U KTHYEN DALLËNDYSHET Trevargshe nga QAZIM SHEHU
E Hënë, 02.23.2015, 11:01am (GMT+1)
U kthyen dallëndyshet Në pranverë Mallëngjehemi për zogj të tjerë. +++ Anija në horizont I vë detit një sy, Cikllop mbeti ai. +++ Fëmijëria iku Pas një romani që Ende s`po e shkruaj +++ Kthehem në shtëpi Si në një kuti bosh Kur s`të gjej +++ Vizatoj në ajër Fytyrën tënde Ajri hollohet +++ Dy pemë në rrugë Udhëtarë të harruar S`çelet asnjë derë +++ Një kanarinë në kafaz, Hekurat fije bari Djersijnë. +++ Kockat e plakura Kërcëllon ura Valët tradhti të çthurura +++ Diamante të syrit Në gjerdan vështrimesh Shkëlqejnë +++ Verë e lumtur Shkrihet në trupa Statuja dashurie +++ Prizm i buzëqeshjes Fshiu anët Në tym të ndjenjës +++ Bleta mbi kërcell Thith njomështinë Vjen mjaltë i hidhur...
QAZIM SHEHU
|