SHTËPIA NË BREGDET Nga SULEJMAN MATO
E Hënë, 01.12.2015, 03:10pm (GMT+1)
Eshtë një shtëpi e vetmuar dhe e harruar , aty s'ka zëra femijesh, aty s' hyn e del asnjeri.
Kanë ikur të gjithë dhe e kanë lënë, duke e dënuar me harrim dhe vetmi..
Guret si guret... Nuk ndjejnë asgjë për të dashurit e tyre, as dhimbje as trishtim.
Poshtë saj një ulli grindet me erërat, ditë e natë, duke u plakur nga pak çdo ditë.
Kush tha që gurët dhe drurët nuk ndjejnë? Kush e njohu trishtimin e gurëve?
Po të kishin gojë, ç' ulërima do nxirrnin? Do plasnin dhe gurët siç plasin zemrat..
Më mirë që gurët dhe drurët nuk ndjejnë ndryshe, hataja do të ndodhte me ndarjet.
SULEJMAN MATO
|