DOSJA E VJEDHUR MJEKËSORE E SHUMAKERIT MUND TË KETË PËRFUNDUAR NË ZYRIH
E Martë, 07.08.2014, 08:03am (GMT+1)
Spitali vodez ku është trajtuar Schumacher
Voal-online.ch - Kompjuteri i përdorur në përpjekje për të shitur dosjen mjekësore të Michael Schumacher, vjedhur javët e shkuar, është pikasur ne Zvicër, sipas drejtësisë franceze.
Në mënyrë të veçantë, sipas një burimi të përmendur nga e përditshmja Le Dauphiné Libéré, adresa IP e përdorur nga hajduti i dosjes është lokalizuar në një shoqëri helikopterësh të kantonit të Zyrihut, së cilës fillimisht i ishte dashur të siguronte transferimin e kampionit të Formula 1 nga spitali i Grenobles në Lozanë.
Ndërmarrja, në kuadrin e transportit, kishte marrë një kopje të raportit, shitja e së cilës pastaj i është propozuar nga media të ndryshme.SDA/ATS
Lajmi i vjedhjes të Dosjes të kampionit të F1
Sipas L'Express - vjedhja e Dosjes mjeksore të Michael Schumacher është bërë me një shoqërues i ambulancës zvicerane. Këtë e konfirmuan disa media zvicerane posa u hap lajmi.
Ky shoqërues ka përfituar gjatë transportit të kampionit të F1nga Grenoble në Lausanne për ta vjedhur dosjen.
Dokumenti i vjedhur është një raport i sintetizuar 11-12 faqe përpiluar nga mjekët që e kuruan kampionin në spitalin e Grenoble, për kolegët e tyre zviceranë që do të vijonin kurimin. Dokumentat gjendeshin në mjetin që transportonte Schumacher, sikur raportohet nga prokurori i Republikës i Grenoble, Jean-Yves Coquillat të cilin e citon le SonntagsBlick.
Familja e Schumacher, nuk ka bërë asnjë deklarim, ndërsa policia ka vënë në dispozicion 50.000 euro, një lajm ky i botuar në shumë gazeta.
www.voal-online.ch
|