FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZVICËR RREZATON EDHE NË KOSOVË
E Hënë, 05.04.2015, 10:44am (GMT+1)
Prishtinë, 4 maj - Nënkryetari i Federatës së Futbollit të
Kosovës, Agim Ademi, priti z. Skënder Thaçin, kryetar i Unionit të
Futbollit për klubet shqiptare në Zvicër. Sipas njoftimit për
medie, ata biseduan për të arriturat dhe zhvillimet më të reja në
futbollin e Kosovës në veçanti për përpjekjet e FFK-së për
ndërkombëtarizim. Po ashtu në këtë takim u bisedua për një bashkëpunim
të ndërsjellë si dhe për mundësitë e organizimit të një kampi për
grup-moshat e reja për futbollistët e rinj shqiptarë në Zvicër,
ekuivalent me kampin veror që organizon FFK-ja në Kosovë, duke marrë për
bazë që Zvicra ka shumë talentë dhe kushte të mira që ofron
infrastruktura e këtij vendi.
Nga ana e tij e z. Skënder Thaçi, i cili për herë të parë po
vizitonte FFK-në njoftoi për punë që po bën Unioni i Futbollit
Shqiptar në Zvicër. Aktualisht ky Union ka 25 klube, ndërkohë që po
zhvillohet gara për kupën e Kosovës dhe ndeshja finale do të zhvillohet
më 27 qershor. Fituesi do të takohet me fituesin e kupës për Gjermani,
ku do të kemi fituesin e diasporës që tashmë, sipas traditës, ky ekip
fitues do të zhvillojë një ndeshje revyale me fituesin e Kupës së
Kosovës. Po ashtu Z. Thaçi premtoi që bashkëpunimi ndërmjet Unionit e
FFK-së dhe FSSHFGj-së do të jetë i ngushtë e vëllazëror. Po ashtu z.
Thaçi u pajtua që të shikohen mundësitë për organizimin e kampit veror
në Zvicër.
WWW.VOAL-ONLINE.CH
|