E Premte, 04.26.2024, 08:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
TESTI I GJUHËS - KUSHT PËR PASAPORTËN E ZVICRËS

E Hënë, 06.23.2014, 06:31am (GMT+1)


Me rregulloren e re të vendosur nga kantoni, nuk është e kënaqur qeveria e qytetit të Zyrihut. Ajo konstaton se kërkesa për njohjen e gjermanishtes me shkrim është pengesë e panevojshme

Ata të cilët, duke filluar nga viti 2015 bëjnë kërkesë për marrjen e shtetësisë zvicerane në kantonin e Zyrihut, duhet t`i nënshtrohet një testimi të njohjes së gjuhës gjermane. Një rregullore e reviduar mbi natyralizimin, e cila perfshin edhe këtë ndryshim është marrë nga qeveria e kantonit të Zyrihut. Qeveria me këtë hap synon të sigurojë që në të gjitha komunat të vlejnë regulla të njëjta sa i përket vendosjes së njohjes së gjuhës si kusht për pasaportën zvicerane. Me rregullin e deritashëm, secila komunë ka pasur të drejtë që në mënyrë autonome të kërkojë ose jo plotësimin e këtij kushti nga të huajt që duan të natyralizohen. Me të renë, njohja e gjuhës, me shkrim dhe me gojë do të jetë kusht për të gjitha komunat. Ndërkaq, nga ky kushtëzim lirohen personat me të meta, për të cilët janë zbutur kriteret për fitimin e shtetësisë.

Me rregulloren e re nuk është e kënaqur qeveria e qytetit të Zyrihut. Ajo konstaton se në veçanti kërkesa për njohjen e gjermanishtes me shkrim përbën pengesë të panevojshme shtesë, shkruan gazeta nzz.

Sipas përgjegjësit për integrim në qytetin e Zyrihut, Christoph Meier, provimet e gjuhës për shumicën e personave që duan të natyralizohen nuk paraqet problem. Por, është një numër të huajsh që për shkak të nivelit të tyre arsimor kanë problem me shkrimin e gjuhës. Për këtë arsye, thotë ai, as Zyra Federale për Migracion (BFF) nuk e vë kusht njohjen e gjuhës me shkrim.

Por, Roland Welti, zyrtar i sektorit të komunave thotë se rekomandimet e fundit të BFF janë dhënë para pesë vitesh. Ndërkohë janë 50 komuna të Kantonit të Zyrihut që e kanë vendosur vullnetarisht si kusht për natyralizim zotërimin me shkrim dhe me gojë të gjuhës gjermane.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZVICRA - VENDI MË I SHTRENJTË NË EVROPË (06.22.2014)
SAIMIR PIRGU MAGJEPS DHJETËRA MIJË ADHURUES TË OPERËS NË SHESHIN E ZYRIHUT (06.22.2014)
Beach Soccer, NDESHJE KOSOVË-ZVICËR, E PARA E PRANUAR NGA FIFA (06.22.2014)
'ATENTATI' I FRANCEZËVE NË MINUTËN E 7-të NXORI NGA NDESHJA LOJTARIN ORGANIZATOR STEVE VON BERGENVon Bergen është nisur urgjent për në Zvicër që të marrë trajtimet mjekësore (06.21.2014)
SHQIPTARËT SHËNOJNË NË HUMBJEN E ZVICRËS (06.21.2014)
POLITIKANI ZVICERAN QË SHPËTOI BEHRAMIN NGA DËBIMI NË KOSOVË“Unë nuk e kam bërë këtë për futbollin por për humanitetin”, politikani Alex Pedrazzini në retrospektivë (06.20.2014)
EDHE ADMIR MEHMEDI TITULLAR KUNDËR FRANCËSPërballja mes Zvicrës dhe Francës luhet sot në orën 21:00 (06.20.2014)
ZVICRA KA 47 500 TË PASUR MË SHUMË SE NË VITIN 2012Milionerët janë 330 000 - pasuria është shtuar 13% duke regjistruar rekord të ri (06.18.2014)
BRAZIL 2014, XHERDAN SHAQIRI DHE ADMIR MEHMEDI NË NJË KUJTIM VËLLAZËROR - BËJNË SHENJËN E FITORES (06.16.2014)
FLAMURI I IBRAHIM RUGOVËS VALVITET NË BRAZIL - FRYMËZON LOJTARËT SHQIPTARË TË KOMBËTARES SË ZVICRËS (Foto e REUTERS) (06.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]