Stipe Mesiq: S'duhet lejuar shkëputjen e Republikës Serbe të Bosnjës
E Martë, 02.24.2009, 12:31pm (GMT+1)
Evropa e Lirë: Presidenti kroat, Stjepan Mesiq ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë daljen e Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina. Mesiq i ka bërë këto komente pas deklaratës së kryeministirt të Republikës Serbe, Millorad Dodik për shkëputjen e kësaj republike nga Bosnjë e Hercegovina. Presidenti kroat ka tërhequr vëretjen se nuk duhet lejuar askujt që të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina, sepse, siç ka thënë ai , ky vend gjithmonë ka qenë një entitet dhe asnjë hërë nuk ka pasur kurrëfar autonomie brenda Bosnjës e Hercegovinës. Mesiq ka tërhequr vëretjen se në luftën e kaluar ka ndodhur pastrimi etnik gjë që tani në Republikën Serbe jetojnë vetëm 8 për qind e kroatëve dhe boshnjakëve, ndërsa para luftës ka pasur 48 për qind të tyre. Voal-online.
|