NË VENDLINDJEN E MBRETËRESHËS TEUTË PO KRYHEN GËRMIME ARKEOLOGJIKE
E Martë, 02.24.2015, 08:15pm (GMT+1)
Në qytetin e Risanit, në gjirin e Kotorit, në Mal të Zi, gjendet vendbanimi më i njohur i antikitetit ilir në rajon.
Në këtë qytet i cili gjendet mes Shkodrës dhe Dubrovnikut, ishte selia ushtarake e mbretëreshës ilire Teuta, përcjelle VOA.
Para disa vitesh në këtë vendbanim kanë nisur gërmimet arkeologjike në kuadër të projektit "Risinium - vendi i mbretëreshës Teutë", të cilat nxjerrin në pah zbulime me vlera të mëdha kulturore.
www.voal-online.ch
|