E Premte, 04.26.2024, 05:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
MASAKRA E BOROVËS - PAS 70 VJETËSH DJALI I NAZISTIT MERR PJESË NË PËRKUJTIMORE, KËRKON FALJE

E Djelë, 07.07.2013, 03:24pm (GMT+1)



ERSEKË - Ndonëse janë mbushur plot 70 vjet nga masakra e Borovës, ku nazistët gjermanë masakruan gjithë banorët e fshatit duke mos kursyer as gratë shtatzëna dhe foshnjat në djep, fshati i vogël i Borovës, vetëm pak kilometër larg Ersekës, vijon ende të jetë një dëshmi e gjallë historike.

Paraditen e kësaj të shtune përfaqësues të pushtetit vendor, të afërm të viktimave por edhe të mbijetuar të një ndër masakrave më të mëdha në Shqipëri kanë kryer homazhe në varrezat e 107 martirëve në këtë fshat. Jorgjeta Simo sot 77-vjeçare është një ndër të paktat që mundën t'i mbijetojnë murtajës naziste. Teksa sjell ndër mend kujtimet e hidhura të 6 korrikut kur ajo ishte vetëm 7-vjeçe, vajza e kryeplakut të fshatit Borovë, mes zërit që i dridhet ende dhe syve të mbushura me lot tregon për "Neës24" si u masakruan 6 anëtarët e familjes së saj, ku më i vogli ishte 45 vjeç ndërsa ajo vetë mbeti e plagosur.

Në këtë përkujtimore, për herë të parë pas 70 viteve, ka qenë pjesëmarrës edhe djali nazistit Anton Burger, i cili ishte pjesë e njësisë që masakroi dhe dogji Borovën. Markus Burger, teksa përballet me dëshmitë e të mbijetuarve nuk i ka kursyer dhe lotët, tregon se historinë e errët të babait të tij ka mundur ta mësojë vetëm dy vjet më parë, pasi ai nuk i kishte folur kurrë.

Markus ka mundur të mësojë mbi këtë realitet të hidhur pak kohë pasi babai i tij kishte ndërruar jetë, duke shfletuar ditarin e tij, ndaj ka vendosur që të vijë në këtë përvjetor dhe t'u kërkojë falje për që ka bërë babai i tij.

"70-vjet më parë babai im ka qenë në këtë vend dhe ajo çka ka ndodhur në 6 korrik të vitit 43 në Borovë mua më sjell pamjen e babait vërdallë. Ai nuk tregoi kurrë rreth Borovës ,nuk fliste zakonisht për luftën shkatërruese e cila kishte sjellë shumë dhimbje ,dëshpërim dhe urrejtje për shumë njerëz në Europë. Vetëm dy vjet më parë,dhe një vit mbasi babai im kishte vdekur,munda të gjej ditarin të babait tim i cili fliste për Borovën. Më pas gjeta dhe një libër dedikuar njësisë njësisë në të cilën babai im kishte shërbyer. Ishte një keqardhje shumë e thellë dhe nuk mund të përshkruaj ndjenjat e mia,nga ajo ditë dhe veçanërisht sot. Nuk jam këtu të zvogëloj dhimbjen dhe keqardhjen. E vetmja gjë që unë jam i aftë të bëj është që të ndaj këtë përkujtimore me ju dhe t'ju kërkoj falje për atë që ka bërë babai im këtu. Kurrë nuk do të harrojmë të kaluarën por sot së bashku si qytetarë të bashkimit europian së bashku të ndërtojmë urat e miqësisë që janë të domosdoshme për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve."- deklaron Markus Burger.

Masakra e Borovës e konsideruar më çnjerëzorja e pushtuesve nazistë, u regjistrua në 6 korrik të vitit 1943, kur gjermanët masakruan burra, pleq, gra dhe fëmijë dhe më pas dogjën fshatin.


ENKELEDA SKENDERASI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AZGAN HAKLAJ, TRIUMFI I NDËRGJEGJES SI KUJTESË PËR TË ARDHMEN E KOMBITShënime për librin “Për kombin,për demokracinë”të autorit Azgan HaklajNga QAZIM SHEHU (07.07.2013)
INA KOSTURI, PROFESORE E ASOCIUAR DHE E PAPUNË - TË ZBATOHET LIGJI! (07.05.2013)
MIT'HAT FRASHËRI - KU TË GJEJMË NËPUNËS QË DINË SHQIP? (07.04.2013)
SHTETËSIA SHQIPTARE - KUJT I JEPET DHE SI PËRFITOHET, PËRJASHTOHEN SHTETASIT E KOSOVËS (07.04.2013)
PIKTORI AVNI DELVINA RRËFEN HISTORINË PAS 23 VJETËSH - ÇFARË NDODHTE NË OBORRIN E AMBASADËS MË 2 KORRIK 1990 (07.03.2013)
YLLI BODINAKU ÇAU 23 VJET MË PARË MURIN SHQIPTAR TË BERLINIT (07.02.2013)
URA E ÇUDITSHME PREJ DRURI E SHEKULLIT XVI NË BERAT (07.02.2013)
NJOFTIM MORTOR - NDËRROI JETË VATRANI I PËRKUSHTUAR, VEPRIMTARI ANTIKOMUNIST ENVER SHASKA (07.01.2013)
ELHAIDA DANI NXJERR ALBUMIN E PARË MË 2 KORRIK (06.30.2013)
KOMPOZITORI SHQIPTAR THOMA SIMAKU NDEROHET NË VARSHAVË (06.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]