|
|
SYTË E AMERIKËS Cikël me poezi nga NAMIK SELMANI
E Mërkurë, 04.08.2015, 09:15am (GMT+1)
Autori i këtij cikli ka botuar këto vëllime poetikë: "¢ "¢ 1. Vatra e mallit 2. Zërat e brigjeve të mia 3. Kroi i këngës çame 4. Fari çam 5. Dritaret e besimit 6. Shpirti çam (antologji poetike personale) 7. Djepi i kënges 8. Peshë e qielit të vendliondjes 9. Bëj të zë , po të merr era (Lirika) "¢ 10.Zjarri i kujtimit Lirika "¢ "¢ Kujtesë për lexuesin Të shohësh Amerikën e madhe sy më sy qofsh nga një vendi i madh apo i vogël gjeografikisht, ekonomikisht apo demografikisht është një guxim bukur i madh. Është edhe një lumturi. Është një nga ato sfida që Amerika i ka patur të shumta në historinë e saj dhe që akoma është një sheshmejdan sfidash të gjithanëshme, që shpesh bëhen edhe një lloj "shkolle"˜ për të tjerët, por është edhe detyrrim kur duam të mendojmë për bashkëjetesën mes kombeve. Të gjitjhë kemi nga pak Amerikë në veten tonë . Në atë lidhje familajre që kemi me të. Në atë lidhje profesionale, pedagogjike. Në atë monedhë me emrin "dollar" që e mbajmë në duar në të gjithë botën e qetësohemi se nuk kemi nevojë të bëjëm këmbime të mëdha. Në atë vargan njerëzish që futeshin në portet e mëdha të Amerikës, në Boston, Njy Jork në filim të shekullit XX kishte edhe shumë shqiptarë të ardhur nga qytete të ndryshme. Nga Jugu e Veriu. Nga Kosova e Çamëria. Herë me një flamur kombëtar në torba e herë vetëm me plaçkat e trupit. Njerëz që mbanin në duar në ato torba të mbushura ca plaçka që mbajnë të gjithë udhëtarët e botës në udhë të largëta. Mbanin edhe njëri-tjetrin, ashtu si ndodh në të gjithë mërgimtarët e botës të të gjithë kohërave. Për të qenë shumë herë "krah" për njëri-tjetrin E sytë e Amerikës u bënë pak nga pak edhe sytë e shqiptarëve që jetonin këtu. Me sfidat e vështirësitë e tyre. Me ëndrrat e pafund që ata thurnin tek mësonin shkronjat e reja apo kur mblidheshin mbrëmjeve dhe flisnin për hallet e tyre e të atyre që kishin lënë larg, sepse edhe kartat që dërgonin e merrnin, nuk e bënin dot ashtu si duhej. Mbase edhe këndonin ndonjë këngë me zë të ulët. Një këngë kurbeti. Një këngë dashurie.. Një këngë për trimat e vendit të tyre që ishin bërë histori dhe duhet ta dëgjonin edhe këtu ku një gjuhë tjetër i priste në rrugë, në dyqan, në punë, në tren e kudo. E ishte një shtet me ligje Amerika. Me kushtetutë. Me një diktat apo ndihmë që iu jepte të tjerëve. Tani për shqiptarët nuk është vështirë që të shohësh sytë e Amerikës. Bota është zvogëluar shumë nga mjetet që ajo përdor. Deri tani këtë gjë e ka bërë më shumë folklori. Një cikël modest ku pjesa më e madhe e këtyre poezive kanë temën e atij komunikimi shpirtëror mes dy kombeve tanë le të hedhë një gur të ri në një lloj letërsie që nuk e kemi parë rëndom. Para politikës, ekonomisë, fjala letrare duket se ka qenë (dhe vazhdon ) të jetë ende e brishtë. Ju faleminderit Autori
1.Shkronjëzjarrtat shqipe të Njy Jorkut Duke ndjekur mësimin e gjuhës shqipe një Njy Jork "¢ "¢ Rrijnë në radhë abetare Si bedena tërë shkronja Porsi zjarret nëpër male Si një grusht me xixëllonja Vijnë nga larg në pragje drite Në ca sy ku s'njihet nata Shkonjëzjarrtat, shkronjëshqipet Fletë pas flete rrahin krahët. Vjen Babë Duda i malluar Është lodhur fort nga rruga Kur sheh shkronjat vargrreshtuar Pikon loti, ikën rrudha. Vjen nga Korça Petro Nini Thinjur krejt si borë në bjeshkë,. Me ca zile vjen rizgjimi Si të kishte njëqind jetë. Ka sjellë sot ca pika gjaku Të ngjyejmë penën fletë pas flete Në Njy Jork ngrihet bajraku Dhe rizgjohen amanete: "Kur të rrisni djem në djepe Kur të bëni gaze, dasma, Shkronjëshqipja të mos tretet Nëpër zemra të marrë flatra!" Shkodër Locja sjell Migjenin Këmbanojnë fjalët ndër rreshta S'paska Lulër e Zenelë Po vogëlushë që thurkan vjersha. Gjerdanojnë shkronjat e shqipes Si ca gurë margaritari Kur thërras të gjithë përgjigjen" " Rron, or rron, e s'vdes shqiptari" Gjokskollitur vjen Naimi Paska sjellë pranverë mes nesh Lum kush zgjoka shqiptarizmin Në një shkronjë që buzëqesh. Vjen Kosova djeppërgjakur Plagëndezur, lumturuar O, ç'iu ndritkan sytë te pragu Kur sheh shqipen fjalëmjaltuar. Çamëria ëndërrvrarë Sjell mandile, këngë, valle Si ushtarë të vënë në radhë Rrijnë shtrënguar abetaret. O moj gjuhë perëndie Ç'po ringrihesh si Feniksi. Merr nga larg njëmijë bekime Të rilindësh si filizi "¢
"¢
2.Fluturim
Kreshnikët e vendit tim E kanë ndërruar tri herë tagjinë e kuajve në këtë kalërim qiellor Gjoks më gjoks Po puthen retë si në çetinat e borëruara të bjeshkës Këtu ujë kristalorë Qënkan sytë e njerëzve që kanë të gjithë si Kryemik Diellin Këtu lahutarët Harrojnë fjalët e këngës teksa nderin telat e lahutës së vjetër. 2. Fluturojnë avionët Me krahë të hekurt shqiponjash që i kanë lënë ca kohë çerdhet Duke bredhëruar Pranë folezave të yjeve që bien si shegë të pjekura Nga erdhëm? Pyesin me bekimin e duarzgjaturve me një pikë loti që tretet Ku shkojmë? Thonë qiejt që kurrë s'numërojnë dot ditët tona të mbetura.
3. Mbrëmjet e Bostonit
Në mbrëmjet e Bostonit marr pa fund aromë të freskët shqiptarie Teksa Noli meshon shqip mes tingujve paqësore të këmbanave Konica më kujton urtinë e heshtjes para marrisë së dhimbshme E peshën e fjalës ta vë në një kandar pa zinxhirët e prangave. Dritëzojnë avionët e vihen në radhë gjithë gjuhët e botës Shkojnë e vijnë pa njohur stinimin e dallandysheve në kthim Një flamur me yje shumë garon me qiejt si fitimtari me kurorës E në horizonte të largët shkojnë e vijnë edhe ëndrrat që thurohen shqip Këpus ca fije bari e lule kuqëlore te pragu i nënës t'i mbjell Një ditë t'ua vë në duar e në zemër dashurisë më të re. O mbrëmje bostoniane merrmi rrudhat e përcillja oqeanit dallgërreptë E shpirt nga shpirti i Amerikës jepmë në gjoks e në hapin që hedh. Këtu këpus flizët e ligësisë që më dhanë ca shpresa të vrara E nis të shtroj ca udhë që më baltosën pa fund këmbën e shpirtin E ulem në gjunjë ballëdjersitur nga lodhja e shtigjeve të largëta E prek një qiell me shaminë kaltërore pa menduar errësimin Këtu marr një grusht dheu të mbjell fidanë buzëqeshesh Nipi e mbesa të gazmojnë me to në ditëlindjet që vijnë E ulem të nxjerr një torbë ëndrrash që aq klithshëm m'u tretën E nis një këngë ku fjalët më ngatërrohen në buzën e mpirë. * Shteti i Masaçusesit ku Bostoni është kryeqyteti i tij quhet ndryshe edhe "Shpirti i Amerikës" Boston
4. Sytë e Amerikës
Më jep sy që të shoh udhën Kur hap derën, kur pres bukën Më jep sy që të gremis malin Si të ishte lodër zjarri. Më jep sy të shoh blerimin Si të nxjerr në çast filizin. Nëm një gjoks të mund orteqe Se m'u ndryshk busull e vetme Se më mori ujë pampori Nuk e di në ç'breg më nxorri. Më jep fllad që të puth gjethe Të kërrej nga gjoksi derte Më jep krahë që të çaj shtigje Futmë gjoksit grusht me yje. Më jep këmbë të shoh lartimin Si njeri që mund verbimin Më jep dorë të bëj kala Të mos bëhem zog pa krah. Më jep forcë të kap direkë Kur furtuna të më prekë.
5. Në Urën e Bruklinit, në Njy Jork
Në Urën e Bruklinit do thërras tupanxhinj e lahutarë teltendosur Sup më sup një valle Rugove të marrim shqiptarçe Nga Çamëria do thërras Osamn Takën gjokssofër Nga Dibra do të pres që në agim karvanarë dasme. Pres zërin magjik të Vaçe Zelës nga Zvicra me Alpe Nga Prishtina Pagarusha do të më vijë patjetër Me serenatat korçare do ta mbaj Njy Jorku zgjuar në dritare Me ison e labit, oqean të ri do të sjell këtu aq i etur. Do të jetë ngritur nga Valë e Bregut Neço Himarioti I ka ardhur nga Parisi një pllakë e re e ujdisur. Vetë Rozafa e gurtë paska lënë një çast foshnjën Tek dëgjon më gjunjë Usta Laverin e thinjur. Po më vjen Tefta engjëllore të zgjojë të tjerë syylynjarë Lasgushi paska sjellë një shami kaltërore liqeri Çetinat përcjellin thirrjen majekrahu, bash si një ujëvarë Si një mollë dasme që sjell nëna mes reve nga deti Kanë hedhur bastunët e gdhendur në det gjyshërit e mi E s'duan t'ia dinë për semaforë që shuhen e ndizen Një vello ullishtore e mbushur me fëshfërimë Po iu zgjon në këtë Urë të lartë damarët e shqipes. E s'pyesin gjyshërit për litarët e shiut që bien si kamxhikë Po iu rizgjohet gjuha, kënga gjer në thoin e këmbës Ooo, mos më thuaj, poet, se kënga nuk është orteku me vërtik Mos më thuaj kurrë, bre, se isha në flatrat e ëndrrës.
6. Zinxhirët e mallit
Bëj të zë me vrap erën e luleve në vendlindje Me një bastun të fshehur dikur nëpër ferra Po ajo më tretet në disa ëndrra që vetëm thinjen e thinjen E më mbeten në duar vetëm luleshqerra.
Bëj të zë ca tinguj këngësh të gjyshërve të lashtë Nga turravrapi amerikan marr fuqi prej divi Po ato shpesh bëhen si tespihet e qelibarta të babait Shkërmoqur në një sofër, shkëputur nga filli.
Bëj të puth si fëmijë atë prag të shkollës së parë Ku zilja na thërriste si zogjtë e klloçkës Oo, ku ta dinin sytë e menduar në pikëlotin e tharë Se një ditë do preknim trastëngarkuar doganat e botës.
Ku ta gjej puthjen e parë pranë një pishe të njomë [ Pyllin që më rriti putrën e vogël, të zbathëruar Dritat këtu m'i verbojnë sytë e bëhem si ciklop Tek eci semaforëve me këmbë, me gjunjë e me duar.
E mbledh pëllëmbën e shukosur me dollarë Që të blej një vilë, një Leksus * të ri, mbase një avion. Po ku ta gjej lëndinën, hirin e vatrës, abetaren e parë Që më dhanë sy për të parë botën që gjallon.
E malli më ndjek si hija e trupit të kërrusur Jo si një kone që një ditë mbetet në kuvli pa lehur. Kështu mbetëm ne, udhëtarë të udhës mallmbrujtur Me një lëmsh lotësh thellë gjoksit, të fshehur
E bëhem dallandyshe që nuk njeh stinimin Për të trokitur te malli me frymën e fjalën-behar. Kështu mbetëm ne, drurë që s'njohin zverdhimin Kudo ku ecim, kudo ku do të kemi një ditë një varr...
* Leksus markë e mirë makinash luksoze bashkëkohore që preferohet shumë nga amerikanët Boston, "¢ "¢
"¢ 7. Frymë amerikane 1. Në këto maja të tokës qelqore Në një lartësi të re qiellore dua veten ta mat Në dritë vetëtimash Një të nesërme këtu dua të ngrej për vete Në këtë oqean Që herë qengjëzohet e herë ngre dallgët si mal Dua pafajësisht Që shpirtin tim ta vë një ditë në kandar pa cene. 2. Në këtë udhë yjore Kapistallin dua që t'ia heq përherë Kalit të Erës. Po s'dua të rrëzohet Karocë e invalidit që i gëzohet fëmijërisht ditës. Në detin e blerimit Dua të vë një fjalëmençur si farë të blertë. E në perëndimin prushndezur Të ngjyej penën kur të më mungojë harku i dritës. 3. Në këmbët e mia Pulëbardhat po më kërkojnë të bëjmë një lojë puplore. Lundroj në relike Që shpalosin shekuj, vise e hapin Sëndykët e Kujtesës Në këto udhë bredhëroj Ku bardhësia bëhet Mbretëreshë pa kurorë. E dua të më kallëzoni Atë ëndrrën më të guximshme të gjyshit më të vjetër. 4. E falmëni Që s'di të belbëzoj të gjithë gjuhët e botës. Që s'di Të rrëfej gjithë dasmat, dashuritë a vdekjen egër. Ja, këtu, në Bruklin Si në qoshen më të nderuar të Odës Dua të ngre dolli Për gëzimin që të jep liria, puna dhe balli i mençur. "¢ "¢ 8. Uollt Uitmanit
Klorifila e drurëve U bë polen për ditët e paprekura që dot s'i jetuam U bë ehoja jote Një maja për fjalët e pathëna si qemere urash Ujëvarë shpirtërash U bënë metaforat trallisëse uitminane kur lirinë ëndëruam. E nxënës të përjetshëm Mbetëm në bankën e lisnajtë a në gryka furrash. ***** E ëndërr e prekjes Mbeti zgjuar për tokën që të lindi e shtatin ta bëri si mali Një ditë edhe vetë e prekëm si flakadanët që skuqin fytyrat e vrara Hello, Uollt Uimtan! O Gjyshi i poetëvë e të lirë me fjalë piedestali Me një fjalë të ëmbël Si plisat e bukur, radhitur në tokat ugareçara. Hello! "¢ Korrik, 2014
NAMIK SELMANI
|
|
|
|
::| Lajme të fundit |
|
|
|
|
|
|
|
|
D |
H |
M |
M |
E |
P |
S |
|
|
|
|
|
1 |
2 |
3 |
4 |
5 |
6 |
7 |
8 |
9 |
10 |
11 |
12 |
13 |
14 |
15 |
16 |
17 |
18 |
19 |
20 |
21 |
22 |
23 |
24 |
25 |
26 |
27 |
28 |
29 |
30 |
|
|
|
|
|
|
|