SADIK SELMAN LUSHAJ - QYTETAR NDERI POST MORTUM I KOMUNËS LEKBIBAJ Nga SELIM NËNGURRA
E Hënë, 02.09.2015, 11:06am (GMT+1)
Populli ynë ka ba gabime neper shekuj sepse jo rrallë here ka anashkalue dhe i ka mbulue me pluhunin e harresës njerzit e mëdhej, njerzit me merita , njerzit e sakrificës, urtisë, bujarisë dhe Atdhedashunisë. Sikurse edhe ka ba gabime kur ka nda tituj e mirnjohje per njerzit pa merita, per njerzit e vetshpallun dhe vetzgjedhun si hero , si luftëtar e dijetar e pastaj të perkrahun nga klane e grupe partiake, ideologjike apo farefisnore janë ba edhe pjesë e historive lokale e kombëtare.
Mirpo bukur shpesh njerzit vullnetmirë, njerzit bujar propozojnë dhe perkrahin per dekorime e mirnjohje per bashkvendas të tyne të cilet ato mirnjohje i meritojnë. Unë sot mora nji lajm nga Zeqir Sadik Lushaj , miku i jonë në ZSH, kolegu dhe Redaktori i sajë se si i shkruen njoftim poeti i Malësisë Gjon Neçaj me të cilin e njofton se Sadik Selmani Lushaj nga Këshilli i komunës Lekbibaj unanimisht u dekorue post mortum si QYTETAR NDERI i sajë.
Nuk kam pas fatin ta njof Sadik Selmanin, por kam pas fatin ta njof e ta kem mik të birin e Ti Zeqirin , ti njof edhe vajzat e Sadikut e posaqërishtë vajzen e vogël zonjën Xhbane Toska dhe sa here kam ndëgjue diken të flet per Sadik Selmanin jam mburr edhe unë si djalë i fisit Krasniqe dhe gjithmonë fjalet e mira gadi gadi historike dhe me permasa legjendare per Sadik Selmanin mue mu kan duk se jan modeste sepse derisa dikush fliste per Sadik Selmanin unë kujtoja Zeqir Sadikun dhe Xhabne Sadik Toska dhe mahnitesha me ate që më fliste ama edhe me dukej pak po thotë dhe ja kisha lakmi që e ka njoftë e ka bashkjetue me Sadik Selmanin.
Per të mbramen here per Burrin e urtë e trim , per burrin bujar e të menqem per burrin bukëdhanës e të fjalës e beses per Sadik Selmani më folen veren e kalueme ne takimet tona z. Hasan Selimi dhe z. Gjon Neçaj. Tash z. Gjon Neçaj na jep edhe lajmin e gëzueshem.
Le të jeton perjetë emni dhe vepra njerzore e humane e Sadik Selmanit, le të jetojnë ata që e perkrahen dhe unanimisht e zgjodhen QYTETAR NDERI të komunës Lekbibaj këtë burr të madh të fshatit Gri , dhe të tan Malësisë tonë.
Urime vëlla Zeqir, Urime motër Xhbane urime familje e gjanë Lushaj Me shumë respekt dhe krenari Selim M. Nengurra
SELIM NËNGURRA
|