashkuara kanë dalë me përfundimin se"dhunime të mëdha të të drejtave tënjeriut" ishin urdhëruar në "nivelet më të larta të forcave tëarmatosura dhe të qeverisë," që klasifikohen si "krimet kundër njerëzimit"[16]gjatëKryengritjes njëvjeçare kundër Presidentit Alassad dhe flasin për mbi 9.000civilë të vrarë, 230,000sirianë të zhvendosur, ku 30.000 prej tyre janë larguar përgjithnjë nga vendi.

Pavarësisht bombardimeve intensive tëbastioneve kryesore të rebelëve, si Homsi, Dera e Idlibi, rezistenca ndajqeverisë së Bashar al-Asadit vazhdon. Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së,Kofi Anan, tani i dërguar i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë,është në qendër të përpjekjeve diplomatike për ndërmjetësimin e zgjidhjes.Rusia dhe Kina, dy anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanëkundërshtuar rezolutat e Këshillit të Sigurimit që dënojnë dhunën në shtetinsirian dhe kërkojnë largimin e Asadit nga pushteti para përfundimit të mandatittë dytë 7-vjeçar në vitin 2014.

JEMENI

Ky komb i lashtë, një nga qytetërimet më të hershme tënjerëzimit, i quajtur nga romakët "Arabiapjellore", me mbi 200 ishuj, me strukturë të besimit fetar 53 për qind sunni e45 për qind shiitë, është Republikë e Bashkuar Parlamentare (22 maj 1990 e nëvazhdim).

Turqit Otomanë e vendosën sundimine tyre në Jemen (1538-1635) dhe u rikthyen siokupatorë në Jemenin e Veriut nga viti 1872 deri më 1 nëntor 1918 kur ky vend e fitoi Pavarësinë.

Historia moderne e këtij shteti monarkist vazhdon merivalitete mbretërish deri në vitin 1962 kur plasi Lufta Civile (1962-1970).

Ndërkohë, Britania e Madhe e vendosi Jemenin e Jugut nën protektoratin e vetë (1832-1967) kur u tërhoq pasrebelimeve të shpeshta dhe kjo çoi në fitoren e Pavarësisë më 30 nëntor 1967.Vendi u kthye në një republikë komuniste, Republika Demokratike Popullore eJemenit të Jugut, e cila u fut nën influencën e Bashkimit Sovjetik (BRSS).

Në vitet 1962-1970 u ndez Lufta Civile në mes Jemenit tëVeriut monarkist i mbështetur me ndihma ushtarake nga Arabia Saudite e Jordaniae nga ana diplomatike Britania e Madhe dhe Jemenit të Jugut republikan, ipërforcuar nga mbi 70 mijë trupa ushtarake të presidentit tëKonferederatës Socialiste Egjiptiane, Gamal Abdel Nasser, e diplomacia eMoskës.

Pranvera Arabe nëJemen[17]nisi me demonstratën eparë në fund të janarit 2011 duke u përshkallëzuan në shkurt-mars 2011 me një kryengritjekundër qeverisë për shkallën e lartë të varfërisë,korrupsionit, papunësisë, që arritën deri në përleshjeme policinë e mbështetësit pro-qeveritarë.

Më 18 mars 2011 nga zjarri policor mbidemonstruesit u vranë të paktën 40 vetë e u plagosën mbi 100 prej tyre.

Nga një sulm me bombë në Pallatin Presidencial në qershor2011 u plagos rëndë AliAbdullah Saleh. Iu dha ndihmamjekësore në Arabi Saudite duke e lënë vendin në konfuzion politik.

Ndër kërkesat eprotestuesve ishteedhe dorëheqjen e Ali Abdullah Saleh, president prej vitit 1978. Si pasojë ehumbjes së kontrollit mbi një pjesë të madhe të vendit, më 23 nëntor 2011, ai udetyrua të nënshkruante një marrëveshje për të transferuar pushtetin tezëvendësi i tij, Hadi, dhe deklaroi për të hequr dorë nga posti presidencial më 21 shkurt 2012.

Më 28 janar 2012, sipaskërkesës së tij, ish presidenti Saleh shkoi në Shtetet e Bashkuara për trajtimtë mëtejshëm mjekësor. Në prag nisjeje, më 21 janar 2012, Parlamenti miratoinjë ligj për dhënien e imunitetit për Saleh, dhe zgjerimin e imunitetit ndajvartësve të tij që kanë kryer krime të motivuara politikisht (!) Në një fjalimteleviziv "lamtumire" një ditë më pas ish-presidenti deklaroi se do të kthehetnë Jemen pas trajtimit të tij të mjekësor. Pas sulmeve terroriste të 11shtatorit, nga frika se Jemeni mund të bëhet objekt i një pushtimi amerikan, aifluturoi për në Uashington dhe i premtoi Presidentit Bush se do tëbashkëpunojnë në luftën kundër terrorizmit.[18]

Presidenti i ri, Hadi, fitoi me 99.6 për qind të votavesi kandidati i vetëm në zgjedhjet e 25 shkurtit 2012. Realiteti tregon se Salehende ka ndikim të konsiderueshëm në Jemen. Të afërmit e tij kontrollojnëshumicën e ushtrisë dhe agjensive qeveritare të sigurisë.

Pak ditë para zgjedhjeve, Presidenti Obama ofroimbështetje për zëvendës Presidentin Hadi, dhe tha se Jemeni mund të jetë njëshembull i tranzicionit të qetë politik për kombet e tjera arabe. Edhe paraprotestave të "Pranverës Arabe" stabiliteti i Jemenit kishte qenë një shqetësimnë rritje për Shtetet e Bashkuara, e cila ka ofruar 250 milionë dollarë nëndihma ushtarake në pesë vitet e fundit.

ARABIA SAUDITE

Shteti territorial më i madh në AzinëPerëndimore dhe i dyti në botën arabe (pas Algjerisë) përbën pjesëngjeopolitike më të madhe të Gadishullit Arabik.

Profeti Muhamed, lindi në Mekë rrethvitit 571, në fillim të shek. VII ibashkoi fiset e ndryshme të gadishullit dhe krijoi një qeveri të vetme fetareIslame.

Mbretëria Saudite u themelua ngaAbdul-Aziz bin Saud (Ibn Saud) nga bashkimi i emirateve Hejaz dhe Nejd, medekret mbretëror më 23 shtator 1932, që njihet edhe si dita e Pavarësisë sëkëtij shteti islamik.

Kjo mbretëri fillimet e saj i ka nëvitin 1902 në Riad, e njohur ndërkombëtarisht si "House of Saud" (Al Saud) dhembretëron në "Toka e Dy Xhamive të Shenjta" duke iu referuarEl-Mesxhid el-Haram (në Mekë), dhe el-Xhami el-Nabaëi (në Medine), dy vende tëshenjtë në Islam.[19]

Arabia Saudite është prodhuesi (prejvitit 1976) dhe eksportuesi (shek. XXI) më i madh i naftës në botë. Zyrtarishtnë tokën e saj përllogariten rreth 260 miliardë fuçi (4.1 × 1010 m³) rezervanafte, që përbëjnë rreth 1/5 e rezervave të naftës në botë. Ekonomia e sajbazohet tek nafta, prej së cilës i merr afërsisht 75 për qind të ardhuravebuxhetore dhe 90% e të ardhurave të eksportit. Industria e naftës përbën rreth45 për qind të produktit të brendshëm bruto të saj. Ky vend klasifikohet si njënder shtetet e mirëqenies.

Arabia Saudite renditet ndër 10 shtetetme shpenzimet më të larta në botë për ushtrinë e saj dhe hyn ndër vendet më tëmilitarizuara të botës. Furnizuesit kryesorë të saj renditen SHBA, Britania e Madhe dhe Franca. Britania eMadhe i ka shitur mbi 40 miliardë USD armatime (1965-2006).

SHBA i ka shitur më shumë se 80miliardë USD pajisje të ndryshme ushtarake (1951-2006), ndërsa më 20 tetor2010, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi Kongresin Amerikan mbiofertë-shitjen më të madhe të armëve në historinë amerikane mbi 60 miliardë USDkëtij vendi Saudit. Britania e Madhe i ka shitur armatime Arabisë Saudite(1965-2006) në mbi 40 miliardë USD.

Arabia Saudite dallohet si një ndërvendet e pakta në botë me një rritje të shpejtë të të ardhurave të larta përfrymë: 24,200 USD (2010).

Objektiv madhor i saj do të jetëndërtimi i gjashtë "Qyteteve ekonomike" të industrializuara (si p.sh."Qyteti Ekonomik Mbreti Abdullah"), të cilat përfundojë deri në vitin 2020.Vetëm zonat urbane Rijad dhe Jeddah, në vitin 2020 pritet të japin më shumë se 287 miliardë USD.[20]

Arabia Saudite e vëzhgon si rrezikpotencial Iranin (vend i besimit shittë), pasi i ruhet ndonjë kryengritjeje tëpopullsisë shiite në fushat naftëmbajtëse apo ndonjë pushtimi të mundshëm prejtij. Regjimi Saudit ka shpenzuar 25 miliard USD në mbështetje të Sadam Huseinitnë luftën Iran-Irak. Kur Iraku e aneksoi Kuvajtin (1990) nga frika se mos epësonte një fat të tillë u bashkua me koalicionin anti-Irak dhe i bëri vend nëterritorin e vet një baze ushtarake amerikane, duke u rritë ekstremizmi islamik ndaj kësaj pranie. Nëvitin 2003, Arabia Saudite i mbështeti SHBA e aleatët e saj në pushtimin eIrakut. Megjithatë, aktiviteti terrorist u rrit në mënyrë dramatike në vitin2003, me shpërthimet në kompleksin Rijad dhe sulme të tjera, të cilat bënë qëqeveria të marrë masa më të rrepta kundër terrorizmit. Mbreti Abdullah iArabisë Saudite, i alarmuar ngakërcenimet e Iranit për arsenal bërthamor i bën thirrje të herëpashershme SHBAtë sulmojë Iranin.

Ky mbret saudit ndihet në mendime eveprime si një moderator me ndikim të ndjeshëm në konfliktin arabo-izraelit,duke pasur proritare paqen midisIzraelit dhe Palestinës dhe dënuar Hezbollahun.

Në mbi tre dekada (1970-2002) ArabiaSaudite ka shpenzuar mbi 70 miliardë USD jashtë vendit të vet për qëllime fetare, kulturore, arsimore, etj.

Në Botën Arabe dhe myslimanekonsiderohet si një shtet pro-perëndimor dhe pro-amerikan. Njihet si një aleatafat-gjatë i Shteteve të Bashkuara, ndonëse ka pasur ftohje sezonale në mestyre pas aktit terrorist të 11 shtatorit 2001 apo pas qëndrimeve ndaj SHBA përçështjen e Irakut (2003). Politikanët amerikanë dhe media e akuzojnë Qeverinë Saudite për mbështetjen eterrorizmit dhe tolerimin e një kulture xhihadiste, pasi vetë kryeterroristiOsama bin Laden e 15 nga 19 terroristët e 11 shtatorit 2001 ishin nga ArabiaSaudite. Sipas Sekretares Amerikane të Shtetit Hillari Klinton, "ArabiaSaudite mbetet një mbështetje kritike financiare bazë për al-Kaidën,talebanët,etj. Donatorët në Arabinë Saudite përbëjnë burimin më të rëndësishëm të financimit të grupevesunite terroriste në mbarë botën" [21]

Pranvera Arabe në këtë shtet arabiknisi më 29 janar 2011.

Një sondazh i rrallë i pavarur iopinionit botuar në vitin 2010 tregoi se shqetësimet kryesore sociale tësauditëve ishin papunësia (10 për qind në vitin 2010) korrupsioni dheekstremizmi fetar, ndërsa krimi nuk është një problem i rëndësishëm.

Arabia Saudite është një monarki absolute,edhe pse, sipas Ligjit Themelor të këtij shteti islamik, miratuar me dekretmbretëror (1992), Mbreti duhet të përputhet mes Sheriatit (ligji islam) dheKuranit (Kur'ani dhe Suneti, traditat e Profetit Muhamed, janë deklaruar siKushtetuta e vendit), pasi ky vend nuk ka të shkruar një kushtetutë moderne dhenuk ka asnjë parti politike. Në indeksin e vitit 2010 nga organizmatndërkombëtare qeveria saudite është vlerësuar si regjimi i shtatë më autoritarndër 167 shtete e territore në botë.

Në këtë vend islamik protesta e hapurkundër Qeverisë, qoftë edhe paqësore, nuk tolerohet.

Arabia Saudite (1996-2000) ka aderuarnë katër konventa të OKB-së të të drejtave të njeriut dhe miratoi krijimin e Shoqatës Kombëtare për tëDrejtat e Njeriut (2004), por mbetet një nga vendet e pakta në botë që nuk kanënshkruar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Sundimi i Al Saud përballet me opozitënpolitike nga katër burime: aktivizmin islamik Sunni, kritikët liberalë, partia"nëntokësore" e Gjelbër, pakica shiiteveçanërisht në krahinën lindore. Faktikisht aktivistët islamikë kanë qenëkërcënimi më i spikatur për regjimin, sepse në vitet e fundit kanë kryer njësërë aktesh të dhunshme apo terroriste në vend.

Në fillim të vitit 2011 Mbreti Abdullahka shfaqur kundërshtitë e tij ndaj Pranverës Arabe, duke iu dhënë azil politikpresidentit të Tunizisë, Zine El Abidine Ben Ali, duke telefonuar përmbështetje politike e strehim presidentit Hosni Mubarak të Egjiptit .

Njëkohësisht Arabia Saudite ështëprekur edhe vetë nga këto protesta, por mori masa paraprake për mos përhapjen etyre në vendin e vetë. Mbreti Abdullah akordoi mbi 10 miliardë fonde për tëkompensuar inflacionin e lartë, për të ndihmuar të rinjtë e papunë dhe qytetarësauditë që studiojnë jashtë vendit, për shlyerjen e disa llojeve të kredive, iudhanë ndihma në kreditë për shtëpi, punonjësve shtetërorë iu rritën me 15 përqind të ardhurat. Më 25 shtator 2011, Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite ka njoftuarse gratë do të kenë të drejtën për të votuar e për t'u votuar në zgjedhjet eardhshme lokale.[22]

Arabia Saudite mbështet formimin eUnionit Doganor Arab në vitin 2015 dhenjë Treg të Përbashkët Arab deri më 2020

BAHREINI

Bahreini, i banuar që në kohërat e lashta, një arqipelag strategjik me 33 ishuj në Gjirin Persik, më imadhi i tyre ishulli Bahrein (55 km²), me port natyror të madh,vendburim i pasur bakri. U pushtua nga asirët, babilonasit, persianët, arabët,portugezët, iranianët. Popullsia e ishullit, dikur e krishterë, u kthye nëmyslimane.

Bahreini(1861-1892) sipas marrëveshjeve dypalëshe, u kthye në protektorat i Britanisësë Madhe me synim për ta mbrojtur ngaqielli e toka, i cili në shek. XIX ishte një shtet modern, qendra tregtare më efuqishme në Gjirin Persik. Në vitin 1932 me zbulimin e naftës në këtë vendfilloi një fazë e re bashkëpunimi me britanikët dhe një nivel i lartë izhvillimit ekonomik e kulturor të ishullit.

Më 15 gusht 1971Bahreini fitoi Pavarësinë, pasi përfundoi traktati special i këtij vendiishullor me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe. [23]

Ky shtet ngaEmirat, në shek. XXI, më 14 shkurt 2002, u shpall mbretëri, monarki

kushtetuese.Numëron rreth 1.3 milionë banorë, nga të cilët rreth 700 mijë nuk janëbahreinas.

Ekonomia e tij vlerësohet si një nga 12 shtetetme liri ekonomike më të madhe në botë dhe e para në 17 vendet e Lindjes seMesme në Indeksin e vitit 2012.[24]

Ky shtet monarksit islamik u përfshi nga Pranvera Arabe,më 14 shkurt 2011, me demostrata pro-demokracisë në kryeqytetin e tij, Manama,në sheshin Pearl, ku për disa javë i ngritën tendat e protestës. Opozita nukbëri thirrje për revolucion, ekzekutim të sunduesit monark apo përmbysjen efamiljes së tij, si në Siri apo në Jemen, por kërkoi reforma të thella politike- një monarki kushtetuese me një parlament të fuqizuar, një qeveri të zgjedhurdhe që iu jep shiitëve të drejtën e votës.

Nga të gjitha revoltat që shpërthyen në botën arabe nëvitin 2011, qeveria e Bahreinit ishte e vetmja që menaxhoi një fitore taktike,ndoshta kalimtare, përmes forcës. Në mars, mbreti Hamad bin Isa al-Khalifadekretoi gjendjen e jashtëzakonshme, kërkoi ndihmë nga Arabia Saudite eEmiratet e Bashkuara Arabe, që dërguan 1.200 trupa, dhe kryengritja u shtyp dhe34 proyestues u vranë, shumica në javët pasi Sheshi Pearl ishte pastruar, mëshumë se 1.400 të tjera u burgosën dhembi 3.600 vetë u larguan nga puna.

Administrata Obama, i cili e konsideron Bahreinin njëaleat të rëndësishëm, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj mënyrave vepruese tështypjes së protestave, por nuk ka ushtruar presion ndaj këtij vendi përndryshime në qeverinë e tij.

Bahraini, ndryshe nga trazirat në vende të tjera, që kanëprovuar gjëra të paparashikueshmesi ardhja e islamikëve në Egjipt, kërcënimi i Luftës Civile në Siri dheperspektiva e anarkisë në Jemen, na sugjeron se alternativa e një kryengritjetë dështuar nga forca shtetërore mund të jetë jo më pak e rrezikshme.

Edhe një vit më vonë, shkurt 2012, përvjetori i parë ikryengritjes përfundoi ashtu siç nisi: në retë e gazit lotsjellës, kur mijëraprotestues u përpoqën të marshojnë në vendin e ish-monumentit Pearl. Edhe nëmars 2012, mijëra protestues dolën në rrugë kundër udhëheqjes sunite të Bahreinit, po patën të njëjtin fat.[25]

IRAKU

Ky vend mesapotamik, i vlerësuar si "djep i qytetërimit",në mbi tremijë vjet të hershmërisë isolli botës ndër civilizimet e para. Deri në shek. VII p.e.s. Iraku ishte në duart e Sumerëve,Babilonëve, Asurëve e të Persëve. Në kohën e Perandorisë Babilonase Iraku ishteqendër e fuqisë botërore, ndërsa në shek. VIII Kalifati i Abisidit e ngriti qytetin e Bagdatit, në njëmetropol të botës arabe për pesë shekuj, u kthye në qytetin multikulturor më tëmadh të Mesjetës, u bë një qendër e madhe universitare gjatë "Epokës Islame tëArtë".

Lidhja e Kombeve më 11 nëntor 1920 idha Britanisë së Madhe[26]mandat mbi Irakun deri më 3 tetor 1932 kur e fitoi Pavarësinë. Po këtë vit, membështetjen britanike. u antarësua në Lidhjen e Kombeve duke e pasur zili egjithë bota arabe.

Në fillim ishte mbretëri (1932-1956),republikë nga 14 korriku 1958 e Republikë Federale Parlamentare prej 15tetorit 2005.

"Pranvera Arabe" filloi në Irak më 12 shkurt 2011 nëBagdad e Qerbela duke kulmuar më 25shkurt pothuaj në të gjithë Irakun. Në këto protestanjë 31 vjeçar në Mosul u vetësakrifikua. Më 25 shkurt 2011 "Dita e Bujës" pati29 të vrarë. Në qytetin Kut u vranë 3 vetë e u plagosën mbi 30 të tjerë teksadolën në demonstratë për mungesën e dritave e të ujit dhe kërkonin dorëheqjen eguvernatorit të provincës. Më 17 shkurt 2011 dy persona u vranë pasiprotestuesit hodhën gurë në selinë e Partisë Demokratike të Kurdistanit nëIrakun Verior.

Gjeneral Leitnant Abdul-Aziz Al-Kubaisi, më 23 shkurt2011, dha dorëheqje nga posti i tij si Drejtori i Përgjithshëm në Ministrinëirakiane të Mbrojtjes, dha e hoqi gradën ushtarake nga supet e tij në njëemision televiziv. Ai e përshkroi qeverinë irakiane si të korruptuar dhe i bërithirrje të gjithë zyrtarëve për të deklaruar dorëheqjen e tyre dhe të bashkohenme demonstruesit. Pas kësaj ai u arrestua nga forcat e sigurisë. Al Jazeerabëri të ditur se 37 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme kanë dhënë dorëheqjen eu bashkuan me turmat e demonstruesve. [27]

Në mars 2011 pati protesta me mijëra vetë në Bagdad,Basra e Qerbela kundër ndërhyrjes me ndihma ushtarake nga Arabia në Bahrein përshuarjen e revoltave të atyshme.

Protestat vazhduan edhe gjatë marsit dhe me ndërprerjekohore e në krahina të ndryshme deri në dhjetor 2011.

ALGJERIA

Republika Popullore Demokratikee Algjerisë, në rajonin Magreb të AfrikësVeriore, në brigjet e Detit Mesdhe, për nga sipërfaqja ështëvendi i dhjetë në botë e më i madhi në Afrikë e në Botën Arabe, u shndërrua në koloni të mirëfilltë franceze (1830-1902).Nga dhuna e përgjakshme e sëmundjet epidemike popullsia indogjene u shua në njëtë tretën e saj (1830-1872) dhe mijëra vetë emigruan nga Franca për tëasimiluar këtë vend afrikano-verior. Ide e praktika gjithëfarësh janë përdorurnë vazhdimësi për t`a kthyer në tokë franceze. Ngatë gjitha vendet arabe subjekte të kolonizimit evropian, Algjeria u zhyt nënndikimin e rëndë kolonial. Franca kontrolloi pothuajse të gjithë jetën arsimoredhe kulturore të saj për më shumë se 132 vjet.

Fronti NacionalÇlirimtar në vitin 1954 ia filloi luftës guerilase algjeriane për Pavarësi, ecila u fitua më 16 gusht 1962.[28]

Nacionalistët, të cilët drejtuan Algjerinë pas Pavarësisëiu përkushtuan një detyre tëvështirë për të (ri)vendosur një identitet kombëtar bazuar në Islam, Gjuhë arabe,dhe Algjerizmin. Kjo lëvizje u shndërrua në njëpolitikë të shtetit, e cila u quajt "Arbanizim".

Lufta CivileAlgjeriane nisi në vitin 1991 si një konflikt i armatosur midis qeverisëalgjeriane dhe grupeve të ndryshme rebele islamike, duke shënuar rreth 200 mijëviktima, e cila përfundoi në vitin 2002 kur humbën grupet guerrilase islamike "Islamic Salvation Army" e "Armed Islamic Group".

PranveraArabe në Algjeri filloi më 28 dhjetor 2010.

Më 12 janar 2011 Mohamed Aouichia u vetëdogj në Bordj Menaiel në shenjë proteste tëfamiljes së tij për mos strehim.

Më 13 janar 2011 edhe Mohsen Bouterfif u vetëdogj pas një takimi me kryetarin e Boukhadra në Tebessa, i cili nuk ishte nëgjendje për t`i ofruar një punë dhe njështëpi dhe disa ditë më vonë u shua jetae tij. Rreth 100 të rinj protestuan për vdekjen e tij, ndaj Guvernatori iprovincës e shkarkoi kryetarin e bashkisë.

Dhjetra vetë-sakrifikues algjerianë u raportuan në javët e fillimit tëprotestave.

Më 22 janar 2012 partia RCD organizoi një demonstratë përdemokracinë në Algjeri, e ndonëse tubim i paligjshëm sipas gjendjes sëjashtëzakonshme në fuqi të shpallur prej vitit 1992, kishte rreth 300protestues, ku 42 prej tyre u lënduan nga dhuna policore.

Më 29 janar2012 së paku dhjetë mijë vetë marshuan përdemokracinë në qytetin verilindor të Bejaia.[29]

Në përpjekje të dukshme për të shmnagur protestatpresidenti algjerian, Abdel Aziz Bouteflika, njoftoi më 3 shkurt 2012 seGjendja e Jashtëzakonshme 19-vjeçare do të hiqet (siç ndodhi më 22 shkurt2012). Gjithashtu premtoi se më 15 prill 2012 se do të kërkojnë rishikime tëKushtetutës së vendit, si pjesë e një shtytje më të gjerë për reformatdemokratike.

Në janar 2012, protestat u ndezën përsëri në qytetinjugor të Laghouat, mbi strehimin dhe trajtimin e të moshuarve nga policia, porpolicia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Partitë e mëdha të Algjerisë islamike njoftuan njëkoalicion përpara zgjedhjeve parlamentare. Një udhëheqës i Lëvizjes sëShoqërisë për Paqe bëri thirrje për partitë e opozitës për t'u bashkuar më fortme aleancën "për t'i dhënë shansin më të mirë të mundshëm Pranverës Arabe për të ndodhur edhe në Algjeri".

JORDANIA

Gjatë Luftës së Parë Botërore, jordanezët të udhëhequrnga Sherif Husein i Mekës, së bashku me ata sauditë e sirianë, si pjesë e "Kryengritjessë Madhe Arabe", të mbështetur nga Aleatët, luftuan kundër Perandorisë Otomanedhe çliruan shumë territore.

Jordania dështoi në njohjen e saj ndërkombëtare si shteti pavarur, për shkak të Marrëveshjes sëfshehtë SykesPicot (1916) e Deklaratës Balfour (1917).

Në shtator 1922, Lidhja e Kombeve e njohu Transjordaninënë brigjet e lumit Jordan si emirat nën mandatin britanik deri më 1946.

Më 25 maj 1946 Kombet e Bashkuara miratuan përfundimin emandatit britanik dhe e njohën Jordaninë si një mbretëri e pavarur sovrane dheparlamenti e shpalli Emirin Abdullah si Mbret të saj.

Jordania e përfundoi Traktatin Anglo-Jordanez (1957), dheky akt i siguroi sovranitetin e plotë si një komb plotësisht i pavarur.[30]

Pranvera Arabe në Jordani filloi më 14 janar 2011 nëkryeqytetin e vendit në Aman, si edhe në Ma'an, Al Karak, Irbid, me protestamasive të udhëhequra nga 14 sindikata e partitë e majta, pas lutjeve të sëpremtes, duke bërë kërkesa ekonomike e politike, thirrje për dorëheqjen ekryeministrit, etj. Qeveria mori disa masa social-ekonomike, si ulje të çmimettë karburanteve, etj., por protestat vazhduan si më 21 janar 2011 me pjesmarjene mbi 5.000 vetë në Aman.

Më 1 shkurt 2011 Pallati Mbretëror njoftoi se MbretiAbdullah kishte shkarkuar qeverinë për shkak të protestave, dhe i kishtekërkuar Marouf al-Bakhit, një ish-gjeneral i ushtrisë, për të formuar njëkabinet të ri duke i kërkuar të"ndërmarrë hapa të shpejtë, konkret dhe praktik për të nisur një proçes tëmirëfilltë politik të reformës". Mbreti shtoi se reformat duhet tëvazhdojnë në rrugën e Jordanisë "për forcimin e demokracisë", dhet`iu sigurojë jordanezëve "jetën dinjitoze që meritojnë".

Ky veprim nuk u dha fund protestave, të cilat vazhduan më25 shkurt 2011 me rreth 10 mijë vetë, ndërsa në atë më 24 mars në Aman patipërplasje me forcat e policisë, ku u vra një demonstrues dhe u plagosën mbi 100të tjerë. Këto ndërhyrje të dhunshme tëpolicisë u bënë shenjë dalluese e protestave jordaneze, ndaj u mbajt një tubimi madh më 15 korrik 2011 në qendër tëAmanit.[31]

Protestat janëduke vazhduar në Jordani qysh prej nëntorit 2011.

KUVAJTI

Kjo "fortesë engritur afër ujit" në bregun veriperëndimor të Gjirit Persik, me një port tëmadh për shkëmbime tregtare të Mesapotamisë me Indinë, shënon si banorë të parëvendas fisin Bani Utbah,të cilët hodhën themelet e emiratit modern (1756). Në vitin 1899 lidhi Traktatme Mbretërinë e Bashkuar duke i dhënë kontroll mbi politikën e jashtme dhembrojtjen duke iu paguar një subvencioni të përvitshëm deri në vitin 1961, kure fitoi Pavarësinë.

Iraku në vitin1990 e pushtoi Kuvajtin fqinjë, por u përballë me mbrojtjen ushtarake të njëkoalicioni të fuqishëm nën drejtimin e SHBA dhe në tërheqjen e ushtrisë sëSadam Huseinit që shkaktoi katastrofë të madhe mjedisore e ekonomike dukedjegur 773 puse nafte, etj.

Kuvajti në vitin2007 kishte indeksin më të lartë të Zhvillimit Njerëzor në Botën Arabe[32]dhe vlerësohet si vendi i 11-të më i pasur në botë për frymë të popullsisë.

Emiri i Kuvajtit Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah për tëparandaluar "Pranverën Arabe" në vendin e tij islamik më 18 janar 2011 kreu njëakt humanitar duke iu dhënë çdo shtetasi nga 1.000 dinar kuvajtian e grantvjetor falas me ushqime duke e lidhur këtë në mënyrë simbolike me 20 vjetorin elirisë së Kuvajtit gjatë Luftës së Gjirit Persik dhe me 50 vjetorin ePavarësisë nga protektoriati britanik.

Mirëpo boduinët pa shtetësi që jetojnë në Kuvajt nukpatën asnjë përfitim nga kjo bamirësi masive ndaj më 19 shkurt 2011 me mijëravetë nga kjo popullsi pa këtë status u hodhën në protestë në kryeqytetin Kuvajtkundër trajtimit të tyre si "qytetarë të dorës së dytë" dhe bënë thirrje përreforma legjislative në vend. Opozita e kapi këtë eveniment politik e organizoiprotesta në mars 2911 duke dalë me kërkesa politike si dorëheqjen ekryeministrit, reforma politike, goditje juridike të korrupsionit, shpërndarjemë të drejtë të të ardhurave kombëtare, etj.

Vala më e madhe e këtyre protestave u shënua më 21shtator 2011 me pjesmarrjen deri në 70 mijë vetë në disa rajone të vendit. Në tetorpunëtorët e naftës u futën në grevë. Më 20 tetor 2011 në kryeqytet ndodhidemonstrata më e madhe e vitit. Kryeministri kuvajtian lëshoi një deklaratëkundërthënëse duke theksuar se protestat ishin "duke shkuar shumë larg" dhe ijepnin "një goditje sigurisë kombëtare".

Grupi i deputetëve opozitarë në parlamentin kuvajtian më16 nëntor 2011 formoi një "Komitet për reformat kushtetuese"e pas kësajdemonstruesit e rrethuan Asamblenë Kombëtare e grupe prej tyre hynë edhe brenda në një interval kohe të shkurtëre prej këndej vala e protestuesve u tubua në sheshin Al-Erada, aty pranë. EmiriSabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah tentativën për pushtim të parlamentit ecilësoi si "një hap i papreçedent në rrugën e anarkisë dhe shkelje eligjit kuvajtian".

Protesta më e madhe politike në historinë e Kuvajtit uparalajmërua për 28 nëntor 2012, por kryeministri Sheik Naser Al Mohammad AlSabah paraqiti dorëheqjen e tij etë kabinetit të tij qeveritar dhe nëkëtë detyrë u zgjodh ministri i Mbrotjes, Sheik Hamad Al Jaber Al Sabah.[33]

Emiri i Kuvajtit më 6 dhjetor 2011 e shpërndauparlamentin para përfundimit të mandatit të tij ligjor (maj 2013) duke ishpallur zgjedhjet e reja më 2 shkurt 2012.

Boduinët i përshkallëzuan protestat e tyre më 13-14 janar2012 në kryeqytetin e Kuvajtit për të kërkuar të drejtat e tyre qytetare, kuforcat e sigurisë kombëtare hodhën gaz lotësjellës e kryen dhjetra arrestime.

ARDITA LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DY TREGIME NË NJË DITË MORTINga ZEQIR LUSHAJ (05.09.2012)
VDEKJA TRAGJIKE E ARDIAN KLOSIT ËSHTË HUMBJE E MADHE EDHE PËR GJERMANINË (05.06.2012)
ANTJE CONTIUS: HUMBËM NJË BASHKËPUNËTOR TË PAZËVENDËSUESHËM (05.05.2012)
2012 ËSHTË VITI I MUNDËSIVE EVROPIANE PËR SHQIPËRINËNga STEFAN FYLE (05.04.2012)
-OOO, KU JE SHPEND SHAQA?- Zyrih, Zvicër, 1996-Nga ZEQIR LUSHAJ (05.02.2012)
LAMTUMIRË, ARDIAN KLOSI!Nga GRUP AUTORËSH (05.01.2012)
PA U VENDOSUR SHTETI LIGJOR NË SHQIPËRI NUK MUND TË HAPEN DOSJET E DIKTATURËS (05.01.2012)
ISMAIL QEMAL BEJ VLORA: FITUES PA E NXJERRË SHPATËNNga RAMIZ LUSHAJ, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, Tiranë (04.30.2012)
FEJESA E RUGOVËS ( DY VJERSHA + TRI KOMENTE) Nga ZEQIR LUSHAJ (04.29.2012)
ARBËRESHËT NË ITALI MES TRADITËS DHE MODERNESNga ENRIK MEHMETI (04.29.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]