'SONTE JE BAJRAK NDËR ÇIKA…' - Një shoqes time, në natën e martesës - Bajram Curri 1976- Nga ZEQIR LUSHAJ
E Hënë, 01.19.2015, 03:43pm (GMT+1)
Shoh trupin tënd, Më duket vijim, I pishave të bjeshkës, i bredhave. Vetullat e tua, Të zeza, gajtan. Degë molike, rritur në shkamb. Si në verë, Kur shkrin orteku i borës, Të bardhë e të butë gishtat e dorës. Shikimi yt, Rrezja e parë kur zbardhë dita, "Sonte je, bajrak ndër çika...". Pasha gjakin, Emnin burrit nuk t'ia di, Oooh, ku ka moj burrë për Ty?! Aaah, medet, Krajlica e Bacit , Shkret, po i len rrethet e Gashit!! ----------- -Nga libri "Hija e vendlindjes", faqe 44-
ZEQIR LUSHAJ
|