VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KRYEMINISTËR, A NA LEJON TË JETOJMË NË SHQIPËRI PAS 21 QERSHORIT 2015Nga REXHEP SHAHU

                                                                                      

E Hënë, 11.11.2024, 06:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KRYEMINISTËR, A NA LEJON TË JETOJMË NË SHQIPËRI PAS 21 QERSHORIT 2015
Nga REXHEP SHAHU

E Martë, 05.12.2015, 05:33pm (GMT+1)


Pyetja e plotë për kryeministrin Edi Rama është kjo: A na lejon, a na pranon të jetojmë në Shqipëri pas 21 qershorit 2015, nëse ne nuk votojmë kandidatët e tu për kryetarë të bashkive të Shqipërisë, por votojmë kandidatët e opozitës?

Ti z. kryeministër po thua se nëse nuk votojmë kandidatin tënd melez për kryetar bashkie në Tiranë dhe hasanat e tu kudo nëpër Shqipëri, por votojmë kandidatin demokrat Halim Kosovën, dhe kandidatët e tjerë të opozitës, ne si qytetarë do të jetojmë keq se ti si qeveri e naltë që vran e kthjell, nuk do të japësh lekë për investime në qytetin ku jetoj unë, në qytetet ku jetojnë ata që nuk të votojnë melezat jo socialist apo hasanistë, nuk do të japësh lekë për asfaltime, kanalizime të ujrave të bardha e të zeza dhe muti ka me dale prej gjirizeve e do të derdhet udhëve të Tiranës, do të bëhet lumë muti nga Tirana në Durërs e do të vazhdojë kudo autostradave lumi i mutit deri ne Vlorë.

Kur të derdhet muti udhëve të Tiranës, nga do të udhëtosh ti naltmadhni kryeministër për të shkruar në zyrë, pa u bërë mut? Nga do të udhëtosh për të vajtur në aeroport pa u bërë mut? Nga do të udhëtosh për në saraje në Surrel City, pa u bërë mut.

Po ndërkombëtarët që arbitrojnë në Shqipëri dhe thonë, nuk është mirë kështu, por nuk thonë kurrë se si duhet e si është e mira, si do të jetojnë në Tiranë ku kanë selitë e tyre, kur shërbimet duhet t'ua plotësojë bashkia, ujin duhet t'ua çojë bashkia, plehrat duhet t'ua mbledhë bashkia, nga do të udhëtojnë ndërkombëtarët për në selitë e tyre kur të jenë udhët lumej muti, nga do të vijnë në takim me ty ambasadorët që rrinë e të dëgjojnë e të duatrokasin këto ditë kur ti lufton e kërcënon se ose i do të gjitha pushtetet ose do ta bësh djerrinë këtë vend, ku s'do të mbijë kurrë bari e s'do të dalë kurrë gjethi.
Ti je i gjatë dhe nuk mbytesh në mut, por ata që janë të shkurtë, si Meta p.sh, si do t'ia bëjnë të mos mbyten në mut, si do t'ia bëjnë të mbeten gjallë.

Ti e ke pasë shumë problem e shumë siklet mutin që ngjitet pas këpucës, si do t'ia bësh kur muti të marrë udhët e vendit?

Ti z. kryeministër po thua se po nuk votuam kandidatin tënd melez, që sakllam nuk është socialist  por është veç ramist, ne nuk do të kemi ujë në rubinetat e shtëpive tona, në siptalet tona, ku shëndetësia është pa lekë por me euro pasi shteti i ka shitë pacientët tek spitalet private. Nuk do të kemi ujë në çerdhet e kopshtet e qyteteve tona por qeveria jote do t'u japë falas coca-cola dhe ujë importi nga supër biznesi qeveritar I importeve të ujit të pijshëm.

Këtu pra nuk do të ketë ujë të pishëm po nuk votuam sipas midesë tënde se ti je kuçedra dhe ti e ndal ujin, ti hyn në vrellë, në shpellë, në zgafellë ku buron uji dhe e shterrë, ti hyn në tubat e ujit dhe i thanë, ti e ke në dorë ujin e zotit, ti je vetë zoti në  qiell e lugati në tokë. Ti lëshon shiun, borën, diellin, mjegullat, breshërin. Ti ngjall të vdekurit e vdes të gjallët, ti i mplak fëmijët dhe i bën të rinj pleqtë, u gjen e u jep dashnore pleqve dhe i marton pasi i bën të rinj.

Ti z. kryeministër po thua se nëse nuk e votojmë kandidatin tënd melez mavi por votojmë kandidatin humanist Halim Kosova, apo antihasanat, ne si qytetarë do të jemi në armiqësi të papajtueshme me qeverinë qendrore, me parlamentin e Metës, që kanë dy vjet që po ua bëjnë nënën qytetarëve të këtij vendi e mezi po mbijetojmë të braktisur nga qeveria qëndrore e cila veç qytetarët e këtij vendi nuk i ka në axhendë.

Ti z. kryeministër po thua se nëse nuk votojmë kandidatët e tu, i ke ndarë shqiptarët në ca të nënës e ca të njerkës dhe atyre të njerkës do t'ua bësh nënën e atyre të nënës do t'ua bësh njerkën.

Ti qeverinë e ke, parlamentin e ke, Meta që të ka hypë kalistrup e të pshurr në qafë, të ka ty e parlamentin, prokurorinë e gjykatat i keni futë në rrethim, shoqërinë civile e ke në shumicë në rrjesht dhe e ke kthyer nga Organizata Joqeveritare, në Organizata Qeveritare nën drejtimin tënd, mediat i ke në rrjesht, i ke sherrë, me pak përjashtime, rrjetet sociale i ke kthyer në ndërmarrje ku ke punësuar gjithë propoganduesit e pafund, por don edhe gjithë pushtetin vendor, të gjithin pa përjashtim.

Zoti kryeministër, pavarësisht çfarë të thonë e të shajnë, pavarësisht se të thonë daullexhiu i festivaleve patriotike e nacionaliste që investon pafund për t'u bërë Sali Berishë në Kosovë e në rajon, pavarësisht se të thonë je mplakë shumë, të thonë se je kërrusë shumë dhe të ka dalë gunga në shpinë, pavarësisht se të thonë se nuk e mban dot më as shurrën apo më keq, të siguroj se të ka zili vetë Enver Hoxha për sjelljen që ke demonstruar deri tani dhe për këtë luftën e pashoqe për të fituar gjithë pushtetet në Shqipëri me çdo kusht e me çdo çmim.

Nëse nuk fitojnë kandidatët e tu rilindës mavi, a mos mendon e planifikon ta bësh 21 qeshorin 21 janar dhe ta nxjerrësh në bulevardin e mbretit popullin socialist me hunj në krah, që ti nuk e kontrollon dot, dhe pastaj të bësh namin siç e bëre me 21 janar...

Nëse e ke këtë mendje, na trego, na e thuaj troç që të mos gabojmë ta votojmë kandidatin humanist Halim Kosova, edhe pse është i shkëlqyer si njeri, edhe pse është i ditur, edhe pse nuk është mashtrues, edhe pse nuk e njeh përbuzjen ndaj tjetrit, edhe pse nuk i shmanget askujt në udhë se nuk ka mashtruar askënd, nuk ka vjedhë askënd, nuk ka gënjyer askënd. Na trego të mos votojmë asnjë zog apo pëllumb askund në Shqipëri, por vetëm lakuriqët e natës kudo në Shqipëri. Që të rrimë urtë e të trusim bythën dhe të mos e kruajmë me krane.

Nëse ke në mendje ta bësh 21 qershorin 21 janar dhe të nxjerrësh popullin socialist në shesh kundër opozitës, na trego që të mos e votojmë humanistin Halim Kosova.
E ç'na duhet një humanist.

Nuk është kohë e humanistëve, është kohë e dobiçëve, kohë e maskarejve.

Ti e ke mirë zoti kryeministër, ti po i ngjan kohës, je djalë plak trendi, që për modë rri i kërrusur por jo se je plakur. Plakja nuk të bën dot asgjë ty. Ti je i paplakshëm.

Të ta marrin të keqen të gjithë që nuk të besojnë, të gjithë që të kanë inat se nuk janë dot të mirë sa ti, të zotët sa ti, trendi sa ti.

Por unë vetëm një pyetje pata se u zgjata siç zgjatesh ti në monologjet fantastike kur mashtron njerzit, a do të na lejosh të jetojmë në Shqipëri pas 21 qershorit, nëse nuk fiton kandidati yt, nëse nuk fitojnë kandidatët e tu?

Na e thuaj që të mos robtohesh ti duke gënjyer e mashtruar e të mos robtohemi as ne dukje dëgjuar kërcënimet e mashtrimet e tua bajate.

REXHEP SHAHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatik KUR DËSHTON POLITIKA, KËRCET PUSHKA!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (05.11.2015)
FITORE MBI FASHIZMIN APO PËRMBYTJE NËN KOMUNIZËMNga FRANK SHKRELI (05.11.2015)
KUMANOVËN NUK KA SE KUSH TA MBROJË, PASI ALI AHMETI ËSHTË MERCENAR I GRUEVSKITNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.11.2015)
METODAT AUTORITARISTE NË DREJTIM TË SHTETIT DHE ZGJEDHJEVENga ROMEO GURAKUQI (05.11.2015)
Barometri diplomatik S'KA ALTERNATIVË TJETËR - O FEDERALIZIM, O RIBASHKIM ME SHQIPËRINËProf. Dr. MEHDI HYSENI (05.09.2015)
SURGITE, MORTUI! -  LE TE NGRIHEN TE VDEKUNIT!Nga SAMI REPISHTI (05.07.2015)
BlogMUSTAFA T'I KËRKOJË FALJE DIOGUARDITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.07.2015)
Barometri diplomatikSELIMQE ANTIDIPLOMACI, E DËMSHME EDHE PËR KOSOVËN, EDHE PËR UASHINGTONINNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (05.06.2015)
FUSHATË PATOLOGJIKE KUNDËR PRESIDENTIT RUGOVANga GANI MEHMETAJ (05.06.2015)
LIRIA E MEDIAS - PËRPARËSI E POLITIKËS SË JASHTME TË SHBANga FRANK SHKRELI (05.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]