TREPÇA ILIRIANE Nga RRUSTEM GECI
E Premte, 01.16.2015, 10:57am (GMT+1)
Në Trepçë është palca Shqipërisë qenia që të adhmen ma përcakton le të çmenden të gjitha perënditë Trepça Iliriane mua s´më mohon
Në të dielat e arit dhe t´ argjendit në të hënat e shiut dhe metaleve u vetëlindën plumbi, zinku, dhe ari dhe kristalet e florinjta të Trepçës
Hapini ballinat e faqeve të tokës të shihni feldspathet, manganin në të reshurat...midis vullkaneve u vetëlindë Trepça jonë dhe Opali
Qahen thëngjillet, floriret e tokës qahen humuset, molibdeni blu me gjunj të natës po m´i bien tokës qahen pemët për degët kërcu
Fol gjuhë e lashtë e kësaj toke Trepça e Kosovës prindin e di Në Trepçë Kosova ka një emër Mëmë e baba ia quajnë, Shqipëri!
Dortmund, 2015
RRUSTEM GECI
|