U MBAJT MBLEDHJA E KËSHILLIT DREJTUES TË VATRËS
E Hënë, 02.02.2015, 11:03am (GMT+1)
BRONX NEW YORK: Vatra e nisi veprimtarinë e saj - për vitin 2015 me një mbledhje pune ku në rend të ditës ishte raporti i kryetarit Dr. Gjon Buçaj, aktiviteti dhe veprimtaria e saj gjatë vitit 2014. Të tubuar të shtunën në Shtëpinë e Vatrës, nën drejtimin e kryetarit dr. Gjon Bucaj, erdhën pothuajse të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të Federatës Panshqiptare të Amerikës"VATRA", të cilët i përqëndruan diskutimet e tyre, në raportet të cilat hapën debate si dhe amendamentet e Kanunores, të cilat u tha se do të diskutohen në Kuvendin e ardhshëm të Vatrës, i cili do të mbahet në muajin Prill - në Jacksonville - Florida.
Në këtë tubim foli edhe nën kryetari i Vatrës zoti Agim Raxhaj - i cili paraqiti në mynyrë të detajuar për-shkallëzimin e situatës politike në Kosovë, pas zhvillimeve më të fundit - duke u përqëndruar në fjalën e tij tek dy demostratat e mbajtura në Prishtinë, për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe çështjen e privatizimit të Trepçës. Ai- me këtë rast duke folur për gjendjen në Kosovë, pas dy protestave të dhunshme, ceku në fjalën e tij dhe shqetësimin lidhur me ikjen masive të qytetarve të Kosovës në perendim, dhe për pakënaqësit në rritje të qytetarëve të Kosovës, nga sektorë të ndryshëm, duke përmendur konkretisht atë të sektorit të shëndetësisë dhe arsimit, të cilët kan paraljmëruar greva të përgjithshme. Rexhaj, mbasi e vlerësoi situatën e krijuar, si mjaft kritike, edhe për të ardhmen e Kosovës, tha se " gjendja në Kosovë, është e rënduar nga papërgjegjshmëria e klasës politike atje, e cila është fajtore edhe shkaktarja kryesore e kësaj situate dhe e këtyre zhvillimeve," . Ai kërkoi që Vatra për këtë arsye duhet të dalë me një deklaratë, për opinionin e Kosovës dhe mbarë shqiptar, rreth zhvillimeve më të fundit në Kosovë, duke bërë edhe thirrje edhe që të ndalen largimet masive të kohëve të fundit prej qytetarëve të Kosovës," tha nënkryetari i Vatrës Rexhaj. Ndërkohë, për këtë qëllim - në këtë diskutim u përfshinë të gjithë anëtarët e Këshilli Drejtues i Federatës Panshqiptare të Amerikës"VATRA", të cilët vendosën që të ngritet edhe një grup pune, nën drejtimin e profesor Mit'hat Gashit, i cili, u vendos të hartojë deklaratën, për t'ju paraqitur sa më shpejt mbarë opinionit. Duke u përfshirë në këtë diskutim gazetari dhe studiuesi Idriz Lamaj, anëtar i Këshillit Drejtues të Vatrës, - sugjerojë se deklaratat simbas tij, duhet të jetë si gjithmonë të paraqesë pikpamjet dhe qëndrimet e Vatrës, në kontekstin e statusit të saj - prej themelimit. Një ndër pikat më të rëndësishme të diskutimeve ishte edhe ajo për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe Lustracionit. Për të cilën, foli zoti Lek Mirakaj, një ish i përndjekur nga regjimi komunist, i cili kaloi gjithë jetën e tij, në burgjet politike dhe kampet e interrnimit, së bashku me familjen e tij. Anëtari i Këshillit Drejtues të Vatrës, zoti Mirakaj, me këtë rast kërkoj që Vatra të dalë edhe me një deklaratë për hapjen e Dosjeve, dhe ligjin e Lustracionit, të kërkojë faktorizimin e shtëresës së presekutuar dhe dekomunistizimin e shtetit shqiptar. Zoti Mirakaj në fjalën e tij - sugjerojë se dosjet duhen bërë krahas lustracionit, dhe për këtë i kërkojë Vatrës, t'i drejtohet me një deklerat të drejtpërsëdrejtë: Presidentit të Republikës së Shqipërisë zotit Bujar Nishani, Kryeministrit Rama, Kryetarit të Parlamentit Meta, ambasadave të huaja në Tiranë, Departametit të Shtetit, Parlamentit Europian dhe Organizatave Ndërkombëtare për të Drejtat e Liritë e Njeriut në botë. Vatra, duhet të shprehet rreth këtij problemi të cilin ai e quajti si pikë kyçe edhe për shoqërinë shqiptare. Ndërsa, tregojë edhe për mënyrën e hapjes së dosjeve të sugurimit të Shtetit, dhe të spiunëve të regjimit të Enver Hoxhës, duke iu referuar eksperiencave të disa vendeve të cilat e kan mbyllyr këtë problem me kohë. " "Mendoj që Vatra, duhet të jetë në mbështetje dhe të dalë me qëndrimin e saj - i cili do të shprehet me anë të një deklarate, publike, që të jet e qartë, e përpiluar mirë, dhe në konsultim dhe në të njëjtën linjë, me atë të kërkesave të, të presekutuarve në Shqipëri," tha z. Mirakaj. Mbas diskutimit të tij kan qenë Anëtarët e Këshillit Drejtues të Federatës Panshqiptare të Amerikës "VATRA" , të cilët miratuan një zëri propozimin e zotit Mirakaj. Një ndër pikat e rëndësishm të rendit të ditës për këtë mbledhje të këshillit të Vatrës ishte edhe diskutimi rreth Kanunores së Vatrës, kryesisht rreth gjashtë amendamenteve që nuk kaluan për votim në Kuvendin e fundit të Vatrës, zhvilluar gjatë vitit 2014. Kurse u diskutua në këtë mbledhje edhe rreth mbledhjes së fondeve për Vatrën, kryesisht për bibliotekën, arkivin dhe mobilimin e shtëpisë së Vatrës. Rreth organizimit të festimeve të përvjetorit të shtatë të Pavarësisë së Kosovës nga Federata Vatra dhe Bashkësia Shqiptare, foli nënkryetari i Vatrës z. Asllan Bushati. Zoti Bushati solli detaje rreth përgatitjeve që janë bërë deri tani, duke u ndalur në , pikat e programit festiv. Dr. Gjon Bucaj paraqiti një informacion rreth një projekti të Harvard University për diasporën dhe njoftoi se vatrani i nderuar z. Mustaf Elezi, patriot dhe atdhetar i flakët kishte dërguar 1000 dollarë , si sponsorizim për gazetën Dielli. . Në fund të mbledhjes editori i gazetës Dielli, Dalip Greca, prezantoi librin e ri me titull "Vatra dhe Vatranët", të gazetarit dhe studiuesit Idriz Lamaj, anëtar i Këshillit të Vatrës, i sapo botuar. Greca, propozoi që me rastin e 103 vjetorit të themelimit të Vatrës të organizohet promovimi i këtij libri (të Dielën e 26 Prillit 2015 në orën 1 p.m. në Shtëpinë e Vatrës). Më pas nga dr. Skënder Myrtezani u diskutua rreth ndihmës për t'i dhënë një të riu 25 vjeçar nga Kosova, Petrit Dreshaj, i cili u tha se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe ka nevojë për transplant. Gjatë fjalës së tij kreu i vatranëve dr. Buçaj dha një panoramë rreth degëve të Vatrës, duke u ndalur tek formimi më i ri, dega e Vatrës në Tampa dhe Clearwater - Florida, duke regjistruar kështu degën e katërt të Vatrës në këtë shtet. Mirëpo, jashtë vëmendjes së diskutimit të kryetarit nuk mbetën edhe shqetësimet e vëna re në disa nga degët e Vatrës si ajo e krijuar vitin e kaluar në Hartford, dega e Hudson Valley, si dhe dega e Michiganit. Pjesëmarrësit të cilët u përfshinë në këtë debat të fort, duke mbështetur plotësisht qëndrimet e degeve të tyre, ishin për një zgjidhje konstruktive e cila simbas tyre duhet ti shërbejë në të gjitha mënyrat forcimit të Vatrës dhe degve të saj. Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, duke mbyllyr këtë tubim u kujtojë Anëtarve të Këshillit Drejtues të Federatës Panshqiptare të Amerikës"VATRA", se Kuvendi i ardhshëm i Vatrës do të organizohet me 2 Maj 2014 në Jacksonville në Florida, dhe ftojë të gjithë anëtarët dhe degët e saj të marrin pjesë në të Kuvend.
www.voal-online.ch
|