Në Izrael fiton zgjedhjet Kadima e ministres Cipi Livni
E Mërkurë, 02.11.2009, 10:37am (GMT+1)
Voal-online - Partia e qendrës e përfaqësuar nga ministrja e Jashtme, Cipi Livni ka fituar zgjedhjet në Izrael.
Ajo ka arritur të fitojë një vend më shumë në parlament se udhëheqësi i opozitës, Benjamin Netanyahu shpallën që të dy fitore në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara dje. Tepër e gëzuar nga fitorja, Livni është shprehur se ka qenë zgjidhja e popullit izraelit për partinë e saj Kadima që i dha fitoren. Ndërsa Netanyahu gjithsesi, është në pritje të emërimit të tij në krye të qeverisë së ardhshme. Pasi Kadima megjithë fitoren, do ta ketë të vështirë të krijojë e vetme qeverinë e re të vendit.
|