BATON HAXHIU, KOHA ËSHTË PËR DËMSHPËRBLIM LUFTE NDAJ KOSOVËS E JO T'I KËRKOJMË FALJE SERBISË!!! Opinion nga ASLLAN DIBRANI
E Premte, 02.06.2015, 09:45am (GMT+1)
Baton Haxhiun një njeri i cili nuk është i ngopur akoma me vrasjen masive dhe gjenocidin qe u zhvilluar kundër popullit tonë nga aparatura serbe.
Se shqiptaret me të mirë dhe ma të devotshëm , ata qe u sakrifikuam për çështjen e Kosovës me burgje , me luftë, me vrasje, me aktivitete gjithnjë kombëtare për ta çliruar Kosovën njëherë e përgjithmonë nga çizmja e armiqve, jemi të keqtrajtuar dhe keqpërdorur s'ka dyshim . Gjithmonë jemi përbuzur nga vet qeveritarët tanë, nga vet politikat tanë duke filluar nga Ahmet Zogu që i vrau shumë patriot qe ishin projektues të pavarësisë së Shqipërisë !?. Po ashtu edhe Enver Hoxha vrau njerëzit kundërshtar qe ishin të një mendje tjetër me ndërtuar Shqipërinë . Ky fenomen po vazhdon edhe në Kosovën e pasluftës duke i vrare njerëzit ma të devotshëm dhe me vlera. Një retorike simetrike, po ndodhe edhe tash ku pikërisht marr si shembull Baton Haxhiun një njeri i cili nuk është i ngopur akoma me vrasjen masive dhe gjenocidin qe u zhvilluar kundër popullit tonë nga aparatura serbe. Në Kosovë po edhe në Gjakovë qe si pretekst kundërshtimi dhe reagimi po e marr deklaratën e Baton Haxhiut, ku ka theksuar ditë me parë se kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari duhet t'iu kërkojë falje serbëve që u gjuajtën me gurë në Gjakovë, ndërkohë që të njëjtën gjë nuk e ka kërkuar nga serbët që e vizituan këtë qytet, e të cilët sipas Nënave Gjakovare, janë përgjegjës për krimet e kryera në vitin 1999.
Pamje e Baton Haxhiut qe gjakun shqiptar e konsideron si uji , varret tona i harron nga dora gjakatare serbe. I harron nenat tona që mbeten pa ma të dashurit e tyre. Njeri i pa identitet shqipfolës duke belbëzuar cenon rend identitetin tonë kombëtar për interesat e Serbisë!!!. Baton Haxhiu koha është për dëmshpërblim lufte ndaj Kosovës jo tu kërkojmë falje serb!!!
Por, kërkim falje Haxhiu nuk kishte kërkuar as nga ish ministri i Kosovës, Aleksandër Jabllanoviç, i cili i fyeu nënat gjakovare duke i quajtur "egërsira" qe i lypen fëmijët dhe të dashurit e tyre të varrosur nën osfalltet e Serbisë dhe akoma nuk janë e gjetur! Akoma mbesin të kufomat e masakruara të djegura dhe të fshehur nga Serbia dhe kumbarët e Baton Haxhiut...
Në vend të përgatiten lëndët , të mblidhen dëshmitë dhe faktet nga gjenocidi serb në Kosovë për dëmshpërblim, akoma ka tip tradhtarësh si Baton Haxhiu që saboton dhe krijon huti në opinion!
Pse dhe kush e paguan Baton Haxhiun të përkrahë Serbinë e ku e gjithë bota demokrate me mjetet e veta intervenoj me ndaluar gjenocidin serb ndaj shqiptareve!!!???... A thua ku paska qenë Baton Haxhia ne kohën e masakrave në Kosovë. A thua sipas Baton Haxhiut ne duhet kërkuar falje Serbisë për krimet qe ai i zhvilloj kundër nesh. Jo jo, zotëri Haxhia, ju keni gabim me qëndrimin tuaj që kolltukët serb të kanë përgatitur të jesh argat i tyre. Pse ti e din?.Ne do të jemi shqiptarë që babë-baba-dem e ruajtëm identitetin tonë pa Batona e si ju te tjerë shqipfolës. Në vend të përgatiten lëndët , të mblidhen dëshmitë dhe faktet nga gjenocidi serb në Kosovë për dëmshpërblim, akoma ka tip tradhtarësh si Baton Haxhiu që saboton dhe krijon huti në opinion.
Pse ky tip matrapazi të jetë në krye të një mediumi drejtori i "Klan Kosovës" ? Kush e financoi këtë qe ta udhëheq këtë TV. Pse nuk ndërmerret një hap nga organet gjegjëse që ti mbyllet ai TV, kur është një njeri i dëmshmen për shoqërinë dhe popullin shqiptar?. A ka qenë dhe a është pjestar i UDB-es ,së Serbisë Baton Haxhiu ,këtë le ta thonë organet gjegjëse të Kosovës?.
Ky njeri sipas disa shënimeve nga zyrtar i ndjekjes penale Naim Miftari. Ky u gjet në shumë udhëkryqe të dyshimta që ka qenë edhe prestar i UDB-es, së Serbisë. Ai shprehet ma tutje se kemi pas urdhër që ku ta shohim Baton Haxhiun me arrestuar dhe me dorëzuar në Likovc. Unë shumë herë kam deklaruar se Baton Haxhiu është UDB-ash i Serbisë. Në vitin 1998-1999 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur një flet arrest intern për Baton Haxhiun si bashkëpunëtor i UDB-së, i cili edhe sot është një bashkëpunëtor i tillë", thotë Naim Miftari sipas artikullit "Pse Baton nuk i kërkove Serbisë dhe Jabllanoviçit të kërkojnë falje për gjenocidin në Kosovë" të botuar ne "Bota Sot" e dates 04.02.2015 nga autori Nehat SHAQIRI.
Vete fakti qe ky tip tradhtari është ende gjalle, pa u ballafaquar kurrë me drejtësinë ka lëne shume të dyshoj për rrjedhat dhe politikën e sinqertë të politikanëve të dalë nga lufta që janë edhe vet të devalvuar me këto paqavëra siç është Baton Haxhiu. Si është e mundur që një spiun , një tradhtar i tillë, që e njeh e tërë shqiptaria si një mercenare i fëlliqur dhe hapur është në shërbim të shkaut, edhe sot e kësaj dite. Të jetoj dhe punoj pa u trazuar, pa frike, pa fije turpi, dhe atë në vende ma kyçe siç janë mediat (televizioni , shtypi)etj. Ky është skandal!?.Kjo lenë përshtypjen se Kosova është e okupuar nga bandat ,tradhtarët dhe matrapazet antishqiptar. Pasojat e këtij krimi ndaj Kosovës janë pa gjatë luftës dhe mbas luftës(me vrasjet e luftëtareve më të devotshëm, me kapjen e shtetit me dhunë , me gënjeshtra patriotike si çlirimtar qe e keqpërdorën edhe emrin e UÇK-së.
Detyra dhe obligime të ngarkuara nga elaboratet dhe kuzhinat serbe për destabilizim e shteteve shqiptare nga tip Batonat do të jenë të dështuara!
Shume, shume vështire të gjejmë njerëz të kompletuar në Kosovë qe janë meritorë të vihen në balle të institucioneve shtetërore, ose janë të shitur dhe ish shërbyes të armikut, si Batoni e shume e shume te tjerë në PDK, LDK etj. Shumë ka mbështetje të besohet se janë të padijshëm me diploma të blera, ose janë inatçor dhe nuk duan të shohin njerëz me të mençme se vete ne krye të shtetit.
-Baton, ti po e vërteton se je një bastard kriminel dhe i poshtër pro serb, siç ke detyra dhe obligime të ngarkuara nga elaboratet dhe kuzhinat serbe për destabilizim në shtetet shqiptare të Ballkanit . Këto plane tuat i din populli dhe nuk do të avancosh më, në dëmin e popullit tonë shqiptar. Ju dhe Shkëlzen Maliqi si kryekordinator të krijimit të një minijugosllavie apo miniserbise, do të jenë plane të dështuara. Kombi shqiptar nuk ka kohë të pres dhe të merret me planet e juaja . Ai ka përpara platformën e vet për bashkimin kombëtar. Le të mbes ky shkrim si apel i bojkotimit dhe izolimit të gjithë shqiptarëve si tipat e Baton Haxhiut.
ASLLAN DIBRANI
|