VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Tages Anzeiger - ZVICRA ME LIGJIN MË TË RREPTË PËR SHTETËSI

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Tages Anzeiger - ZVICRA ME LIGJIN MË TË RREPTË PËR SHTETËSI

E Shtunë, 06.07.2014, 02:03pm (GMT+1)


Zvicra që gjithsesi është një vend me shumë përparësi për emigrantët, por sa i përket dhënies së shtetësisë, renditet në vendet me ligje të rrepta.

Në asnjë vend të Evropës, migrantët nuk duhet të presin kaq gjatë për fitimin e shtetësisë si në Zvicër. Edhe pse Qeveria zvicerane është përpjekur ta ndryshojë këtë ligj, gjasat e arritjes së këtij qëllimi po zvogëlohen, shkruan e përditshmja zvicerane Tages Anzeiger.

Ligji aktual për shtetësinë është në fuqi prej vitit 1952 dhe sipas shumë analistëve e politakanëve ka nevojë të ndryshohet dhe t'i përshtatet realitetit të tanishëm në Zvicër. Pasi që partitë politike nuk pajtohen në shumë pika sa i përket ndryshimit të këtij ligji, ekziston rreziku që gjithçka të mbetet si deri më tani.

12 vite duhet të presë një migrant i rritur për ta bërë këkesën për shtetësinë zvicerane, që do të thotë më shumë se në çdo vend tjetër të Evropës. Në shumë shtete evropiane kërkohen pesë vite qëndrim, për t'u bërë shtetas i atij vendi.

Qeveria e Zvicrës është përpjekur që kohëzgjatjen e pritjes për shtetësi ta zvogëlojë nga 12 në tetë vite, por si duket ka vështirësi në realizimin e këtij objektivi. Megjithatë Zvicra ka lehtësira për grupet e ndryshme të migranteve, p.sh. ata që kanë lindur në këtë vend, apo që kanë ardhur këtu si fëmijë, ju llogaritet dyfish koha e qëndrimit këtu. Ose ata që martohen me persona, të cilët e kanë shtetësinë zvicerane mund ta bëjnë kërkesën pas tre vitesh. Shumë vende të Evropës kanë sistem më të lehtë për marrjen e shtetësisë. Suedia prinë në mundësitë e krijuara për shtetësinë. Në statistikat e vitit 2013, shihet një rënie e personave që janë pajisur me shtetësinë zvicerane. Derisa në vitin 2006 janë zviceranizuar 46'000, në vitin 2013 janë përafërsisht 34'000 rënia është e dukshme. Komisoni Konfederal për migracion, në vitin 2012, mendonte se 900'000 të huaj në Zvicër plotësojnë kushtet për fitimin e shtetësisë.

Arsyetimet e disa partive të qendrës së djathtë që emigrantët duhet të plotësojnë shumë kushte për marrjen e shtetësisë, duket se kanë përkrahje edhe te popullsia zvicerane. Zvicrës i mbetet në një të ardhme të afërt, që të ndryshojë ligjin dhe të lehtësojë marrjen e shtetësisë në këtë vend.

BEDRI KRASNIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBI 30 GRADË - VERA KA ARDHUR MË NË FUND NË GJITHË ZVICRËN (06.07.2014)
ZVICRA PËRSHËNDET KOMBËTAREN E SAJ - SONTE FLUTURON PËR NË BRAZIL (06.06.2014)
OTTMAR HITZFELD - DO TË ARRIJMË NË TETËSHEHitzfeld - Kupën do ta fitojë një skuadër latinoamerikane (06.05.2014)
SWISSCOY DO TË VAZHDOJË NË KOSOVË DERI NË FUND TË VITIT 2017Ueli Maurer - Situata në Kosovë është më e qëndrueshme, por kriminaliteti e dhuna janë ende të pranishme (06.04.2014)
PAK BLETË VDIQËN NË ZVICËR GJATË DIMRITVetëm 12% e tyre nuk arritën t'i mbijetojnë stinës së ftohtë (06.03.2014)
BEHRAMI, SHAQIRI E XHAKA PRITET TË JENË TITULLARË TË KOMBËTARES ZVICERANE (06.02.2014)
GRANIT XHAKA - ZGJODHA ZVICRËN, SHQIPËRIA NUK MË FTOI KURRË (05.31.2014)
MËNGJESI I 31 MAJIT 2014 - TERMOMETRI NË AEROPORTIN E ZYRIHUT SHËNONTE - 1° (05.31.2014)
ZVICERANËT JANË OPTIMISTË NDAJ SË ARDHMES, E VLERËSOJNË USHTRINË E TYRE, NDËRSA NEUTRALITETIN E KONSIDEROJNË NJË EPËRSI (05.30.2014)
ZVICRA - RRITJE TË MBËSHTETJES PËR SHQIPËRINËFjala e Kryeministrit Rama në prezantimin e Strategjisë së Bashkëpunimit, Shqipëri –Zvicër 2014-2017: (05.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]