ERDOGAN NË TIRANË - TAKOHET ME NISHANIN
E Mërkurë, 05.13.2015, 11:44am (GMT+1)
VOAL - TIRANË - Ka mbërritur sot në Tiranë presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili po zhvillon sot një vizitë zyrtare, me ftesë të Presidentit shqiptar Bujar Nishani. Kreu i shtetit turk nisi vizitën e tij në orën 10:25 me ceremoninë zyrtare të pritjes në Presidencë.
Presidenti i Turqisë shoqërohej nga bashkëshortja e tij, ndërsa në ceremoninë e pritjes ishte e pranishme edhe zonja e parë, Odeta Nishani.
Dy homologët kanë patur një takim kokë më kokë, takim që u pasua nga nënshkrimi i një marrëveshje.
Rreth orës 12:00 u mbajt konferenca e përbashkët e kryetarëve të të dy shteteve. Ndërsa në orën 13:30 presidenti i Turqisë do të ketë edhe një takim dhe një fjalë të shkurtër me kryeministrin Rama.
Pas këtij takimi në orën 15:00, Presidenti Erdogan do të jetë i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve në Xhaminë e Namazgjasë, në prani të Presidentit Nishani.
www.voal-online.ch
|