Xhon Apdajk kishte persiatur për vdekjen në një poezi të re
E Hënë, 02.02.2009, 01:36pm
(Voal-online) Poezia kushtuar vdekjes së vet do të botohet në librin e ardhshëm “Endpoint†(Pikëfund), i cili do të dalë në qarkullim në shtatorin e këtij viti. Këtë ua bënte të ditur mediave këto ditë Nicholas Latimer, drejtor i botimeve në shtëpinë botuese Alfred A. Knopf, një filial i kompanisë së famshme botuese Random House. Vdekja e shkrimtarit të madh amerikan i zuri gati befas adhuruesit e tij dhe publikun në vend e jashtë tij. Por shkrimtari e kishte parë dhe prekur vdekjen e tij tashmë, sikurse e përshkruan edhe në poezinë e përmendur kushtuar asaj. Poezia shkruan: Erdhi e ma tha këtë pikërisht dje: /Se kur do të vdes askujt të mos ia them...
|
|
 |
Oprah Winfrey në 55 vjetorin e saj
E Enjte, 01.29.2009, 05:59pm
Ndoshta emisioni më i shikuar i kohëve të fundit i Winfrey ishte episodi i parë i stinës së nëntëmbëdhjetë të The Oprah Winfrey Show në vjeshtën e vitit 2004. Ishte një emision që nuk harrohet kurrë nga publiku amerikan për risitë, për të papriturat, për kundërthëniet e panumërta. Winfrey bëri pastaj një marrëveshje për ta vazhduar emisionin deri në stinën 2010-2011, çka do të thotë që në atë kohë emisioni të jetë njëzetepesëvjeçar. Ajo ka në plan të drejtojë 140 emisione çdo stinë deri në stinën përfundimtare, kur do të rikthehet në numrin aktual, 130.
|
|
 |
Lamtumirë shkrimtarit amerikan Xhon Apdajk
E Mërkurë, 01.28.2009, 07:31am
Voal-online - Ka vdekur nga kanceri në mushkëri shkrimtari amerikan John Hoyer Updike. Lindi më 18 mars 1932 në Shillington të Pensilvanisë. Mësoi në Universitetin e Harvardit. E filloi krijimtarinë në vitet pesëdhjetë dhe botoi mbi 50 vepra, si romane, poezi, përmbledhje tregimesh e novelash, esè. I kishte fituar pothuaj të gjitha çmimet kryesore amerikane, përfshirë dy Pulitzer për prozën, kishte qenë disa herë kandidat për çmimin Nobel të Letërsisë dhe shpesh veprat e tij ishin përfshirë në listën e bestsellerëve. Updike e kishte arritur suksesin, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me serinë popullore të “lepujveâ€, tetralogji e filluar në vitet 1960 me ronanin Rabbit Run (Lepuri që rend) e vijuar me Rabbit Redux (Lepuri rikthehet), Rabit Is Rich (Lepuri është i pasur) dhe Rabbit at Rest (Lepuri pushon).
|
|
 |
Xhon Belushi gjeniu shqiptar i skenës dhe ekranit botëror
E Shtunë, 01.24.2009, 09:04am
Përveç filmave ku ka luajtur, përveç albumeve muzikore në emër të „Blues Brothers“ (Vëllezërit bluz), John Belushi, ndoshta edhe për vdekjen e parakohëshme nga një mbidozë droge, ka zënë vend midis miteve të këtyre dhjetëra viteve të fundit. Djalë i emigrantit shqiptar dhe pronar restoranti Adam Belushit (nga fshati Qytezë i Kolonjës), si dhe e nënës së tij Agnes, John Belushi lindi në Çikago më 24 janar 1949, gjashtëdhjetë vjet më parë, por rritet në rrethinat e Wheaton (Illinois) ku prindërit, transferohen kur John sapo i kishte mbushur gjashtë vjet. I trimëruar nga profesori i tij i artit dramatik, vendos ta braktisë projektin e tij për t’u bërë trainer futbolli, me qëllim që t’i përkushtohet karrierës së aktorit dhe kundër dëshirës së babait të tij që do ta donte atë përkrah vetes në drejtimin e punëve të restorantit.
|
|
 |
ZJARR DHE AKULL ROBERT FROST POETI I PARË QË LEXONTE POEZI NË NJË INAUGURIM PRESIDENCIAL
E Martë, 01.20.2009, 03:25pm
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Më 26 mars 1959, para një galaje në kremtim të 85 vjetorit të tij, Frost dha një konferencë shtypi në hotelin Waldorf-Astoria në New York City. Mes pyetjeve të bëra ishte lidhur me tatëpjetën e mundshme të New England, së cilës Frosti iu përgjigj: “Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë nga Bostoni. A tingëllon kjo sikur New England po merr tatëpjetën?†I shtrënguar të përmendte emrin, Frost u përgjigj: “Ai është një Puritan i quajtur Kennedy. Të vetmit Puritanë të mbetur në ditët tona janë katolikët romanë. Ja. Më duket se e kam politikën më pranë se këmishën.â€
|
|
 |
Hollivudi nuk e kandidon për Oskar filmin Gomorra
E Mërkurë, 01.14.2009, 09:03am
14 janar (Voal-online) – Filmi italian Gomorra nuk është kandiduar për çmimin Oskar 2009. Në listën e nëntë filmave më të mirë të huaj të kandiduar për çmimin më të lartë të kinematografisë ky film nuk figuron. Dje filmi i regjisorit Matteo Garrone bazuar në librin bestseller të Roberto Savianos, nuk ka arritur të marrë çmimin Golden Globe, ku ishte kandiduar. Në këtë garë ai u sfidua nga filmi me temën e luftës në Liban i regjisorit Ari Folman me titull “Valzer with Bashirâ€. Në listën aktuale të filmave të huaj më të mirë janë Revanche (Austri), The Necessities of Life (Kanada), The Class (Francë), The Baader Meinhof Complex (Gjermani), Valzer with Bashir (Izrael), Departures (Japoni), Tear This Heart Out (Meksikë), Everlastings Moments (Suedi), 3 Monkeys (Turqi). Fituesit e çmimit Oskar do të shpallen më 22 shkurt në Los Anxhelos në Teatrin Kodak.
|
|
 |
Kera Dioguardi, kandidate e çmimit Grammy- gjyqtare në sezonin e tetë të American Idol
E Djelë, 01.11.2009, 06:12pm
American Idol është huazuar nga televizionet e huaja, në 100 vende të botës, si dhe ka frymëzuar për shumë subjekte arti të kohës sonë. Kara DioGuardi është shprehur e bindur se me risitë e përmbajtjes që sjell sezoni i tetë, American Idol do të arrijë të çojë më tej suksesin dhe të zgjerojë publikun. Ajo është tashmë përkrah tre gjyqtarëve të tjerë, si Paula Abdul, Randy Jackson dhe Simon Cowell – të cilët vendosin se cilët këngëtarë duhet të shkojnë në shtëpi në fazat e hershme të garës, periudha tejet dramatike këto në rrjedhën e gjatë të emisionit.
|
|
 |
ISMAIL KADARE: Mithat Frashërit ia mori jetën politika dhe ia ktheu letërsia
E Martë, 12.30.2008, 09:55pm
Nga Ismail KADARE
Polemika vulgare dhe imorale për rilindësit dhe Skënderbeun është shenja e një sëmundjeje më të thellë, prej së cilës kombi shqiptar, nëse kërkon një të ardhme në këtë botë, duhet të shërohet. Intelektualët që nismëtuan baltën kundër Skënderbeut dhe Rilindjes nuk janë katundarë me shallvare që i bien daulles e klithin "Dum Babën!". Duket fyerje, natyrisht, të merresh me ta. Dhe ashtu është. Por kur ujërat e zeza vërshojnë befas, dikush duhet të merret me to.
|
|
 |
Vdiq autori i Përplasjes së Qytetërimeve - po kush ishte Samuel Filips Hantingtoni ?
E Hënë, 12.29.2008, 11:27am
Politilogu Samuel Phillips Huntington, autori i librit kundërthënës “Përplasja e qytetërimeve†(The Clash of Civilizations) lindi më 18 prill 1927 në qytetin e Nju Jorkut. Deri në botimin e këtij libri (më 1996) nami i tij si akademik bazohej në analizat e tij për marrëdhëniet mes qeverive ushtarake dhe atyre civile, në hulumtimet e tij për grushtet e shtetit dhe për analziat e vona rreth kërcënimeve që përbënte për Amerikën emigracioni bashkëkohor.
|
|
 |
GUSTAV EIFEL OSE NJERIU I KULLËS EIFEL DHE STATUJËS SË LIRISË
E Shtunë, 12.27.2008, 12:00pm
Voal-online - Falë tij kemi njërën prej mrekullive absolute të botës dhe mbështetjen përcaktuese për ndërtimin e njërit prej simboleve më të pavekshëm të demokracisë dhe të lirisë. Është fjala respektivisht për Kullën Eifel dhe për Statujën e Lirisë, të dyja buruar e realizuar nga mendja e pashoqe gjeniale e inxhinierit francez që ka emrin Alexandre-Gustave Eiffel (Aleksandër Gustav Eifel). Lindur në Dizhon më 15 dhjetor 1832, ai fillloi veprimtarinë e tij duke punuar më parë në ndërmarrje të ndryshme ndërtimi dhe pastaj si inxhinier këshillues.
Aty nga mesi i shekullit filloi të merret me ndërtime në hekur, pas problemeve që dolën nga ndërtimi i hekurudhave të reja. Prej vitit 1858 drejton kantjeret e kompanisë së Bordeaux e ndërtoi rrugën urë mbi Garonna në Levallois-Perret. Në vitin 1867 krijoi ndërmarrjen e vet për ndërtimin e llamarinave të çelikut, duke u bërë shpejt një specialist me famë ndërkombëtare në përdorimin e këtij materiali. Rrethuar nga bashkëpunëtorë të zotë, filloi një punë eksperimentuese mbi përdorimin e “trarëve rrjetëzuesâ€, duke marrë pjesë në realizime si teknik bashkëpunues në galerinë qarkuese të Ekspozitës Pariziane të vitit 1867. Më 1876, bashkë me Boileau, ndërtoi në Paris ndërten e parë në hekur dhe qelq, “Magazin au Bon Marchéâ€, ndodhur në rue de Sèvres, e vitin pasues urën e tij të parë të madhe në hekur: urën Maria Pia mbi Duero në Oporto. Për Ekspozitën e vitit 1878, realizoi hollet dhe hyrjen e ndërtesës kryesore nga ana e Senës. Në periudhën 1880-1884 projektoi e realizoi rrugën urë “Garabit mbi Truierâ€, vepër e rëndësisë së jashtëzakonshme që shpaloste të gjitha aftësitë e tij vizionare. Dhe është Ekspozita e vitit 1889 ajo që i vuri themele vizionaritetit të tij, duke ndëruar kullën e famshme pariziane e cila edhe sot mban emrin e tij, shprehje e përplotë e një zgjidhjeje teknike të përcaktuar që të përmbajë njëkohësisht cilësi të larta të fleksibilitetit dhe të rezistencës me një peshë minimale. Dimensionet e hatashme të kullës, përveçse në cilësitë strukturore dhe në harmonizimin e saj me pejsazhin urba (qytetës), ngjallën menjëherë gjykime kundërthënë nga ana e kulturës ariktektonike të periudhës, duke ndikuar gjithsesi pa dyshim në shumë teknika pasuese të projektimit. Këto dimensione janë gjigante dhe përfaqësojnë njërën prej sfidave më trimërore inxhinierike të realizuara ndonjëherë. Kulla Eifel është e lartë 307 metra (por duke llogaritur antenën, i kalon 320 metrat), peshon sot, pas një restaurimi konsolidues, 11 000 tonelata (fillimisht peshonte 7500 tonelata). Kulla është realizuar duke përdorur 16 000 trarë çeliku mbi katër shtylla të stërmëdha të cilat i mbajnë. Pavarësisht stërmadhësisë së saj, Kulla ushtron mbi tokën një trysni prej vetëm 4 kg për metër katror, më e vogël se trysnia që ushtron një burrë i ulur në karrike. Prej vitit 1985, Tour Eiffel është shtuar me një mrekulli ndriçuese, realizuar prej llampadarësh në natrium, të cilat bëjnë që ajo zonë e Parisit të jetë një pejsazh tejet magjepsës. Realizimi i Statujës së Lirisë do të kishte një administrim shumë më të ndërlikuar dhe shpërndarë në role të ndryshme, duke filluar me përgjegjësinë për projektimin. Ideja për një shtatore kremtuese i mishërua më 1865, si monument simbol i miqësisë Franko-Amerikane. Me dizajnin u muar skulptori francez Frederic August Bartholdi, ndërsa për të projektuar mbështetjen e brendshme dhe suazat përkatëse u thirr bash Gustave Eiffel. Pas travajeve nga ndërtimi jo i lehtë i shtatores, më 4 korrik 1884, u mbajt një ceremoni Franko-Amerikane, për paraqitjen e monumentit, pastaj shtatorja u çmontua, pjesët, të amballazhuara, u dërguan nëpër oqean drejt Amerikës, ku arriti Ishullin e Lirisë më 19 qershor 1885. Pas vitit 1900 Alexandre Gustave-Eiffel u muar me aerodinamikën duke përmbushur kërkimet e tij me ndërtimin e të parës “galeri në erëâ€. Vdiq në Parisin aq të dashuruar prej tij, më 28 dhjetor të vitit 1923.
|
|
 |
Faqe 157/157: « :: ... 151 152 153 154 155 156 157
|