KOPILAT E KOMBIT Nga AGIM GASHI
E Enjte, 05.07.2015, 02:05pm (GMT+1)
Kopilat e kombit, kopila t´Srebisë, Po ia ndalin rriten Kosovë e Shqipnisë, Kopilat e kombit, kopila shqiptar Na e vranë atdheun, e mbyten për t´gjallë.
I niset vrasjet naten, i niset me tradhëti, Me vra informimin, atë pak gazetari, Shkelët sofren shqipe, ju e shkelet bukën Masakruet me shishe, djaloshin Ali Uken.
Kur kersiste pushka, naten midis territ, Vranin Kolonelin kopila t´Enverit, Na i ngrehnin gotat, me dolli t´rakisë Gjak shqiptari pinin, për dëshirë t´Serbisë.
Vranin djem e vasha kopilat barbar, Çdo gja mund të ishin, kurrsesi shqiptar, E vranin atdheun, kopilat e Greqisë, I qiten hije t´zezë, Kosovë e Shqipnisë.
Ia moren ftyren, ia hupen nderin, Drenices heroike, kur vran Haki Imerin, I koriten Odat, e koriten pragun Kur vranë gazetarin, atë Besim Dajakun.
Kopilat e atdheut, kopila t´mjerimit, Janë kopila të ndytë e me fare Stalini, Janë djem të kqinjë, janë bij të ulokut, Kob plumbat e zi në trup t´Enver Malokut.
Kur e vratë Xhemajlin, vratë ju ardhmërinë, Pse kaq shumë urreni, Kosovë e Shqipninë? Shkelët n´gjak t´atdheut dhe n´varre t´deshmorëve, O ju shpirt katila, o ju bijt e horrëve.
Kur moret Shaban Manajn, moret ardhërinë, Trupin ia dogjët, flakë Arbërinë, E shkretnut Kosoven, zjarr toka e dheu Nga plagët e shaktueme, sa shumë rënkon atdheu.
Në luftë Smajl Hajdaraj, Komandant i rrept, Në paqë popull i Tij e zgjedh deputet, Smund e vrau Milloshi, as ushtri e tij, Ju fara e keqe, e vratë në liri.
Shumëherë ju Drenicen e keni koritë Zut´ Hanë e Diell, zutë rreze e dritë, Kur vrat Ismet Rracin, atë trim si zog mali, Qau Azem Galica e Adem Jashari.
Po Shefki Popova, ky burr skyfter mali, Kush na ishte vrasësisi, jeten kush ia ndali? O ju fara e poshter me gjakun barbar, Hangrët drahmë e leva, u shitët për dinar.
Kur në Pejë kurdisët, vrasjet bashkë me djall, E vratë Tahir Zemën me nip edhe djal, Valrimin e ndalen ato vale të Drinit Qau dhe u dridh, toka e Dukagjinit.
Shkuet n´Prizeren te Komandant Drini Në shtëpinë e Tij, rranzë atij blini, Ia shkrepet plumbat, plumba t´zi n´tradhëti, Ju lavdoi Serbia, Rusia me Greqi.
Në Bresalc ju pritet si hijena prenë Me vra gazetarin e me vra atdhenë. Plambat n´kokë t´Bardhylit, plumba dhe lirisë, Ju e vratë Kosoven, vratë edhe Shqipninë.
Sebahete Tolajn edhe Isuf Haklajn, pse në prita i vratë? Donit me humbë gjurmë, por tragje krimi late. Dhe qindra e qindra, i çuet me u ba dhe, Frymen ia zutë për vdekje, të lumit atdhe.
Sot vajtojnë nanat, jetimat ju mallkojnë, Ende skemi kujt, ankesa ti dergojmë, Populli do ta kthen, n´atdhe liri e nderin, Në burgje kopilat, n´burgje kriminelin.
05.05.2015 Düren
AGIM GASHI
|