XHERDAN SHAQIRI NË 11-shen IDEALE TË BOTËRORIT
E Shtunë, 06.28.2014, 08:09am (GMT+1)
Xherdan Shaqiri është përfshirë në mesin e 11 lojtarëve me paraqitjet më të mira në fazën e grupeve të Botërorit në Brazil nga Marca.
Ylli kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka zënë vend në 11-shen ideale të Botërorit në Brazil për fazën e grupeve.
Xherdani është përfshirë në mesin e yjeve si Lionel Messi, Eden Hazard e Neymar në 11-shen e publikuar nga Marca.
Për këtë përzgjedhje të lojtarëve kanë votuar plot 60 mijë lexues të së përditshmes spanjolle.
www.voal-online.ch
|