E Premte, 11.01.2024, 01:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
TË NGJALLUNIT
Poezi nga AT GJERGJ FISHTA

E Hënë, 04.06.2015, 08:59am (GMT+1)


U ngjallë s'deknit: or' prej dore
Preja mordes si i ka pshtue?
Sí i ka mujtun dyerët mizore,
Si ka pshtue Njai, qi pushtue
Kje prej tjerve "˜i herë mbi dhé?
Per NjatÄ™ jam tue lshue bé
Qi prej s'deknish e gjalloi.

U ngjallë s'deknit: ftyra e gzueshme
Nen pelhurë nuk rrin mâ ngrit;
U ngjallë s'deknit: e randueshme
M'njanë ânë t'vorrit kaperdít.
Prapët mbi tokë rrin rrasa e eper,
Porsi i forti qi pin teper,
Tu' u çue Zoti flakuroi.

Porsi kúr per gjysë njaj shteku,
Mbas pushimit n'nji lisní,
Prap udhtari jeten preku,
E prej krejet hjedhë n'ajrí
Dushku s'thát nji gjethe t'rame,
Qi prejdeget ardhë e dame
Dalkadalë mbi tâ u ndesh:

Njashtu a' i forti njatë mermerë,
Sypri vorrit qi randote,
Lehtë e dyndi me nji herë,
Kúr prej rrahes mjerí- plote
U kthye shpirti e trupit njitë:
Tha t' Hyjnueshmit mbetun ngritë:
Çou, se vetë me Ty jam tesh.

T' Izraelit nder t'topitun
Ç' âsht perhapë nji fjalë e ré!
Ka shndrÅ· qiellen si kje pritun
Perendija Hyj me né?
O t' topitun, si kje zâni,
Ka mbarue per jú zalldani,
Aj âsht vetë Shelbuesi Zot.

Para Atij n'mbretní t'amshueme
Kush bír robit kishte hypun?
M'i a grabitë mbretnís s'shemtueme
T'parët e moçem Ai ka zdrypun:
D'shiri i bardhë i motit t'hershem,
Friga e rrebtë e anmikut t'mnershem,
Ai Ngadhnjyesi folë kah mot.

Njerzvet shęjten qi kallxuene
Shka do t' siellshin kohët e gjata,
Porsi punët qi veç kaluene
Fmijvet t'vet u kallzon tata,
U diftue ai Diell i ndritshem,
T' cillin Zoti dheut t'kobitshem
Per gojë t'tyne i a premtoi.

Kůr Ageu, kúr Izaija
I a dhanë besen rruzullimit
Se do t' vite "˜i ditë Mesija;
Kúr i nçuemun prej rrëmbimit
I kndoi ditët qi njehun ishin
Edhe vjet't qi lé nuk kishin
Danieli n'mend pershkoi.

Ishte dritë; e tue lotue
Magdalena e tjerat grá
Rrijshin t'mbytnin tue vajtue:
Nji termek atë botë qe rá,
Fund e maje u dynd Sionne
Edhe sogja e patenzone
Friget m'tokë u kalamend.


Nji i perjashtmas djalë i rí
Ndęj mbi vorr prej gurit dhęnun:
Ishte rrfé, po, duka e tí,
Flokut t'borës isht' petku i endun:
ZÄ™mer- ngrîmes, "˜ cilla e luti
I pergjegji njai fjalë- buti:
Âsht ngjallë s'deknit; s'âsht n'ketë vend.

Me t'padukshmet petka mndashit
Le t'shkojë t'zbémt e vjollcës s'irnueme;
Ari t'shndrisë si para tashit;
Zyrja e Fés kú t'thrret e lume
Del, Meshtár, me petka t'mira,
Veshun bardh, rrethue me qira,
T'ngjallnin deket tě kallxň.

Prej elterit duel nji zâ:
"˜Gzou, o e qiellit Rregjinesha;
Gzou; Hy'i nieri n'tý u bâ
Kúr e jona i u çmue vesha,
Â'ngjallë, vetë si "˜i herë premtote:
Per né lutu: luta e jote
Qo t'jet ligjë Aj i lumi do'.

O ju vllazen, kremtja e Zotit
Sot na flet veç gazmend qiellit;
Âsht ditë gostet dita e sotit;
I gzon zęmra sot se t'cillit:
S'gjindet nanë aq e ngurrueshme,
Qi me petka mâ t'lulzueshme
Fmít e vet nuk i veshë sot.

I perkuerët t'jét n'hae bujari;
T'két çdo tryeze dhantít e veta:
Gostve t'mdhana i pshuem visari
Le t'kalojë nder shpija t'shkreta,
Para t'vorfnit tryezen shtrue
T'bâjë, i ndershem, me gazmue
N'ketë ditë t'madhe t't'Naltit Zot.

Larg gallata edhe kelthimi
I gazmendit t'panjerzí:
Nuk âsht ky, jo, nuk âsht gzimi
Qi ep i drejti n'brohorí;
Por i paqët e mrenda vendit,
Por qielluer, si shęj gazmendit,
Qi nder valle t'qiellës ushton.

O ata t'lumët! mâ i bukur dielli
Shdritë atynve i kremtve t'lume;
Por ç'do t'bâjë, fatziu! Nja' i cilli
E dredhë kamben n'ravë t'shemtueme
Qi ke deka ka mbaresen?
Në Tenzonë kush e mban shpresen,
Me Tenzonë dikúr gjallon.
___

1 pshtue: shpëtue: - e gjalloi: e ngjalli.
2 Prapët: sjellun per së mbrapshtit. Porsi i forti ejt.: Et excitatus est tamquam dormiens Dominus, tamquam potens crapulatus a vino. Psalm., LXXVII, 65. flakuroi: u çue në kambë.
3 njaj shteku : njij udhtimi. lisní : lisore, pyllë lisash. jeten preku : zgjohet.- dyndi: çoi perpjetë, largoi. - rrahes mjeri- plote : Limbit.
5 shndrÅ· qiellen: çelë deren e qiellës.
7 t' kobitshem : të mjerë. per: nëper.
8 rrëmbimit : vegimit, ekstazës.
9 atbot: atëherë, sogja: roja. u kalamend : u muer mendsh. zemer- ngrimes: Marís Magdalenë.
11 Me t'padukshmet : me të pahijshmet, të pastolisunat.
s'irnueme : së nxime, së verenikët.
13 aq e ngurrueshme: qi mos të duejë.
14 I perkuerët: i perkorë ( Bogdani), i ndalun në hae.
15 gallata: shamata. kelthimi: brima.
në ravë t'shemtueme: në rrugë të mjerë të gabimit.
Atë Gjergj Fishta, "Të Ngjallunt", "Vallja e Parrizit", bot. II, Shkoder, Sh. Bot. "Atë Gjergj Fishta" , 1941, fq 95-99

Shpjegimet e fjalëve janë të Atë Viktor Volajt.


AT GJERGJ FISHTA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGADHNJIJA E KRYQITNga At GJERGJ FISHTA (04.05.2015)
KUR ÇERDHJA E SHQIPEVETNga Dom PREK NDREVASHAJ (04.05.2015)
ATDHEU NUK ËSHTË PREJ DËBORE (Shënime për romanin “Shpresa e Londrës” të Ruzhdi dhe Greta Jatës)Nga SAMI MILLOSHI (04.03.2015)
IMZOT VINÇENS PRENNUSHI - IPESHKËV, POET, MARTIR (04.03.2015)
KUR NUK VJEN TICikël poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (04.02.2015)
X H E L A T Ë TPoemë për vrasjen e 2785 rekrutëve shqiptarë në TivarNga RRUSTEM GECI (04.02.2015)
NGA SERAFINA TOPIA TEK SERAFINA LAJÇINëntori i lirisë së Shqipërisë dhe nëntori i letërsisëNga XHEMAIL PECI (03.29.2015)
KUR VËSHTRIMIN ARRATISCikël me poezi nga QAZIM SHEHU (03.29.2015)
KËNGËT E TË PAURTITNga RRUSTEM GECI (03.28.2015)
ÇKODIFIKIME TË NJË TEKSTI POETIKPoezia 'Diku, kudo' e Frederik ReshpjesNga RIZA BRAHOLLI (03.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]