E Mërkurë, 05.15.2024, 11:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Ëmbëlsia e trishtimit berlinez


E Premte, 03.13.2009, 08:39am

“Super700” i këngëtares Ibadet Ramadani nxjerr një album të ri “Lovebites”

 

"Ibadet, prapë me muzikë të trishtuar?” - do t'i thonë asaj të afërmit kur të dëgjojnë albumin e ri. Kosovarja e lindur në Gjermani i përzgjat enkas zanoret për të imituar më mirë gjermanishten e evropianojugorëve. Nuk  do të jetë hera e parë që të afërmit nuk do të jenë të kënaqur me muzikën e saj. “Në Kosovë ka një uri të madhe për dëfrim dhe konsum”, gjykon ajo. “Por ky nuk është stili i jetës sime. Më pëlqen më shumë të festoj me def dhe çifteli, se sa me muzikë që tingëllon si varianti shqiptar i "pop-çamçakizit". Në këngët e saj ka gjithmonë një hije trishtimi dhe melankolie.

Shuhet "Dielli" (1909-2009)
E Martë, 03.10.2009, 04:19pm

Astrit LULUSHI (SHBA)

E botuar atëherë kur shqiptarët e Amerikes përbënin bashkësinë më të varfër e më të paarsimuar të këtij kontinenti, sot gazeta “Dielli” nuk del më, për arsye financiare, thonë, edhe pse shqiptaro-amerikanët ndjehen relativisht më të pasur e më të shumtë.Por mbyllja e gazetës “Dielli” është ajo që s’duhej të kishte ndodhur – më mirë kurrë se vonë. Ndoshta thonë se punonte me humbje e falimentoi, por ky është argument materialistësh, sepse idetë nuk numërohen e as peshohen. “Dielli” ishte vepër idealistësh, që nga dita kur u krijua në shkurt 1909. Të pallogaritëshme mbeten vlerat e “Diellit”. Vitet e fundit botimi i saj erdhi duke u rralluar, si për t’i bërë vatranët të mësoheshin pak nga pak pa të. Gazeta, që i nxiti shqiptarët “jepni për nënen”, duket se harroi t’i mësonte të kujdeseshin për atë vetë.

La Repubblica: Shqiptarët në Itali të mrekullueshëm
E Djelë, 03.08.2009, 09:39am
Alberti e Dardana zbritën në Itali një ditë marsi. Ishte 1991 dhe në Shqipëri njerëzit kishin pushtuar portet duke u përpjekur të shmangin policinë e cila shtynte që të pengonte turmën të hipte në tragete. Mes kësaj turme ishin edhe ata, disidentët e lëvizjes për demokraci dhe emigrantë të rastit.
“Nuk ndiqnim një ëndërr: ishim vetëm duke u larguar” – tregon Alberti për ditën kur së bashku me Dardanën kanë mbërritur në portin e Brindizit. Kishin në dorë vetëm një valixhe të vogël. Ai një copëz gazete ku i kishte shkruar të atit: “Më vjen keq që nuk munda të të njoftoja” dhe ajo, Dardana mbante në çantë një skenar filmi dhe emrin që mbart rrënjët e qytetit të paardhësve të saj, në Kosovë. Janë dy nga 420 mijë shqiptarët (sipas të dhënave të fundit ) që jetojnë në Itali. Sot shqiptarët kanë numrin më të madh të studentëve univeristarë. Mbi 10 mijë studentë janë regjistruar në Fakultetet italiane janë shqiptarë.

Në projektin "Kamishibai" është përfshirë edhe letërsia shqipe për fëmije -

Nga Nexhmije MEHMETAJ, Mësuese në Jura-Zvicër


E Shtunë, 02.28.2009, 01:25pm
Shtysa e këtij shkrimi ishte pjesëmarrja jonë në projektin e quajtur “Kamishibaï “ kushtuar gjuhësisë dhe integrimit. Ideja e projektit lindi nga arsimtarët  e kantonit Jura. Mirënjohje! Por është përkrahur edhe nga Zyra e integrimit dhe lufta kundër racizmit në Delemont (anëtare e së cilës jam). Nuk ka qëllim më të bukur sesa të punosh që njerëzit të cilët do të vijnë më pas të jenë më të lumtur sesa ishim ne. Lumturinë më të madhe njerëzimi e gjen duke u përpjekur për lumturinë e fëmijëve. Ndihmën së pari e meritojnë të vegjlit, fëmijët, nxënësit, se për ta çelet e ardhmja.
ASHA në Uashington feston njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës
E Djelë, 02.22.2009, 08:17am

Akademia shqiptaro-amerikane me qendër në kryeqytetin Uashington, organizoi këto ditë, në një nga sallat e Institutit Smithsonian, një simpozium me rastin e një-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. I pranishëm në këtë veprimtari ndodhej edhe zv/ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Stjuart Xhouns, i cili përsëriti përkrahjen e plotë e të vazhdueshme amerikane për shtetin e ri. Kolegu ynë Astrit Lulushi sjell hollësi. 

 

Sonte manifestim në Shtutgard për pavarësinë e Kosovës të pritur me shekuj
E Shtunë, 02.21.2009, 08:39am
Voal-online - Unioni artistik i kombit shqiptar, Qendra shqiptare islame në Shtutgard, dhe Qendra kulturore shqiptare në Shtutgard me disa aktivistë bëjnë të ditur se për hir të një vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të shënojnë një ndër kryeveprat më të ndritshme të historisë së popullit shqiptar me moton "100 vjet për një ditë" me një manifestim të pasur kulturorë më këngëtaren dhe artisten e popullit Fatmire Breqani, Floriana Imerin, Elizabeta Bega dhe këngëtarë të tjerë, Rrustem Selcën, koreograf dhe mjeshtër i rrallë i artit të vallës shqiptare me grupin e vallëtarëve nga Singeni, nxënësit e shkollës në mësim plotësues të gjuhës shqipe në Shtutgard etj.
Arbëreshi Pino Kakoca nderohet me Çmimin Mesdhetar për Artin dhe Krijimtarinë 2009
E Premte, 02.20.2009, 12:13pm
QIK - Instituti Kombëtar i Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë njofton se më 19 shkurt 2009 kantautori i njohur arbëresh Pino Kakoca (Pino Cacozza) mori "Çmimin Mesdhetar për Artin dhe Krijimtarinë 2009", dhënë në Napoli nga Fondacioni i Mesdheut. Ky çmim konsiderohet si "Nobeli i Mesdheut" dhe u jepet çdo vit personaliteteve të shquara të jetës politike, shkencore dhe kulturore artistike, të cilët me veprimtarinë e tyre kanë kontribuar për të zbutur tensionet dhe çelur një proçes të lirë e mirëdashës për të afruar kulturat e popujve të ndryshëm.

25 vjetori i vdekjes së fotografit të madh shqiptaroamerikan Gjon Mili

Nga Besim Fusha


E Djelë, 02.15.2009, 08:20am

Ka qenë mes shkurti i vitit '84, kur mbarë Bota njoftonte vdekjen e Gjon Milit. (Bazuar në të shpejtën "The New York Times"). Shqiptarët këtu, të shurdhër e të heshtur... (Radiovalët që mund të çanin pengesat dëgjoheshin "hajdutshe"...e, po "hajdutshe", ende zor të përshpëritej veshëve).  "Shqiptari gjenial", e quante Bota - "Kur hapi një ekspozitë në Paris, aty pak vite mbas Luftës. Prezantuesi e quajti Xhon. Ai reagoi, tha se diku ndodhej një Shqipëri dhe shqipja e kishte një Gj, që i pikniste emrin. Heshtje. Me një tis disi pasjelljeje. Qe e theu Zhan Pol Sarti: "Kjo që thotë Gjoni do duartrokitur..." 

Në Gjermani një matematikan i talentuar nga Kosova
E Shtunë, 02.07.2009, 08:34am

DW: Përveç kërkimeve shkencore në institutin gjerman Max Plank Qëndrim Gashi është edhe kryetar i Shoqatës së Matematicieneve të Kosovës.

Dhuntia e tij ra në sy që herët. Qëndrim Gashi, sot matematikan, e mbaroi fakultetin e matematikës në Prishtinë që në moshën tetëmbëdhjet vjeçare. Më pas ai vazhdoi studimet jashtë Kosovës duke doktoruar në Çikago.

Aktualisht ai merret me kërkime shkencore në institutin gjerman Max Plank. Njëkohësisht ai është edhe kryetar i Shoqatës së Matematicieneve në Kosovë. Selajdin Gashi e ftoi atë në mikrofonin tonë. Voal-online.
Kryeministri Berisha takohet me diasporën e Amerikës
E Enjte, 02.05.2009, 02:23pm

Voal-online -Kryeministri Sali Berisha ka pasur një bashkëbisedim tepër miqësor me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me dy nga organizatat më të fuqishme të diasporës dhe lobimit shqiptar, shoqatës atdhetare “Vatra” dhe të Këshillit Kombëtar Amerikano-Shqiptar (NAAC).

Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e madh që diaspora ka luajtur, duke mbajtur gjallë shpirtin e shqiptarizmit si në të shkuarën, ashtu edhe me rolin e saj në zhvillimet demokratike. Roli i diasporës, - u shpreh Kryeministri Berisha - ka qenë veçanërisht vitet e fundit, shumë i rëndësishëm, duke mbështetur proceset integruese në Shqipëri, reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për nxjerrjen e vendit nga harta e krimit dhe korrupsionit.

Kryeministri i njohu bashkëbiseduesit me reformat politike dhe ekonomike, si dhe me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Përfaqësuesit e dy organizatave të diasporës shqiptare në SHBA vlerësuan reformat e qeverisë shqiptare dhe garantuan mbështetjen e tyre për Kryeministrin Berisha në rrugën dhe programin e tij qeverisës.
  » Rihapet shkolla shqipe e Lynn-it, Massaçustes - Nga Rozi THEOHARI - Boston
  » Radio Deutsche Welle: Kosova vendi i katërt i prejardhjes së azilkërkuesave më 2008
  » Mërgimtarët - mall i pashuar për vatrën dhe gjuhën shqipe
  » Gjuha shqipe sa e mirë, sa e bukur sa e vlerë



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]