PËRTEJ TË PUTHURËS Nga SINAN KËRPAÇI
E Enjte, 01.29.2015, 04:29pm (GMT+1)
Harroje që jemi bashkë kur të puth, kur të puth e s`jam dhe zog! Unë e kam trupin në pemë e jemi tok në një fllad që na përkund, unë e kam shtratin në pemë, e kam gjethe, e kam degë.
Eja ikim tej të puthurës, në verim ta ndjej dorën që më shkund atje te shtëpi e zogjve... Dashtë Zoti e nuk thua se jam vegël muzikore, por më lë, më lë bilbil.
S`shkoj te zogjtë t`u vjedh këngën, të shprehesh ti: këndon bukur! Mu atje në majë të pemës dua ta ngjit një të puthur e ti të thuash:"Bilbil!" për gjyzarin.
(Nga libri i ri ne doreshkrim ende pa nje titull...)
SINAN KËRPAÇI
|