HAIKU Nga GJON NEÇAJ
E Mërkurë, 04.08.2015, 03:10pm (GMT+1)

* Në një çetinë pishe Zogu i bjeshkës thurë këngë.
* Bjeshkët e mia Jetëshkrimi i përjetshëm dashuria ime.
* Mbi majën e Hekurave Agu i mëngjesit Përshëndetet me bjeshkët.
* Zogu i bjeshkës Përmbi çetinë Kundron larat e borës.
* Bjeshkët Shkundën çarçafin e bardhë; Dimri iku vonë.
* Natë bjeshkatare: çobanët turren staneve. * Erdhi mëngjesi Shtegut të bjeshkës Ecën dielli.
* Në stan këtë mbrëmje bjeshkatare, çukurmon fëmijëria ime.
* Perëndim dielli. Bjeshka Ngjyrë e kafejtë vjeshte.
* Akujt në bjeshkët e Currajve janë ngrirë si hej.
* Mbeta hieroglif bjeshke. Vendlindja ime. * Hënë e plotë. Bjeshka qetohet me mysafirët e rinj.
* I vetmuar bjeshkëve fëmijërinë time kërkoj...
GJON NEÇAJ
|