E Premte, 11.01.2024, 12:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SHQIPJA KËRKON PRIJËS
(Poemë e hapur. Pjesa e parÑ‘)
Nga QERIM SKËNDERAJ

E Hënë, 04.06.2015, 09:15am (GMT+1)


Ka shekuj që Shqipja kërkon një prijës. Ka marrë kurorën në kthetra dhe fluturon në çdo skaj ku flitet shqip. Do tÑ‘ gjej kokÑ‘n e merituar, qÑ‘ nderon kurorÑ‘n dhe historinÑ‘ e saj.
Shёnim i autorit

Tё lindi me lule, mitra lashtёsi.
Petalet e tyre përhapnin lavdi.

Fustanin tё kaltёr, bluzёn ngjyrё bari,
kapelen tё hapur, si dёborё janari.

Flokёt vjedhur hёnёs, diellin dritё nё sy,
ngjyrat e ylberit, derdhur pёrmbi ty.

Hijerёndё malet, fushat trёndelinё,
perla - shtojzavallet, zbritёn yllёsinё.

Forcёn si kreshnik, bukurinё si zanё,
qё ti bёje dritё, dheut, anembanё.

Ishe ndёr tё parat qё qёndise detin,
vizatove arat dhe stolise mbretin.

Shpellat i braktise, ndёrtove kulturё,
mbolle nёpёr vise qytete me gurё.

Lashtёsia e mirё; kur tё ndriti shtati
pёr tё qenё e lirё, Iliri ta quajti!...

* * *

Rreth e rrotull teje ziliqarёt rozё,
thurnin errёsirё, ngjyrosur ne bloze.

Mbushёn re tё zeza me tufan e shi,
nёpёr mugёtirё tё veshёn nё gri.

Stinёt keq u mpleksёn, hiret ti shёmtonin
me acar e ngrica, ngjyrat ti ndёrronin.

Trupin lis i thatё, krahёt mrete e thekur,
i sulmuan gjatё, as gjallё e as vdekur.

Era gri e vjeshtёs, s'tu nda asnjёherё,
mbulonte në mjegull shigjeta me vrerÑ‘.

Gjethet i rrёzoi, trungun plasariti,
rrudhat t'i shumoi, dhimbja ulёriti.

Ta printe dikush nё udhёn me dritё
e t'ja fshinte sytё, nga hija e hirtё.

* * *

Njё kreshnik i zjarrtё nё mesin e jetёs,
i dha ngjyrё tё artё, erёs gri tё vjeshtёs.

Kish ikur i vogÑ‘l peng pÑ‘r Arbërinë
dhe nёpёr mungesё, ushqeu dashurinё.

I dha krahё e jetё dhembshurisё sё rrallё,
kur mbushi dyzetё, i tha: "Mё ke gjallё!"

Thanё ish ngritur Muji qё tokёn e tundi
me trokun e kalit, erёn gri e shkundi.

Mjegullën e dendur me dritë e kish larë.
Fundvjeshta agoi AGIMIN E PARE.

Stolitё u rikthyen, bukuria ndriu,
njё simbol tё kuq, jugu dhe veriu.

Dhe nё mes tё tij njё shqiponjё e zezё
qё burrat e dheut i lidhi me besё!

KÑ‘shtu, Arbëria emÑ‘r tjetÑ‘r merr,
fluturon e lirё shqipe me dy krerё.

Qё tё vigjёlojё nё furtunё, nё shi,
tё mos ngrijё mё, nga akulli gri.

Bota ndali frymёn njёzetё e pesё vjet,
mbreti i Shqipёrisё kreshnik i vёrtetё.

Me çelik e zjarr dhe mendim tÑ‘ ri
e dёrgoi nё varr, njё perandori...

I pat hije mjekra, shenje fisnikërie.
Koha hodhi firmën: "Burr Shqiperie".

Kurora pat gjetur kokën e vërtetë,
forcën, mençurinë, madhështinë për mbret.

* * *

Xhelozia ndizej rreth e rrotull saj
kur dielli e ndrinte nga skaji nё skaj.

Moti, prap u mbyll, re tё zeza nxinё,
s'dukej asnjё yll ti ndrijё bukurinё.

Njё tufan i tmerrshёm nё dimrin e gjatё,
goditi rrufeshёm, Shqipen pendёartё.

Kreshnikёt i ikёn dhe zanat u zbehёn,
shkёlqimin e fikёn, u tretёn me erёn.

Shqipja ecёn kёrrusur me njё shall tё zi
kёrkon e trishtuar, njё prijёs tё ri.

Kokёn e mban ulur nga pesha e zisё
qё kur e pёrgjaku Sulltani i Azisё.

* * *

Me sytё e thelluar, thinjur gjer nё zemёr,
dhe duke rÑ‘nkuar has një tjetÑ‘r emÑ‘r...

Njё pasha me mjekёr dhe me llullё tё gjatё,
zjarrё e tym rrёzon nga kala e lartё.

Dhe guxon tё ndalё njё perandori.
Nё tre popuj fqinjё, i vuri kufi.

Por njё ditё u thye kockё e tij e vjetёr;
pabesisht ia hoqёn, kokёn me gjithё mjekёr.

PÑ‘r ta ndjekur pas njÑ‘ çudi e madhe,
kujtesa ti flasё: Pasha me dy varre!

Nga sundimi i tij edhe pse i ashpёr,
nё krahёt e Shqipes e shtoi dhe njё flatёr.

Ajo ja besoi një kurorë të nderit,
por se ngrinte dot peshën e Skënderit.

Ndaj e pikëlluar ngrihet fluturim
që të gjej një tjetër, të mençur e trim.

* * *

Si njё gjethe vjeshte forcat e kanё lёnё,
lёkundet e dehur gati pёr tё rёnё.

Sulltani i Azisё kёcёnon e qesh:
"Nga rrobat e zisё kurrё s'do tё tё zhvesh!
Tё rrish buzё varrit, si kufomё e verdhё
qё tё mbillet frikё edhe ndёr tё tjerё".

* * *

Nёpёr erёn gri me fener nё dorё,
ndesh diku njÑ‘ çift prijÑ‘sish popullorÑ‘.

Kur e panë të zbehur e tretur urie,
deri nÑ‘ palcÑ‘ ndjenë dhimbje ShqipÑ‘rie.

E marrin pÑ‘r dore dhe me lotë në sy,
t'i shёrojnё plagёt betohen tё dy.

Dhe ushtoi njё thirrje sa u tundёn malet:
"Si "˜meze nÑ‘ pjatÑ‘', Shqipja s'mund tÑ‘ hahet.
Fukareshё e gjorё qё nuk ka pёr vete
s'mund ti japё Sulltanit, "nizam e xhelepe".
Pa shkёlqeu guximi, shkrepёtimё nё mal,
mbushur lule trimi, Poçem Kuç Hekal*.

* * *

Kur perandoria mori njÑ‘ tÑ‘ çarÑ‘,
Rrapos pёrmbi rrap, ia hodhi litarё...

Shqipes dhe mё shumё krahёt ia shkurtoi,
me guxim tÑ‘ marrÑ‘ tÑ‘ mos fluturojë.

E la tё zvarritet nёpёr errёsirё,
mos ta gjente udhёn pёr tё qenё e lirё.

Sytё ju errёsuan, s'dinte nga tё shkonte,
panorama gri pothuaj e verbonte.

* * *

Prin Prizereni, odë mençurie,
lidhur në një besë vatra trimërie.

Lidhja zgjidhi armët, i ngjeshi në sup
e gjithë Shqipëria u ngrit si një trup.

Gjithë burrat e zgjedhur, me guxim të rrallë
lirinë shqiponjës ja shkruan në ballë.

Ta lexojë Evropa mbledhur në Berlin*
mos ta ndaj në copa, si tortë, Shqipërinë.

Por Evropa heshti, mbylli njërin sy,
dhe më vonë akoma, i mbylli të dy...

* * *

Kur mbeti pa krahë e mbahej me thonj,
humbjet e mëdha gjakun ja hollojnë.

Nёpёr muzg ju shfaq njё poet i ri,
nÑ‘ udhÑ‘n pa dritë i ndezi qiri.

Ashtu, zbehtÑ‘ zbehtÑ‘, qiriri ndriçoi.
Tek shpёrndante retё, dhjamin e mbaroi.

Me shkronja e veshi Shqipen, skaj mё skaj,
e mёsoi tё shkruaj historinё e saj.

Por prijÑ‘s nuk gjeti ta çonte mÑ‘ tej,
krahё e kthetra thyer betejё mё betejё.

Nёpёr udhёn gri, s'gjeti rreze tjetёr
qё t'i jepte jetё dёshirёs sё vjetёr.

Tё jetoj e lirё, si njё shpend malesh,
me bija e bijё, e shkarkuar hallesh.

* * *

Buza nuk i qeshi pёr shekuj me rradhё
qё kur Kastrioti, i dha nur tё bardhё.

Skajuar nё Lindje, skaj nё Perёndim,
njё e madhe grindje, rindezi lakminё.

Ta ndajnё nё copa, o ta zhdukin fare
shpendin me dy koka e zemёr tё madhe.

Tani bukuria, thuajse, i qe shuar.
Fytyrёn me vija, sytё errёsuar.

Flamuri i Skёnderit pa emёr e nder.
Dergjet lotshelguar Shqipja me dy krerё.

Lotin sa njё zall, brengёn sa njё det.
As vdekur, as gjallё, nё shkretinё e vetё.

* * *

Uikonjё nёpёr netё, era ulёriti.
NÑ‘ vjeshtÑ‘n e tretÑ‘ shumë e lodhur mbërriti.

Fundi i asaj vjeshte, fshiu tymin gri
me njё fllad tё bardhё, dritё nё kaltёrsi.

Bardhёsinё e shtuan thinjat e njё plaku,
qiellit flakёroi, simboli prej gjaku.

Mjegullёn e treti, motit diell i dha.
Njё pranverё e vogёl lulesh tё mёdha.

Me ngjyra gëzimi iu qëndisën sytë.
Fundvjeshta agoi AGIMIN I DYTE.

Shqipёria rronte, mbesё nё Iliri
rilindjen festonte veshur kuq e zi.

Këtë here si Krujën e stolisi Vlorën
plaku mjekërbardhë, e nderoi kuroren.

* * *

E rrudhёn vёshtrimin sipёr tё mёdhenjtё,
kur e panё qё rridhnin tё kthjellёt lumenjtё.

Dhe u ndjenё mё ngushtё, mё tё zvogёluar,
shpendi dridhte vallen duke fluturuar.

Nuk u kishte ndodhur, nuk u kishte ngjarё
tё ngrihej nga varri si shpend legjendar.

Kur e panё tё veshur me dritё kaltёrsie,
sytё i perёnduan nёn rrudha zilie.

Shkёlqimi i fortё dikё e verboi
me dritÑ‘n e ndezur, qÑ‘ vjeshtÑ‘n ndriçoi.

Nuk dihet nga zbriti xhelozia gri
dhe krejt e veniti sfondin kuq e zi.

Plaku mbylli sytÑ‘ i prerë në besë
dhe agimi dytë ra në gri të zezë.

* * *

Por beu i bardhë, sojli i nderuar,
hijes i dha diell dhe i perënduar.

Per vehte u dergj muzgjeve të shkretë,
gri-hijen ta çelë me dritën e vetë.

Nuk ishte dëgjuar dhe as parë ne jetë
të shuhej një bej pa një lek ne xhep.

Shqipja e kuptoi kur nisi ta qaj.
Pasuri e tij ish rilindja e saj.

Prandaj dhe u shua, ta shihte te lirë.
Nuk zgjodhi veteveten të ngrysej vezir*.

Kurorës së rëndë i dha peshë e nder,
ndërsa diplomatit mençuri e vlerë.

* * *

Fama e kaloi, detin, dhe më tej.
Skenderi "˜strateg', ndersa plaku "bej".

U pat hije mjekra, derdhte drite e nur.
Te vetmit qe shqipen e bene me flamur.

Kur fryma ju ndal dhe sytë ju rrëzuan,
pat mbetur lavdia, por shpresat u shuan.

Shqipja kurorën me kthetra e ngriti.
Cep me cep të racës me vrull e shëtiti.
 
Të gjente një tjeter me vlerë e me mend
e të t'i vendoste kuroren e rendë. 

QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË NGJALLUNITPoezi nga AT GJERGJ FISHTA (04.06.2015)
NGADHNJIJA E KRYQITNga At GJERGJ FISHTA (04.05.2015)
KUR ÇERDHJA E SHQIPEVETNga Dom PREK NDREVASHAJ (04.05.2015)
ATDHEU NUK ËSHTË PREJ DËBORE (Shënime për romanin “Shpresa e Londrës” të Ruzhdi dhe Greta Jatës)Nga SAMI MILLOSHI (04.03.2015)
IMZOT VINÇENS PRENNUSHI - IPESHKËV, POET, MARTIR (04.03.2015)
KUR NUK VJEN TICikël poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (04.02.2015)
X H E L A T Ë TPoemë për vrasjen e 2785 rekrutëve shqiptarë në TivarNga RRUSTEM GECI (04.02.2015)
NGA SERAFINA TOPIA TEK SERAFINA LAJÇINëntori i lirisë së Shqipërisë dhe nëntori i letërsisëNga XHEMAIL PECI (03.29.2015)
KUR VËSHTRIMIN ARRATISCikël me poezi nga QAZIM SHEHU (03.29.2015)
KËNGËT E TË PAURTITNga RRUSTEM GECI (03.28.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]