FERRPARAJSA Poezi nga XHEVAHIR SPAHIU (Ribotuar në 70 vjetorin e lindjes së poetit)
E Djelë, 03.01.2015, 09:44am (GMT+1)
Pa pike pezmi vdes qysh neser po fundja fatit pse t'ia prish Pushtoma shpirtin, vere e vjeter, me lidh me pranga perendish.
Shkelqen parajsa permatane, s'ka ferr e terr e tmerr pa fre, se nga te gjithe qe shkuan e vane asnje s'u kthye prape mbi dhe
Por çfare merzie e perzishme rrafshire e botes n'ameshim! Pa pabesi te befasishme, pa nje perplasje, nje tundim
M'u ndiz ne deje zjarr i pare, me prush e afsh me perkedhel. Nje mije demone ta heqin zvarre, i zmbraps ky dufi yt rrebel!
Me yjet flet kur pret vetem ne ferrparajsa gjithesish. Plugoma shpirtin, vere e vjeter, te thyej pranga perendish.
XHEVAHIR SPAHIU
|