Zeqir Lushaj, pedagogjikas, Sh:-1963
...!
Në shkollën e thjeshtë,
ngjitur me urën,
mu në Breg të Drinit,
ballëpërballë me Kalanë,
Mësues i ri, e "cazita" jetën, *
voglushët bahçallekas,
(me at' shkodrançen e bukur),
-Nadja e mirë, zotni!, -më thanë!
Siç hyn Drini vrullshëm në Bunë,
në lumin e kulturës ndolla veten,
aty ku "trimoshi" bante vet-flijim,
unë..., mësues i ri, fillova jetën!
...!
Sot, (ish - mësuesi), flokëbardhë,
sa herë kaloj, në lagjen Bahçallek,
ndjej emocione ..., dhe në shpirt,
diçka këputet..., ban: - "Trak"!
Kthehem gjysëmshekulli pas,
fishkëllej kangën: (në gjumë e di),
"Pedagogjikas , emrin e kemi,
mësuesit e ardhshëm të brezit ri..."
./.
*cazita=e mësova me hec,...i dhash kamë..., e ushtrova fillimisht!
(Botohet per herë të parë në VOAL, 7 Mars 2013)