NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
E Mërkurë, 05.13.2015, 06:21am (GMT+1)
Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Alexander Graf Lambsdorff i ka kërkuar kryeministrit Nikolla Gruevski që të jap dorëheqje.
Ai në një prononcim zyrtar ka kërkuar që Gruevski të jap dorëheqje dhe me këtë të kontribojë për zgjidhjen e krizës, informon INA.
"Shpërthimi i dhunës në Maqedoni përbën një fotografi të thellë shqetësuese. Kryeministri Nikola Gruevski patjetër duhet të tërhiqet si barrierë që është në rrugën për uljen e tensioneve etnike, që sërish janë rindezur, por edhe për zgjedhje të reja që do të mbaheshin në kushte adekuate demokratike. Pa një aksion të shpejtë, rajoni sërish do të jetë buzë një lufte qytetare. Në situatë e tillë, duke pasur parasysh Marrëveshjen e Ohrit, asnjëherë nuk duhej të vinte", theksoi nënkryetari i PE-së, Lambsdorff.
Parlamenti Evropian ishte një nga faktorët kyç të BE-së që ishte përfshirë në zgjidhjen e krizës në Maqedoni dhe nxitjen e negociatave midis dy partive më të mëdha maqedonase në Bruksel, por që rezultuan të dështuara, edhe përkundër ndërmjetësimit nga eurodeputetët Ivo Vajgl, Richard Hovit dhe Eduard Kukan. (INA)
www.voal-online.ch
|