E Mërkurë, 06.17.2026, 09:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PUNA DHE STUDIMET PËR KULTURËN, KËNAQËSI E PËRGJEGJËSI…
( Nga një veprimtari, kushtuar Dr. Fejzulla Gjabrit )
Nga Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues - Tiranë

E Shtunë, 10.06.2012, 05:14pm (GMT+1)


Nga e majta: F.Gjabri e M.Gecaj (Tiranë, 6 tetor 2012)

Para pak ditësh, në Tiranë u shpërnda kjo ftesë: "Në kuadrin e 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më datën 6 tetor 2012, ora 11.00, në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (Pallati i Kulturës), Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike organizon veprimtarinë "Gjurmë në trashëgiminë kulturore", kushtuar studiuesit të etnokulturës, Dr.Fejzulla Gjabri. Pjesëmarrja Juaj është nderim". Më poshtë renditej me imtësi tërë programi i kësaj veprimtarie, jo aq të zakonshme.

Ndërsa po shkoja për në vendin e caktuar, ku do të takohesha, së pari, me kolegun e mikun tim, Isa Halilaj, por dhe me të tjerë, mendjen e çova në një priudhë të mëparshme. Ishin vitet '70-të, në shekullin e kaluar, kur kam shërbyer kryeinspektor i kultures, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë). Nuk dua të zgjatem këtu e ta lodhi lexuesin, por shënoj se në ato pesë vjet pune ndieva mjaft kënaqësi, por edhe kuptova se është përgjegjësi të shërbesh në këtë sektor. E njëjta gjë, mendoj, mund të thuhet edhe kur t'i përkushtohesh studimeve dhe botimeve në fushën e trashëgimisës kulturore e shpirtërore të popullit tonë, siç është dhe fjala për Dr. Fejzulla Gjabrin.

Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria


Jo vetëm mua, por secilit nga ne, na sjell kënaqësi fakti se Fejzulla Gjabri, ky arsimtar e drejtues i njohur shkollash, nga Luma e Kukësit, ka edhe një vlerësim të merituar për punën dhe studimet e tij në fushën e folklorit etj., pra është "Doktor i Shkencave". Po ta hapni skedarin "online" të Bibliotekës Kombëtare, në Tiranë, menjëherë të bien në sy studimet dhe botimet, që ai ka kryer në këtë drejtim. Ja, po përmendi këtu disa prej tyre: "Teoria dhe praktika e legjendave krahinore"(Viti 2000", "Gjurmë në katër bajrakët-studim"(2002), "Tirana, në legjenda dhe balada-studim foklorik"(2003), "Qazim Lika, jeta dhe vepra-monografi"(2008), "Fjalor enciklopedik i trashëgimisë shpirtërore"(2009) e "Dri, o Dri-legjeda". Po kështu, ai është bashkautor në disa libra të tjerë të kësaj fushe. E njohur është edhe ndihmesa e tij në përgatitjen dhe botimin e 10 numrave të revistës së QKVF, "Gjurmë të shpirtit shqiptar".

2.

Në veprimtarinë kushtuar jetës dhe punës së Dr.Fejzulla Gjabrit morën pjesë mjaft të ftuar, si bashkëkrahinës, ish-nxënës, miq e kolegë të tij, punonjës të arsimit e kulturës në kryeqytet, nga media e shkruar dhe ajo elektronike e tjerë. Programin e hartuar e paraqiti bukur Nermin Spahiu. Së pari, u dha një montazh filmik, rreth veprimtarisë së pasur jetësore të tij. Ndërsa temat e paraqitura ishin: "Vështrim i shkurtër për fushën e studimeve të F.Gjabrit"(Prof.Dr. Shefqet Hoxha), "Puna dhe përkushtimi i Dr. F.Gjabrit në QKVF"(Esat Ruka), "Libri "Arsimi në Katër Bajrakë, një vlerë e shtuar për arsimin në Lumë (Isa Halilaj, "Mësues i merituar") dhe "Etnokultura në studimet e F.Gjabrit" (Prof.Dr. Afërdita Onuzi).


Disa kopertina të librave, me autor Dr.F.Gjabrin

Pastaj, nga të ftuarit u bënë përshëndetje dhe u sollën mbresa e kujtime për Dr.F.Gjabrin. Të tillë ishin disa, si: Shqiponja Hasa (drejtoreshë e sotme e shkollës së mesme të bashkuar, në Bushtricë), Nuredin Lushaj (studiues e poet), Prof. Mark Tirtja e të tjerë. Një grup prej tre vetash, nga rrethi i Kukësit, përshëndetën duke interpretuar disa këngë popullore, sidomos nga krahina e Lumës.

Me këtë rast, një përfaqësues i pushtetit vendor, nga vendlindja e tij, i dorëzoi Dr. F.Gjabrit titullin "Qytetar Nderi" i Komunës së Bushtricës.

Duke i falënderuar nga zemra gjithë të pranishmit në këtë veprimtari, Dr.F.Gjabri veçoi gjeneralin në pension, Rrahman Perllaku dhe zv.ministrin e Mbrojtjes, Ekrem Spahia, si dhe sponsorët e librave të tij, Safet Gjici e Bashkim Gjoka.

Në fund, të pranishmit morën pjesë, bashkërisht, në koktejin e organizuar me këtë rast, ku i vazhduan bisedat e tyre për veprimtarin e njohur dhe studiuesin e pasionuar të çështjeve të kulturës popullore, Dr.Fejzulla Gjabri. Por ata u shprehën edhe për nevojën e kujdesit të vazhdueshëm dhe vëmendjen e veçantë, nga të gjithë ne, si për ruajtjen dhe studimin e traditave tona, në këtë sektor me rëndësi për identitetin kombëtar shqiptar.

Tiranë, 6 tetor 2012


Prof. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKTORI I FAMSHËM SHQIPTAR PRAQ RADO U KAP NGA EMIGRACIONI RRUGËS PËR NË FESTIVALIN E FILMIT TË TIJ, MOMENTALISHT ËSHTË NË BURGBurim i lajmit: Dreaming Film Prods LLC dhe Ermira Babamusta (10.06.2012)
ELIZA DUSHKU ZBARKON ME 'DEAR ALBANIA' NË TIRANË (Reportazh dhe fotogaleri) (10.06.2012)
DO TË ISHTE NJË FILM ME FUND TË HIDHUR!Nga FLUTURA MCINTOSH (10.06.2012)
GAZETARI FRAN SHKRELI SHPALLET 'QYTETAR NDERI' I KOMUNËS SHKRELPër 30 vjet me rradhë, Fran Shkreli punoi për VOA, ndërkohë që vazhdon të jetë veprimtar aktiv (10.05.2012)
PRESIDENTJA ATIFETE JAHJAGA MARTOHET LIGJËRISHT (10.05.2012)
U PROMOVUA NË NEW YORK UNIVERSITY LIBRI I JAMES PETTIFER "THE KOSOVA LIBERATION ARMY - UNDERGROUND WAR TO BALKAN INSURGENCY, 1948-2001Nga ILIR HYSA, New York (10.05.2012)
ULRIKE LUNAÇEK - DORËHEQJA E PACOLIT DO PËRMIRËSONTE IMAZHIN E KOSOVËS Lunaçek - Politika nuk është biznes i ndyrë (10.04.2012)
KADARE AMBASADORIT SEQUI: Ç'ËSHTË EVROPA PËR SHQIPËRINË DO T'I PËRGJIGJESHA VETVETJA OSE GJITHÇKA! (10.04.2012)
DEBATI I PARË PRESIDENCIAL - ANALISTËT I JAPIN PIKË ROMNIT (10.04.2012)
MIQËSORJA OTTAWA-MONTREALNga AJET NURO, Montreal, Kanada (10.04.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2026  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]