KËNGËTARJA BRITANIKE E SHTYN UDHËTIMIN NË HAPËSIRË
E Enjte, 05.14.2015, 08:36am (GMT+1)
Këngëtarja e famshme britanike, Sarah Brightman, ka thënë se ka shtyrë udhëtimin 10-ditor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Ka qenë e planifikuar që Brightman të udhëtojë si pasagjere në bordin e anijes ruse Soyuz.
Zyrtarë të agjencisë ruse të hapësirës, Roscosmos, kanë thënë se fluturimi më 1 shtator do të realizohet pa këngëtarën, por vetëm me kosmonautët Sergey Volkov dhe Andreas Mogensen.
Brightman, e cila ka paguar mbi 50 milionë dollarë për t'u bërë turiste në hapësirë, ka thënë se ka shtyrë udhëtimin për arsye familjare. rel