SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIA Nga OWEN GIBSON, The Guardian
E Shtunë, 10.25.2014, 12:09pm
Banderolat që glorifikonin kriminelë lufte u
shpalosën haptaz dhe këngët që dëgjoheshin nga shkallët e stadiumit
përfshinin edhe fjalë si “Vrit, Vrit, Vrit gjithë shqiptarët†dhe
“Digji, digji të gjallë deri sa të mos mbetet asnjë’. Shfaqja e
huliganit famëkeq Igor Bogdanov në turmë, u duk domethënëse nga
pikëpamja simbolike, shprehje e një mungese dëshire apo aftësie mes
autoriteteve serbë për të mbajtur nën kontroll me polici ndeshjen si dhe
një kujtesë e lidhjeve të ngushta mes ultrasëve të Beogradit dhe
tërbimit vrastar të Arkanit në rajon gjatë viteve nëntëdhjetë
|