VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RRAP-STATUJË TË VATRËS SIMENga ASLLAN DIBRANI

                                                                                      

E Djelë, 05.12.2024, 05:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
RRAP-STATUJË TË VATRËS SIME
Nga ASLLAN DIBRANI

E Enjte, 04.09.2015, 08:42am (GMT+1)


Rruga ime pa fillim dhe fund puthitet
hijen tënde portë me halle të kujtoj nga fëmijëria
etjet, për herë të fundit dhe lotët lum
mbi pellg të thellë blu dushkun shume ngjyrësh!
I bukuri Rrapi i vatrës sime
kokën e mbaje lart nga qielli blu
sikur luteshe për vajet dhe dëshpërimin tim
Rrap -Statujë prite shpesh vapën e tepruar
Nga lulet që rriteshin rrëzë trupit tënd
më solle aromë atëherë kur desha nën qiellin tim
m'i kujton kalldrëmet e lashta gjyshërve me kushtrim
kur të pashë së fundit herë me atë trup e bukur
 
Foto e Rrap-Statujës me motiv nga rajoni i Gallapit
Shijova rrethe e përqark heshtjen e natyrës
me dushk të kuq e verdh te skuqur nëpër shekuj

që bartin me vete nga një copëz histori
kalorësitë me plisa të bardh ishin mburojë

Trupi i yt dashurinë ma shto ndaj yjeve polare që rrezitën këtë tokë
mbushur, fletë me aromë edhe qiellin e zbukuro
aty mësova shpesh nën gjirin tënd të hijes edhe nën dritën e hënës
ti më ruajte librat nga stuhia e kohës
Edhe pushka e gjyshit në barku tënd u strehua
Rrapi im dimrin ma bënë verë
në hijen tënde i gjeta fshehtësitë shekullore
do të jesh gjithmonë legjendë kohore
Do kujtoj deri sa të jam i shtirur në arkivol
deri sa të jam me frymë afër teje do të qëndroj
Rrapi i maleve të mia në Gallapin ma të bukur
atje me lindi nëna nen hijen tende më përkundi
Te ti i dashur Rrap-Statujë
ishte jeta dhe vdekja qe shtegtonin gjithmonë
në skutat dhe brigjet e pa harruara
Të ti frymonin mjeshtrit qe ndërtonin mure e kulla
Ti mbetesh gjithnjë qiri i ndezur në tokën tonë
në degët tua relakson kënga e zogjve shtegtar
gurët që latova mi ruan nëse unë nuk rroj
flatrat e pranverës në shtratin tënd do t'i kujtoj

Do të kujtoj nga bota e pa kthim plagët e zjarrit nga armiku
egërsinë njerëzore dhe gërmadhat e shtatit tuaj
do ti kujtoj shkronjat e gdhenda në trup e bukur si selvi
mbishkrimin e ushtarit të vrarë në betejën për liri!

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HAIKUNga GJON NEÇAJ (04.08.2015)
KEQARDHJENga ARTUR VREKAJ (04.08.2015)
KUR U KTHJELLUANga SINAN KËRPAÇI (04.08.2015)
HIJET QË TEATRONINNga ASLLAN DIBRANI (04.06.2015)
GËZIMI I FITORESNga NAMIK SELMANI (04.05.2015)
MUNDIMET E JEZU KRISHTIT E VAJI I ZOJËS SË BEKUEMENga NDUE BYTYÇI (04.05.2015)
BUZËQESHJA NË LUMNga SEJDI BERISHA (04.05.2015)
NUSJA NGA KOSOVANga DRITËRO AGOLLI (03.26.2015)
DASHURINga THANI NAQO (03.24.2015)
NOVRUZI KY SULLTANNga NOVRUZ SHEHU (03.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]