FATKEQËSITË Nga PABLO NERUDA
E Hënë, 02.02.2015, 03:35pm (GMT+1)
Kur arrita në Kurautin hi binte si shi nga vullneti i vullkaneve.
Në Telca u ktheva ku rriten më shumë lumenjtë e qetë të Malues e në një barkë rashë në gjumë e u gjenda në Valparaiso.
Në Valparaiso rreth meje ranë shtëpitë e mëngjeze ha mbi rrenojat e librarisë sime që shkoi mes një Baudelaire që shpëtoi e një Cervantesi të rreckosur.
Në Santiago zgjedhjet nga qyteti më debuan: të gjithë në fytyrë u pështynë e sipas gazetarëve të drejtët në qiell shkuan dhe vrasësit në rrugë.
Shtratin bëra te një lumë qe me shume mbarte gure se uje, prane ca lisave te qete, fare larg nga cdo qytet, atje te guret qe kendonin ne fund ne paqe munda te fle me nje fare frike nga nje yll qe me shihte e kapsiste syte me nje ngulmim dashakeq.
Por mengjezi i bute nate zezen e ngjeu blu e yjet armiq drita gelltiti ngadale ndersa i qete kendoja pa fatkeqesi a kitare.
Përktheu: EMIL ASDURIAN
|