RESTORANTI MEDITERAN 'EZ' NË BRONX Nga MIMOZA DAJÇI
E Mërkurë, 04.15.2015, 06:16pm (GMT+1)
Prill 2015, New York
"EZ " - Mediteran Restorant quhet restoranti i sapo hapur në Bronx në rrugën "Mother Teresa". Eshtë pronësi e familjes shqiptare Bollo, të cilët punojnë pa u lodhur me pasionin që i lidh bisnesi i tyre, por edhe kënaqësinë që u sjell buzeqeshja e klientit. Bashkëshortët Teuta dhe Edmond Bollo kanë pesë vite që jetojnë në Amerikë së bashku me fëmjët e tyre Marino dhe Joana. Për gati 18 vjet jetuan në Greqi, aty ku lindën djalin e vajzën. Përveç punëve të tjera që patën rast të kryenin atje punuan edhe nëpër restorante, duke provuar një eksperiencë të mirë në menazhim restorantesh. Menuja në restorantin e tyre është e pasur dhe e shumëllojshme, variojnë kryesisht në stilin e traditës shqiptare. Me guzhinën tonë tashmë janë mësuar edhe të huajt, shumë prej tyre i pëlqejnë ushqimet shqiptare.
Sigurisht gatimi përveç dëshirës kërkon edhe vëmendjen e duhur, pasi kemi të bëjmë me jetë njerëzish, por si Teuta dhe Edmondi janÄ“ guzhinierë të zot, profesionin e kanë trashëgim nga prindët e gjyshërit e tyre. Koençidencë e bukur edhe bashkëshortë simpatikë edhe gatues të mirë. Sipas Teutës klienti për ata është si pjesë e familjes, prandaj i kushtojnë kujdes të veçantë. *** Më takon të shkoj tek ky lokal, ngjitur është një lavanteri, shpesh aty laj rrobat e familjes. Kur ndresat rrotullohen vrullshëm nëpër lavatriçet e mëdha e fërkohen nën gurgëllimën e ujit ulem tek Restoranti "EZ" për një çaj të ngrohtë, e shikoj televizor në ekranin e madh vendosur përballë hyrjes kryesore. Përqark mureve disa piktura, e në çdo qoshe nga një vazo me lule. Eshtë lokal i thjeshtë, i këndshëm por shumë i pastër. Çdo gjë shëndrit, që nga gotat, pjatat, mbulesat e pecetat mbi tavolinë. Teuta i jep shumë rëndësi jo vetëm pamjes së restorantit por edhe rregullit brenda. Këtu është jeta jonë thotë ajo, na mban dhe e mbajmë gjallë, diku një punë do të bënin, por Zoti na e bëri mbarë që me fitimet e djersës tonë të kemi këtë bisnes.
Edhe pse i ri si lokal, përveç shqiptarëve ka filluar të tërheqë edhe shumë klientë të huaj. Amerikanët e pëlqejnë byrekun me spinaq, supën me limon e vezë, bakllavan e syltiaçin me qumësht e oriz, etj. Çdo gjë është e freksët dhe gatuar me shije.
Fëmijët e tyre pasi kryejnë detyrat e shkollës, e kur kanë kohë të lirë u vijnë krah prindërve, ata janë studentë shkëlqyer në mësime, Marino është në shkollë të mesme ndërsa Joana ndjek ciklin e ulët 9 vjeçarë. Në restorant shërbehet gjatë gjithë ditës, e mund të ulesh për të ngrënë mëngjes, drekë apo darkë, porosi bëhen edhe jashtë restorantit. Me rastin e festës së Pashkëve Teuta dhe Edmondi u dhuruan klienteve vezë të kuqe dhe shtruan drekë falas për disa familje me të ardhura të pakta në Bronx e më gjerë.
Do t'ju sygjeroja të provonit gatimet në "EZ" - Mediteran Restorant në Bronx, në rrugën "Mother Teresa" besoj do te mbeteni të kënaqur.
MIMOZA DAJÇI
|