IKJET LEGALE - ËNDRRAT E REALIZUARA
E Djelë, 02.08.2015, 11:23am (GMT+1)
Fatlumit gati i është përmbushur ëndrra. Ai ka nisur ta krijojë një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka mundur të shkonte nëpërmjet një rruge legale.
Ka ikur në verën e shkuar dhe ka gjetur shumë gjëra që nuk ia ofronte Kosova. Ka një punë që paguhet mirë, paralelisht së cilës ndjek një shkollë. Pret që brenda një kohe jo shumë të gjatë të bëhet edhe shtetas amerikan.
Emigrimin përtej Atlantikut e ka realizuar nëpërmjet programit "Work and Travel", i cili ua mundëson studentëve nga Kosova, ashtu sikurse studentëve nga e mbarë bota, që të shkojnë në Shtetet e Bashkuara për të punuar dhe për të udhëtuar gjatë pushimeve verore. Studentët pajisen me vizë "J1", e vlefshme për qëndrim disamujorë.
Por thuajse të gjithë aplikojnë për viza që mundësojnë qëndrim më afatgjatë. Disave u refuzohet. Por ka studentë fatlumë sikur Fatlumi që pajisen me të tilla.
"Programi është për rreth 3 muaj qëndrim në Amerikë, por pastaj kush dëshiron të vazhdojë qëndrimin mund të gjejë zgjidhje, ngase ka lloje të ndryshme vizash përmes së cilave mund të qëndrosh, por varet se a i plotëson kushtet. Unë kam ardhur me vizë "˜J1', pra "˜Work and Travel', dhe mandej vendosa të qëndroja dhe aplikova për vizë "˜F1' që është vizë studentore. Paguaj një shkollë të gjuhës angleze dhe njëkohësisht punoj. Fatmirësisht mua më është aprovuar viza", ka treguar nëpërmjet komunikimit elektronik ky student kosovar, që ka pranuar të flasë vetëm nën identitetin e emrit imagjinar Fatlum.
"Shumë studentë që vijnë këtu nuk kthehen. Ka të tillë që qëndrojnë me të njëjtën mënyrë si unë, por ka edhe dhjetëra të tjerë që rrinë në mënyrë ilegale në Amerikë"kd
www.voal-online.ch
|