Olmert: Armëpushimi i njëanshëm i mundshëm
E Shtunë, 01.17.2009, 10:51am (GMT+1)
EL - Udhëheqësit izraelitë kanë deklaruar se po punojnë për një armëpushim pas luftimeve tre javore në Rripin e Gazës. Pritet që në orët e vona të së shtunës kryeministri Olmert të mbledhë Këshillin e Sigurisë për të vendosur rreth mundësisë së një armëpushimi të njëanshëm. Ende nuk dihet nëse Izraeli do të pranojë edhe kërkesën e Hamasit për të lehtësuar bllokadën ndaj Rripit të Gazës. Gjatë tre javëve të luftimeve janë vrarë mbi 1150 palestinezë dhe 13 izraelitë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara UNRWA raporton se dy persona u vranë nga sulmet izraelite ndaj një shkolle të drejtuar nga OKB-ja në veri të Gazës./ Voal-online
|