LONDËR - KATE MOSS SHERR PËR BASHKËSHORTIN ME LINDSAY LOHAN
E Hënë, 06.23.2014, 06:31pm (GMT+1)
Një skenë xhelozie e Kate Moss, e cila ka pasur një diskutim të fortë me Lindsay Lohan gjatë një takimi në një night club në Londër.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze top-modeles si ka pëlqyer aspak që Lohan ka diskutuar me bashkëshortin e saj, kitaristin e The Kills, Jamie Hince. Të dy duket se kanë punuar për një projekt muzikor vitin e kaluar.
Kate duket se është bezdisur shumë nga fakti që Lindsay vazhdonte të kishte kontakte me Jamie, raporton tabloidi "˜The Sun'.
Ajo se ka pritur aspak mirë mbërritjen e Lohan në Mbretërinë e Bashkuar dhe takimi mes tyre në një lokal londinez ka bërë të ndizen gjakrat.
Lohan ndodhet në Londër për të debutuar në teatër me "˜Speed The Plow', por kryeqyteti britanik duket shumë i vogël për dy mbretëreshat dhe pritej që Moss të kishte këtë reagim.bw
www.voal-online.ch
|