Të fejuarit e Titanikut pas 11 vjetësh
E Martë, 12.16.2008, 05:09pm
11 VJET PAS TITANIKUT, DI KAPRIO DHE UINSLET PËRSËRI BASHKË
16 Dhjetor - Mbrëmë në LOS ANGELES u dha premiera e “Revolutionary Road†film me regji të Sam Mendes «Është e vërtetë†sulmon shpejt Kate Winslet në takimin me gazetarët -, “se isha unë që i thashë tim shoqi, Sam Mendes, të lexonte “Revolutionary Road†(Rruga Revolucionare), romanin e Richard Yates që më kishte pëlqyer aq tepër përmes historisë të April e Frank Wheeler, një rrëfim që tregon pa hipokrizi tensionin e brendshëm të një martese. Dhe isha përsëri unë, kur Sam vendosi që të jetë regjizori i filmit, që i sugjerova Leonardo Di Caprio që të luajë rolin e bashkëshorit tim. Dhe jam e lumtur, që 11 vjet pas Titanikut, na është dhënë përsëri mundësia ta rigjejmë njëri-tjetrin, dhe tashmë nuk jemi më një vajzë dhe një djalë i ri, por njëri është bërë burrë dhe tjetra gruaâ€.Filmi i ri i Mendes është i destinuar që të jetë melodrama e këtij sezioni kinematografik, sepse lidhet me binomin më klasik, atë midis dashurisë dhe vdekjes. Filmi respekton me besnikëri romanin, për një kohë të gjatë i panjohur, dhe i zbuluar ashtu si dhe autori i tij Richard Yates (1926-1992), pas botimit të disa tregimeve tek New Yorker në 2001, që e kthyen në një kult.(Voal-online)
|