PRESIDENTI ERDOGAN SOT VIZITON TIRANËN
E Mërkurë, 05.13.2015, 06:05am (GMT+1)
Agjenda e presidentit Erdogan do të nisë me ceremoninë e pritjes dhe takimin me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, në orën 10 ndërsa në orën 12 pritet konferenca e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.
Rreth orën 14 Erdogan do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe sipas njoftimit të Presidencës në orën 15 Erdogan do të jetë në ceremoninë e fillimit të punimeve për Xhaminë e Namazgjasë.
Ndërkohë që gjatë vizitës së tij në Tiranë, Erdogan do të zhvillojë edhe një tryezë me biznesin. Presidenti turk Erdogan do të shoqërohet në këtë vizitë nga një grup biznesmenësh turq që pritet të jenë mbi 100. Në fillim të marrjes së mandatit, kryeministri Rama e shpalli Turqinë si partnere strategjike të Shqipërisë. Në maj të vitit 2014 Presidenti Erdogan anuloi vizitën për shkak të një tragjedie në një miniere në Turqi, ku gjetën vdekjen 201 minatorë.
Agjenda e Erdogan në Shqipëri
Ora 10:00: Ceremonia zyrtare e pritjes në Presidencë; takimi tet a tet; bisedimet midis delegacioneve dhe nënshkrim marrëveshje
Ora 12:00: Konferencë e përbashkët për shtyp
Ora 15:00: Ceremonia e fillimit të punimeve në Xhaminë e Namazgjasë, në prani të Presidentit Nishani.
www.voal-online.ch
|