NJË BALONË NË AJËR, NJË MIQËSI MË SHUMË Fotoreportazh nga SOKOL DEMAKU, Suedi
E Premte, 09.05.2014, 05:46pm (GMT+1)
Është muaji gusht kur fillon viti i ri shkollor në shtete skandinave, muaj i ardhmërisë sonë. Ne këto ditë ishim në një shkollë fillore ketu në Suedi, më përsë afermi në Fjärdinskolan të qytetit BorÃ¥s, cili shtrihet në Suedinë përendimore afër qytetit të dytë me të madh suedez Göteborg. Në këtë shkollë vijojnë mësimit mbi 65 fëmijë shqiptar duke filluar nga klasa parashkollore deri në klasën e gjashtë në kuadër të 360 nxënësve sa ka gjithë shkolla. Duhet përmendur faktin sa ne mësuam këtu se në këtë shkollë fliteshin 32 gjuhë botërore nga nxënësit e saj.
Në Fjärdingskolan të qytetit BorÃ¥s të Suedisë është bërë traditë që fillimi i vitit shkollor të festohet më lëshim balonash në qiell. E ky është viti i kaërtë më radhë që nxënësit e kësaj shkolle ne muajin gusht në muajine fillimit të vitit të ri shkollore kanë festë, festëne e fillimit të vitit të ri shkollor si dhe festëne balonëve.
Ne ishim mysafire në këtë shkollë më rastin e fillimit solemn të vitit të ri shkollore e që këtu ishte traditë që në javën e dytë të fillimit të mësimit nxënësit e shkollës të lëshojnë në ajrë balona në shenjë mirësie, mirëqenje dhe respekti. Ishte viti i katërt që nga nxënësit e kësaj shkolle kjo ishte bërë traditë dhe kishte efektin e saj pozitiv në ketë drejtim.
Vitin e kaluar ishin lëshua mbi 288 balonë të lidhurë në 24 tufë për secilën klasë me një letër shkruar nga sejcila klasë me adresë dhe shenim si më poshtë:
"Tu ngjatë jeta!
Kjo është një letërt shkruar nga klasa 3K, Fjärdingskolan nga qyteti BorÃ¥s. Sot ne fillojmë
në menyrë solemne vitine ri shkollor më lëshim balonësh në qiell. Nese ti do më gjesh mua të
lutëm na shkruaj një letër".
Kështu kanë shenua në letrataë e tyre të gjitha klasat e kësaj shkolle e ku këtë vit jane 27 kasa enë qill lëshuan 324 balonë.
Këtë vit ishte kenaqësi te ishe me keta nxenes sepse ne mesine tyre ishte edhe personi qe vitin e kaluar kishte gjeturë në kopshtine e saj ballonat me letrën me adrese se kesaj shgkolle dhe klasës e cila kishte lëshua në ajrë balonat. Ishte ish nxënësja e kësaj shkolle Ingela Axelsson e cila para 37 vitesh kishte qenë nxënës e kesaj shkolle mu në klasën e gjashtë në atë kohë. Ajo sot jeton dhe punon në rrethinën e Göteborg bashkë me fmailjen e saj. Nga Fjärdingskolan vendbanim i i saj duhet të ketë diku mbi 130 km ku edhe eshte gjeture balona e hudhurë në ajrë vitin e kaluar. Kjo ishte ish nxënsja e Fjärdingskolan Ingela Axelsson e cila mori pjesë në manifestimine vitit të ri shkollor dhe në lëshuarjen në ajrë të balonave nga nxënësit këtu.Ajo thotë se u ndje e lumtur dhe se kjo është një deshmi se njeriu ndihet mirë kur është ne vemndlidjen ne e tij dhe në mesin e njerëzve të mirë.
Kjo është një deshmi se ne vendet ku cdo gjë funksionon për së mbari, ku njeriu ka respektin për njeriun e mund të ketë gjëra të mira, gjëra të bukura të cilat të bëjnë të ndihesh krenar dhe të mendosh se ndoshta je në shtëpinë tende.
Por edhe ne vet duhet të jemi në ball të ketyre gjërave pozitive për ne, për vendin tonë, për fëmijet tanë, por si duket ne bëjmë pak në këtë drejtim e më shumë krysisht ata të cilët janë në rrjedhën e këtyre ngjarje. Kjo është një deshmi se në ketë vatër arsimi edhe i huaji mund ta ndjej vetën sikur në shtëpi të vet thonë nxënësit e kombeve të ndryshme që vijojnë mësimet në këtë shkollë.
Besoj se edhe ne shkollat tona ka mudnësi ne cdo fillim vitit të organzihen manifestime te tilla me nxënësit. Nuk duhet shumë investim as material as fizik por vetëm vullnet dhe dashuri per punëne, dashuri për njeriun, për fëmiun.
Athua i kemi ne keto?!
SOKOL DEMAKU
|