VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AZILKËRKUESIT NGA MAQEDONIA IA MËSYJNË ZVICRËS

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 07:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
AZILKËRKUESIT NGA MAQEDONIA IA MËSYJNË ZVICRËS
E Mërkurë, 06.08.2011, 05:00pm (GMT+1)

Publikuar: 08.06.2011 - 16:51

Shkup, 8 qershor-Numri i shtetasve të Maqedonisë të cilët kanë kërkuar azil për në Zvicër, gjithnjë rritet, ka bërë të ditur Byroja zvicerane për migrim. Pushteti ka shfaqur shqetësimet që trendi i azilkërkuesve në vend që të zvogëlohet pasi që Unioni Evropian u kërcënua se do t'i kthej vizat, po rritet. Sipas llogaritjeve të tyre, në maj të këtij vitit në Zvicër kanë qenë të dorëzuara 2.254 kërkesa për azil, që është 51 për qind më shumë se në prill kur numri i tyre ka qenë 1.495. Më të shumtë janë kërkuesit e azilit që vijnë nga Eritrea (545 kërkesa), Tunizi (342 kërkesa) dhe nga Maqedonia (184 kërkesa).

Në kumtesën e Byrosë zvicerane qartë bëhet i ditur numri më i madh i kërkesave për azil nga Maqedonia që janë me prejardhje romë, të cilët e kanë lëshuar shtetin për shkak të perspektivës ekonomike-sociale në shtet. Sipas ligjeve zvicerane, Maqedonia që nga viti 2003 konsiderohet si shtet i sigurt, me çka për të gjitha kërkesat për azil sillet vendim për mospranimin e tyre. Lajme për numrin e rritur të azilkërkuesve nga Maqedonia për në shtetet e Shengenit, vijnë vetëm disa ditë para mbajtjes të takimit për shtetet anëtare në BE të cilët do të diskutojnë për masat me të cilat duhet të mbrohen nga vala e emigrantëve. Ministrat për punë të jashtme në BE dhe kolegët e tyre nga Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni dhe Zvicra, të hënën në kuadër të Komitetit të përbashkët, do ta shqyrtojnë raportin e Komisionit Evropian për mekanizmin mbikëqyrës për liberalizimin e vizave në Ballkanin Perëndimor dhe propozimin e ri për ndryshimin e rregullave për regjimin e lirë të vizave i cili parashikon procedurë të përshpejtuar për anulim të liberalizimit të vizave.

(http://www.koha.net)  

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TRUPAT ZVICERANE NË KOSOVË DERI NË VITIN 2014 (06.07.2011)
"NJË FUKUSHIMË NË ZVICËR? NUK KEMI PLANE EVAKUIMI" (06.07.2011)
KËSHILLI FEDERAL AUTORIZON DENONCIMIN KUNDËR LIBISË (06.06.2011)
SAWIRIS, BIEN FITIMET DHE TË ARDHURAT (06.06.2011)
SOLOTURN, REKORD PJESËMARRJEJE NË DITËT LETRARE (06.05.2011)
BERNË, PËRPLASJE MIDIS MANIFESTUESVE DHE POLICISË (06.05.2011)
E ARDHMJA E ZVICRËS MBËSHTETET NË DJEMTË E KOSOVËS (06.05.2011)
ZVICRA BARAZON ME ANGLINË - 2:2 (06.04.2011)
ORGANIZATAT DHE KLUBET E REJA DERI NË KUVENDIN SHQIPTAR NË ZVICËRNga BRAHIM AVDYLI (06.03.2011)
NJËQIND MIJË USHTARË DHE 22 AVIONË TË RINJ LUFTIMI (06.02.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]