RONALDO TËRHIQET NGA FUTBOLLI
E Hënë, 02.14.2011, 04:09pm (GMT+1)
14.02.2011
Futbollisti brazilian, Ronaldo, do të mbajë një konferencë për media ku do të njoftojë tërheqjen e tij nga futbolli.
Ronaldo ishte pjesë e kombëtares braziliane, e cila në vitin 1994 dhe 2002 fitoi Kampionatin Botëror.
Ai ka fituar tri herë çmimin e FIFA-s për futbollistin më të mirë të botës.
Gjatë karrierës së tij ka shënuar mbi 350 gola, ndërsa për Brazilin ka luajtur 97 ndeshje.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|