VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HARADINAJ - CERTIFIKATË EVROPIANE PËR KOSOVËNNga DËFRIM CANI, publicist e studiues, Tiranë

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 09:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
HARADINAJ - CERTIFIKATË EVROPIANE PËR KOSOVËN
Nga DËFRIM CANI, publicist e studiues, Tiranë

E Shtunë, 09.06.2014, 12:38pm (GMT+1)


 
 
 
Demokracinë si praktikë shtetërore, si qeverisje dhe si "rend" social e çertifikojnë rregulla të njohura, prej të cilëve përfitojnë individët, shoqëria, institucionet dhe bashkëpunimi gjithënivelësh. Në rendet totalitare, kjo praktikë ka qenë dhe është e pamundur, jo vetëm për shkakun e burimit doctrinarë ideologjik, mbi të cilin është ngritur shteti totalitarë, por dhe si praktikë e polarizimit të thellë të shoqërisë dhe parimit të luftës së klasave.
 
Në historinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përbën qëndrimin unikal të pranimit të rregullit demokratik, të parë brenda shoqërisë shqiptare dhe në raportin bashkëpunues me shoqërinë ndërkombëtare. Pas një akuze të njëanëshme dhe folklorike, të ngritur posaçërisht kundër tij dhe një rrethi të ngushtë bashkëpunëtorësh, pikërisht në momentin kyç të shtetit të ri të Kosovës dhe të karrierës së tij si kryeministër, Ramush Haradinaj i dha jetë dhe ambicie qytetare dimensionit demokratik, jo vetëm në Kosovë, por në Ballkan.
 
Përmes "dorzimit" në Hagë, jo vetëm një herë, por dy herë, d.m.th, sa herë e deshi Haga, Ramush Haradinaj i bëri nderin më kapital Kosovës, në rrethanat më fondamentale që asaj i duhej, i bëri nder modelit të liderit politik dhe burrështetit, që drejton një vend të caktuar të sapodalë nga lufta, i bëri nder dhe çliroi nga kompleksi i forcës dhe paprekshmërisë nga drejtësia, duke e qytetëruar atë në kuptimin e të drejtës, njeriun me pushtetin që ai kishte atë rast, i bëri nder emrit shqiptar në hierarkinë e posedimit të vërtetës përballë drejtësisë.
 
Haradinaj nuk kapërceu vetëm vetveten, nuk kapërceu vetëm kultin e burrit trim dhe tradicional shqiptar, nuk kapërceu vetëm kutin e politikanit, por kapërceu realitetin tradicional ballkaniko- evropian. Duke besuar tek e drejta, Ai i çeli rrugë praktikës teorike demokratike, se drejtësia është mbi të gjithë njerëzit, të çdo niveli qofshin ata.
 
 Haradinaj e kapërceu emrin që ia ka thirrë nana dhe baba (Ramush) në djep, në fëmijëri dhe më vonë. Tashma ai thirret Haradinaj, thirret në mbiemër, me çfarë thirren njerëzit e shquar. E në emrin e tij të "ri",- Haradinaj, simbolika e tij valorizuese, të njofton Kosovën, Shqipërinë, shqiptarët dhe konceptin e tyre burrërorë, të kujton "mitin" e lirisë.
 
Për shërbimin kapital, që Haradinaj i ka bërë kohës shqiptare, rrugëtimit të gjatë shqiptarë në Botë, Kosovës dhe shqiptarëve, vetëm sa ka filluar:
-Ai rrëzoi mitin e mykur sllavo- serb, se shqiptarët nuk e njohin drejtësinë dhe se nuk i binden asaj,
-Ai rrëzoi akuzën e vjetër dhe të re të kundërshtarëve të shqiptarëve, se shqiptarët nuk janë bashkëpunues dhe se ata nuk njohin organizmat ndërkombëtarë,
 -Ai përplotësoi ndërkombëtarisht të drejtën dhe luftën e UÇK-së për çështjen më jetikë të Kosovës, çështjen e çlirimit nga një pushtues, dhunues e barbarizues të njërit nga popujt më autokton të Ballkanit.
 
Haradinaj la detyrën e rëndësishme në Kosovë dhe iu bind thirrjes së Hagës. Askush qytetarë në botë nuk do ta rrespektonte me kaq qytetari dhe urtësi thirrjen për t'u gjykuar (në të vërtetë ai u thirr për t'u dënuar), por ai besoi dhe ylli i Kosovës shkëlqeu në përmasën ndërkombëtare, kur atë kërkuan ta groposnin.
 
Haradinaj la në kurthin e vet kundërshtarët historik të shqiptarëve, paragjykuesit ballkaniko- evropian, akuzë-ngritësit e tij për "krime lufte", po ashtu dhe kundërshtarët e tij politik në Kosovë apo dhe Shqipëri.
 
 Haradinaj është produkti më genetik i genit më të mirë tradicional dhe bashkëkohorë i shqiptarit, i cili në udhëtimin e tij historik s'ka harruar vatanin, lirinë dhe të drejtën. Rendi i Ri Demokratik në Botë është rendi i të drejtës dhe qytetarisë së saj.
 Kush burrështeti në botë nuk do të ndjehej i suprizuar dhe nuk do ta mbështeste burrështetasin Haradinaj, i cili e ka dhënë provën e tij në të gjithë përmasën dhe nivelin e saj.
 
Sot, është mirë që Kosova e ka këtë Çertifikatë të Artë Europiane, në njërin nga liderët e saj si Haradinaj, ndër më aktivët dhe më të nevojshmit për Kosovën.
 
 
Tiranë, 5 shtator 2014
DËFRIM CANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË KOMB I TËRË NË UDHËKRYQ...Nga PANO HALLKO (09.02.2014)
1945 - SI U PËRZU NGA SHQIPËRIA DELEGATI APOSTOLIK (09.02.2014)
NDAHET NGA JETA PROFESOR SHABAN DEMIRAJ - AKADEMIK, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENCËS, ARSIMIT E KULTURËS SONË KOMBËTARENga Prof. MURAT GECAJ (09.01.2014)
PLAZHET NË SHQIPËRI TË NDOTURA NGA UJËRAT E ZEZA - KJO SHKAKTON INFEKSIONE TË LËKURËS TEK PUSHUESIT (09.01.2014)
1972 - FLITEJ SE U VRANË FOSHNJA PËR TË SHPËTUAR ENVER HOXHËN (08.31.2014)
NJË REPLIKË E DETYRUAR ME PËLLUMB XHUFINNga ARDIT BIDO (08.29.2014)
Shën Kozmai shenjtor? Ai është si Ballaban PashaEDHE NJË HERË PËR SHËN KOZMAINNga PROFESOR PËLLUMB XHUFI (08.29.2014)
HipotezëRRETH PORTIT TË MUNDSHËM DETAR TË APOLONISËNga ARISTOTEL MICI, Tribuna Shqiptare (08.28.2014)
KUFIRI SHQIPTARO-GREK DHE TELININga BESNIK BAKIU (08.27.2014)
E HARRUAN ARTAN SANTON!Editoriali sot në KOHAJONË, Gusht 26, 2014 (08.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]