Sot në Romë Samiti G7 për daljen nga kriza
E Premte, 02.13.2009, 01:36pm (GMT+1)
Voal-online - Ministrat e Financave dhe drejtuesit e Bankave Qendrore të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G7, u mblodhen sot në Romë për të diskutuar për krizën globale financiare. Takimi i rëndësishëm mbërrin pas Forumit Ekonomik të Davosit, i cili u mbajt pak ditë më parë në Zvicër, ku u morën në shqyrtim të njëjtat problematika. Secili prej vendeve pjesëmarrëse do të paraqesë sugjerimet e tij mbi daljen nga kriza financiare që ka përfshirë botën. G7 përfshin SHBA, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Japoninë, Italinë, dhe Mbretërinë e bashkuar. Në samit merr pjesë edhe një delegacion nga Rusia.
|