GJERMANI - GJITHNJË E MË SHUMË EMIGRANTË HAPIN BIZNESE PRIVATE
E Premte, 08.22.2014, 02:47pm (GMT+1)
Numri i të huajve, që hapin biznese të reja, është rritur përsëri në Gjermani në vitin 2013. Kështu trendi, që gjithnjë e më shumë njerëz me histori migrimi, hapin firma private, vazhdon.
Siç konstatoi Banka shtetërore për Zhvillimin, KfW, në vitin 2013 një ndör pesë firma janö krijuar nga një migrant, ose migrante (21 përqind). Një vit më parë ishin dy përqind më pak, rreth 19 përqind.
Gjithsej 868.000 njerëz vitin e kaluar guxuan të hedhin hapin drejt vetëpunësimit, 93.000 më shumë se në vitin 2012.
Në pesë vitet e fundit (2008 deri 2013) në grupin e sipërmarrësve në Gjermani janë më shumë të përfaqësuar turqit (21 përqind). Pas tyre vijnë njerëzit me shtetësi ruse (10 përqind), polake (7 përqind), apo italiane (5 përqind).
Sipas KFW-së, njerëzit me prejardhje migrimi "janë më ofensivë në nismat e tyre për hapur biznese, për shembull duke punësuar punonjës, edhe në qoftë se krijimi i firmës ishte një vendim për shkak të mungesës së mundësive të punësimit."
Megjithatë edhe numri i rasteve të ndërprerejes së veprimtarisë së vetëpunësimit është më i lartë. Ndërsa në të gjitha bizneset e reja një e treta e firmave nuk ekzistojnë më, në sipërmarrjet me një pronar me origjinë të huaj janë 39 përqind.
www.voal-online.ch
|