ME SHITË GAZETA! -Pyetje, krejt e sinqertë …, e një simpatizanti - ( Gegaj, Tropojë, 1975) Nga ZEQIR LUSHAJ
E Djelë, 01.25.2015, 05:21pm (GMT+1)
...! -...Pash Zotin, a kini ndonjë lajm prej atij djali? -A po ju çon letra? -Po, kjo fjala...,-Gazetar! A do me thanë:-Me shitë gazeta?
...! Kështu kish pyetur për Mue, Atje në kufi, një dashamirë "X", Diku, nga mesi i viteve '70-të, Drejtë ..., pa ndonjë bisht!
Pyetja e sinqertë, u kthye në shaka, (Me shitë gazeta, as marre as zor!), Me ngacmonin miqtë nga Shipshani, Dhe, dvetja e çiltër u kthye në humor!
...! Dogri me kallxue, (at'hërë as tash), Ç'ka asht' ma e mira, sak, nuk e di, Thartoe kryet, vjersha e reportazhe, Aaa, shit gazeta rrugëve, e bjer e fli! ./. -Nga libri në dorëshkrim"Mbrojtja... (pa avokat)
ZEQIR LUSHAJ
|