ZANGRA Nga JACQUES BREL
E Martë, 01.20.2015, 12:39pm (GMT+1)
Më quajnë Zangra dhe jam leitnant Në fortesën e Belonzio, që dominon fushën Nga ku armiku do vijë, e do bëhem hero Duke pritur kete dite, merzitem nganjehere Ndaj shkoj ne fshat dhe shoh vajzat grumbull Ato enderrojne per dashuri e une per kuajt e mi!
Me quajne Zangra, tashme kapiten! Ne fortresen e Belonzios, qe dominon fushen Nga ku armiku do vije e do behem hero! Duke pritur kete dite, merzitem nganjehere Ndaj shkoj ne fshat per te pare capkenen Consuelo Por ajo me flet per dashuri e une per kuajt e mi!
Me quajne Zangra, tashme komandant Ne fortresen e Belonzios, qe dominon fushen Nga ku armiku do vije e do behem hero! Duke pritur kete dite, merzitem nganjehere Ndaj shkoj ne fshat, te pi me Don Pedron Ai pine per dashurite e mia e une per kuajt e tij!
Me quajne Zangra, jam nje kolonel i vjeter Ne fortresen e Belonzios, qe dominon fushen Nga ku armiku do vije e do behem hero! Duke pritur kete dite merzitem nganjehere Ndaj shkoj ne fshat, te takoj vejushen e Pedros! Me ne fund une flas per dashurine, por ajo flet per kuajt e mi!
Me quajne Zangra, tashme nje gjeneral i vjeter E lashe Belonzion, qe dominonte fushen! Dhe armiku eshte aty, e une nuk do jem kurre hero!
Përktheu: AGRON BALA
|