ALBUMI I U2 SHKARKOHET FALAS NGA 33 MILIONË PËRDORUES
E Martë, 09.16.2014, 09:52am (GMT+1)
Kompania Apple ka njoftuar se rreth 33 milion përdorues të iTune kanë shkarkuar albumin e grupit U2, falas.
Apple ka ofruar shkarkimin falas të albumit "˜Songs of Innocence' për 500 milion përdorues të i-Tunes, javën e kaluar, gjatë fushatës së tyre për përurimin e celurarit iPhone 6.
Apple ka paguar grupin U2 për pesë javë, duke i marrë të drejtën që vetëm kjo kompani të mund ta ofrojë për klientët e saj.
Ndryshe, albumi "Songs of Innocence" do të lansohet për publikun më 14 tetor.
www.voal-online.ch
|